Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 07.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 07.10.2026

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.C. (34) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 15.09.2026, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, degë dhe fara të bimës së kanabisit dhe peshore digjitale.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.J. (35) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 28.08.2026, në Tetovë, i kallëzuari fizikisht ka sulmuar një fëmijë 11-vjeçar nga Tetova.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër H.O. (61) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”. Më 25.06.2026, i kallëzuari në një rrjet social ka publikuar përmbajtje me të cilën nxitet urrejtje, përçarje dhe jotolerancë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike – Makedonski Brod ngriti kallëzim penal kundër V.C. (48) nga fsh. Manastirec i Poshtëm, Komuna e Makedonski Brodit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 18.09.2026, në fsh. Manastirec i Poshtëm, i kallëzuari ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia prej shkëndijave gjatë punës me aparat saldimi.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A. Zh. (38) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 04.12.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.


SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.A. (36) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë” dhe “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Më 03.10.2026, në Tetovë, në shtëpinë familjare, i kallëzuari me thikë i ka bërë kërcënime nënës së tij dhe një të afërmi.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër I.A. (46) nga Probishtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “moszbatim i vendimit gjyqësor”. Më 20.08.2026, i kallëzuari ka vepruar në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Themelore -Shtip dhe ka shkelur masën e shqiptuar për ndalim afrimi.

 

Më 06.10.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria R.M. (25), A.E. (18) dhe M. Xh. (27), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 06.10.2026 në orën 06:40, SPB Shkup është njoftuar se në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti transportues “MAN” me gjysmërimorkio, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.D. (59) nga Shkupi, një automjeti udhëtarësh “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga T.R. (29) nga Shkupi dhe një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.J. (48) nga fsh. Batincë, rrethina e Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve “Volkswagen Passat”, ndërsa lëndime trupore ka pësuar T.R. (29), të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Sh. Naum Ohridski” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 06.10.2026 rreth orës 18:00, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë, në lagjen Pero Çiço, ka ndodhur aksident trafiku midis një automjeti udhëtarësh “Seat” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.S. (29) nga Kumanova dhe një motoçiklete me targa të Kumanovës, e drejtuar nga I.K. (49) nga Kumanova. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, ndërsa lëndime trupore ka pësuar 29-vjeçarja S.S. të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Një ekip i SPB Kumanovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 06.10.2026 në orën 15:10, nëpunës policorë të SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me 71-vjeçaren  E.D. nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se nuk e kishte respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Velesit për ndalim që t’i afrohet, ta kërcënojë dhe ta keqtrajtojë kunatin e saj 66-vjeçar, përkatësisht e ka fyer atë. Gjithashtu, ajo ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë, kunati i saj N.D. e kishte sulmuar fizikisht. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjeve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 06.10.2026 në Stacionin Policor Rostushë, një vajzë 17-vjeçare nga rrethina e Gostivarit, në prani të prindit, ka denoncuar se gjatë periudhës së kaluar ka marrë kërcënime dhe është keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nga bashkëshorti i saj jashtëmartesor I.U. (23), nëna e tij D.U. (53) dhe motra e tij 15-vjeçare, të gjithë nga një fshat i rrethinës së Gostivarit. Ditën e njëjtë, nëpunës policorë të Stacionit Policor Rostushë i kanë privuar nga liria I.U., D.U. dhe të miturën dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 06.10.2026 në orën 19:30, NJPB Kavadar është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Galiçka” dhe rr. “Resavska” në Kavadar ka ndodhur aksident trafiku midis një automjeti udhëtarësh “Volkswagen Passat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga G. Gj. (43) nga Kavadari dhe një trotineti elektrik, i drejtuar nga N.D. (51) nga Kavadari. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i trotinetit N.D., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një ekip i NJPB Kavadar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 07.10.2026 në orën 03:30, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria K.A. (35) nga një fshat i rajonit të Gostivarit. Ai është denoncuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se në shtëpinë e saj e kishte sulmuar fizikisht dhe verbalisht dhe i kishte bërë kërcënime. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 06.10.2026 në orën 16:50, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria G.K. (39) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të një telefoni celular, e cila është denoncuar ditën e njëjtë nga B.I. nga Gostivari. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 06.10.2026 në orën 14:00, NJPB Prilep është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “Dimo Narednikot” me rr. “Aleksandri i Maqedonisë” në Prilep ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete “Hamachi” me targa të Prilepit, e drejtuar nga Z.M. (64) nga Prilepi dhe një automjeti udhëtarësh “Mercedes” me targa të Prilepit, i drejtuar nga L.Gj. (44) nga Prilepi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës Z.M., të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Borka Taleski” në Prilep. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyre të vendit të ngjarjes.

 


Më 06.10.2026 në orën 22:25, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën Tetovë – Gostivar, një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Dibrës, i drejtuar nga A.M. (28) nga Dibra, ka dalë nga rruga. Me këtë rast, bashkudhëtari E.B. (18) nga Dibra ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe dy bashkudhëtarët e tjerë A.F. (18) dhe A.M. (19), të gjithë nga Dibra, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar dhe në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i NJPB Gostivar.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër G.R. (39) nga fsh. Leskoec, rrethina e Ohrit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Ohër tek ai dhe në automjetin e tij “Volvo”, me targa të Ohrit, kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe marihuanë.

 

Më 06.10.2026 në orën 21:05 në Shtip, nëpunës policorë të Njësisë kundër Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria A.N. (30) nga Shtipi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 06.10.2026 në orën 17:40 në rr. “Dimitar Vllahov” në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë e kanë privuar nga liria S.Gj. (30) nga Republika e Shqipërisë, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 06.10.2026 në orën 18:05 në Shkup, para një qendre sportive në zonën e Komunës së Aerodromit, ku po zhvillohej një ndeshje basketbolli, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.M. (18) nga Shkupi, pasi tek ai janë gjetur mjete piroteknike. Gjithashtu, në orën 19:30 në qendrën sportive janë privuar nga liria M.C. (19) dhe D.P. (18), të dy nga Shkupi, pasi kanë kryer kundërvajtje sipas nenit 3 të Ligjit për Parandalimin e Dhunës në Ndeshjet Sportive. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresat përkatëse.

 

Më 06.10.2026 në orën 11:45 në SPB Shkup, A.I. (49) nga fsh. Bojanë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se në fsh. Paniçar, rrethina e Shkupit, pranë lumit ka gjetur një granatë dore të pashpërthyer. Nëpunës policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe granata është marrë për procedurë të mëtejshme.

 

Më 06.10.2026 në orën 12:20, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria Z.D. (59) nga një fshat i Kumanovës, pasi është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar nënën e tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

Më 06.10.2026 rreth orës 10:00, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, ka shpërthyer zjarr, me ç’rast është djegur bar i thatë dhe pylli me degëzim të ulët. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse – Shkup e ka shuar zjarrin. Nëpunës policorë të SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë zhvilluar bisedë me R.J. (64), i cili ka sqaruar se rreth orës 09:00 kishte hedhur hi prapa shtëpisë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.10.2026 në orën 15:30 në SPB Shkup, S.A.B. (54) nga Shkupi ka denoncuar se më 02.10.2026 rreth orës 22:30 në territorin e Qendrës, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.10.2026 në SPB Shkup, T.S. (55) nga Shkupi ka denoncuar se më 05.10.2026 rreth orës 14:30 në zonën e Komunës së Aerodromit është sulmuar fizikisht nga një person, i cili i ka shkaktuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.



Më 06.10.2026 rreth orës 19:50, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Sonje e Sipërme, rrethina e Shkupit, ka shpërthyer zjarr, me ç’rast është përfshirë nga zjarri një shtëpi pushimi dhe bari. Nëpunës policorë të SPB Shkup kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë zhvilluar bisedë me D.M. (74), pronar i shtëpisë së pushimit, i cili ka sqaruar se së bashku me bashkëshorten po përgatisnin ushqime për dimër dhe pranë shtëpisë e kishin hedhur hirin nga stufa, në të cilën me shumë gjasë kishte pasur prush dhe ishin larguar, pas çka kishte shpërthyer zjarri. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës Zjarrfikëse – Shkup e ka shuar zjarrin.

 

Më 06.10.2026 në orën 22:50 në SPB Shkup, Sh.S. ka denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës, vajza e saj 25-vjeçare është ndaluar nga ish-bashkëshorti i saj jashtëmartesor E.K. (25), i cili një ditë më parë ishte arratisur nga Burgu i Strumicës, pas çka e kishte sulmuar fizikisht me një send të fortë dhe më pas me forcë e kishte marrë me vete. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 06.10.2026 në orën 11:10 në NJPB Resnjë, një 63-vjeçar nga Resnja ka denoncuar se, për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga nipi i tij O.M. nga Resnja. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse

Accessibility Menu