SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër F.N.(20) nga fsh. Pallaticë, Komuna e Zhelinës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 05.10.2026, në fsh. Pallaticë, nëpunës policorë të kallëzuarit i kanë seuestruar 15 paketime me marihuanë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër Q.S.(59) nga Makedonska Kamenica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 05 dhe 07 korrik 2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër A.V.(45) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 18.07.2025, në rr. „Aradhet Partizane“ në Ohër, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër J.J.(49) nga Zletova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 05.08.2026, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar partneren e tij jashtëmartesore.
Më 07.10.2026, në zonat e Bit Pazarit dhe Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria M.C.(34) dhe D.D.(27), të dy nga Shkupi, për shkak se tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresa përkatëse.
Më 07.10.2026, në orën 21:00, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Gjevgjeli i privuan nga liria A.J.(27) dhe A.A.(43), të dy nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit në një automjet udhëtarësh me targa të Republikës së Kroacisë, me të cilin po transportoheshin, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe thërrmuese. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 07.10.2026, NJPB Resnjë është njoftuar se rreth orës 15:00, në rrugën magjistrale Resnjë-Manastir, në vendin e quajtur „Derven“, në aksin Makazi-Gjavatë, Gj.K.(38) nga Manastiri, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në barrierën mbrojtëse. Në aksident, Gj.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekip i SPB Manastir-NJPB Resnjë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 07.10.2026, në orën 21:30, në kryqëzimin e rr. „Skopska“ me rr. „Aleksandar Makedonski“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria Xh.P.(44) nga Prilepi. Gjatë kontrollit në një automjet udhëtarësh „Opel“ me targa të Manastirit, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 07.10.2026, në orën 00:05, në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e privuan nga liria G.N.(47) nga Manastiri, për shkak se në shtëpinë familjare në Manastir fizikisht ka sulmuar djalin, bashkëshorten dhe vëllain e tij, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
NJPB Negotinë ngriti kallëzim penal kundër V.I.(64), T.K.(58) dhe L.L.(60) nga Demir Kapia dhe U.U.(55) nga një fshat në Komunën e Demir Kapisë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Të kallëzuarit, nga 31.07.2026 deri më 03.08.2026, si të punësuar në Ndërmarrjen Publike „Pyjet Kombëtare“, filiali Demir Kapi, në vendin e punës si roje të një trualli në Demir Kapi, nuk kanë bërë mbikëqyrjen e detyrueshme, me ç’rast kanë lejuar që kryerësit të nxjerrin dhe marrin një fletë alumini nga një automjet transportues, i cili ishte objekt i veprës penale dhe ruhej në truall, me ç’rast kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 25.000 denarësh.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër J.P.(45) nga Dellçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. E kallëzuara në shtëpinë e saj në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur një pushkë gjuetie „Cërvena Zastava“ e kalibrit 12 dhe municion, pa poseduar leje përkatëse.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër N.T.(58) nga Manastiri dhe një personi juridik nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „fshehje e tatimit“. I kallëzuari i parë, si drejtues dhe pronar i personit juridik të kallëzuar të dytë, gjatë vitit 2024 nuk i ka mbajtur në mënyrë të saktë evidencat e dokumentacionit si tatimpagues dhe në mënyrë të parregullt dhe të pasaktë e ka llogaritur detyrimin për pagesën e TVSH-së në periudhën përkatëse tatimore në shumë të përgjithshme prej 4.787.025 denarësh duke mos llogaritur kamatën.
Më 07.10.2026, në orën 19:20, në Shëtitoren „8 Nëntori“ në Strugë, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë e privuan nga liria L.T.(45) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër E.S.(25) nga Dibra dhe kundër personit juridik – objektit hotelierik në pronësi të tij, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shërbimi i fëmijës me pije alkoolike“, sipas nenit 204 të Kodit Penal. Më 25.06.2026, rreth orës 00:30, në objektin e tij hotelierik, i kallëzuari e ka shërbyer një të mitur me pije alkoolike, i cili më vonë para objektit ka marrë pjesë në përleshje fizike me një të mitur tjetër dhe ka pësuar lëndime trupore. E.S. nuk e ka denocuar përleshjen.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.M. nga Kumanova dhe një personi juridik për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore nga fsh. Banjanovcë, rrethina e Kumanovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 95-v të Ligjit për Kontrollin e Drogave Narkotike dhe Substancave Psikotrope. Më 17.02.2026, gjatë kontrollit të kryer në personin juridik, është konstatuar se njoftimet për prodhimin e lules së thatë të kanabisit për vitin 2025 nuk i janë dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë brenda afatit ligjor.
Më 07.10.2026, në orën 22:10, SPB Shkup është njoftuar nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë se në një dritare të institucionit janë gjetur tri paketime me lëndë pluhurore, të cilat paraprakisht i kishte lënë i dënuari A.E.(31). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.10.2026, në orën 21:00, në SPB Shkup, I.M.(25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:00, në Shëtitoren „Dimitar Vllahov“, një person femër, duke përdorur forcë fizike, ia ka marrë paratë, ndërsa më pas një person mashkull e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.10.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, T.D.(20) nga Shkupi ka denoncuar se më 06.10.2026, rreth orës 17:30, në zonën e Qendrës, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, një person është sjellë në mënyrë agresive, ka tentuar t’ia hapë derën dhe e ka goditur automjetin e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.10.2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, një grua 24-vjeçare ka denoncuar se më 04.10.2026, rreth orës 18:00, në shtëpi, në zonën e Kisella Vodës, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj D.J., i cili më pas me një send të mprehtë i ka shkaktuar prerje. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 07.10.2026, në orën 18:15, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Radishanit është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.K.(36) dhe B.R.(31), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse