SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.S. (25) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 02.10.2026, gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve „Seat Leon“, i drejtuar nga i kallëzuari, ishte gjetur marihuanë. Më pas, gjatë bastisjes në shtëpinë ku banon, gjithashtu ishte gjetur marihuanë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.M. (45) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 26.02.2026, në shtëpinë familjare në Berovë, i kallëzuari kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër T.T. (35) nga Negotina, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 03.02.2026, nëpunës policorë kishin realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të kallëzuarit, me ç’rast ishin gjetur marihuanë, amfetaminë dhe vaj nga bima e kanabisit. Po atë ditë, te një person tjetër ishte gjetur marihuanë, të cilën ia kishte shitur i kallëzuari.
SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër O.D. (51) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, posedimi, tregtimi dhe ndërmjetësimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të kallëzuar, ishin gjetur 20 copë municion dhe 103 copë mjete piroteknike.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër D.S. (50) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi ipaautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 05.10.2026, në Tetovë, nëpunës policorë kishin ushtruar kontroll ndaj personit të kallëzuar, me ç’rast kishin gjetur dhe sekuestruar heroinë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Makedonski Brod ngriti kallëzim penal kundër M.T. (38) nga Makedonski Brodi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Me datë 05.09.2026, në fsh. Breznicë, komuna e Makedonski Brodit, i kallëzuari ishte duke kositur barin përreth shtëpisë së tij dhe nga shkëndijat e motorit të kositëses kishte shpërthyer zjarr, nga i cili ishte përfshirë një sipërfaqe prej 2.000 metrash katrorë. Nga zjarri ishte përfshirë një shtëpi, ndërsa ishte djegur plotësisht hapësira ku ruheshin drutë, në pronësi të B.M. Gjithashtu, ishte djegur edhe një shtyllë me instalim elektrik.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër J.M. nga Çekia, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 03.10.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, në automjetin e udhëtarëve që drejtohej nga i kallëzuari, ishte gjetur marihuanë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.P. (42) nga fsh. Trabotivishtë, komuna e Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje“. Në malin Sredna, në vendin e quajtur Soborishtë, i kallëzuari kishte kryer prerje të paligjshme të druve për ngrohje me sharrë motorike.
Më 08.10.2026, në orën 12:10, në rr. „Shëtitoja Vardar“ në Gostivar, nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ i NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria M.R. (27) nga Gostivari. Pasi kishte vërejtur një patrullë policore, ai kishte hedhur një paketim me marihuanë, e cila ishte gjetur dhe sekuestruar për veprime të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08/09.10.2026, në zonën e Gazi Babës dhe komunës së Aerodromit, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.T. (37) dhe B.M. (25), të dy nga Shkupi, pasi te ta ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 08.10.2026, në orën 20:40, Stacioni Policor Gjevgjeli është njoftuar se në rrugën lokale nga fshati Cërniçan drejt Dojranit të Ri, një automjet i udhëtarëve „Hyundai“, me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga A.Zh. (21) nga Gjevgjelia, ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi A.Zh. dhe bashkudhëtari A.G. (18) nga Gjevgjelia, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gjevgjeli. Një ekip i Stacionit Policor Gjevgjeli ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 08.10.2026, në orën 10:30, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Samoilova“ me rr. „Prohor Pçinski“ dhe një rrugë shërbyese që çon drejt hapësirës së parkimit Kale në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.N. (68) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga Z.S. (54) nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës Z.S., të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum i Ohrit“. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 08.10.2026, në orën 18:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.S. (29) nga fshati Kojnarë e Sipërme, rrethina e Kumanovës. Ai kërkohej në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale „vjedhje e rëndë“, sipas nenit 236 të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Këshanjë për vuajtjen e dënimit.
Më 07.10.2026, rreth orës 21:00, NJPB Dellçevë është njoftuar se në rr. „Marshall Tito“ në Dellçevë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete, të drejtuar nga G.C. (38) nga fsh. Turia, rrethina e Dellçevës dhe një automjeti të udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të Dellçevës, i drejtuar nga M.M. (23) nga Dellçeva. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës G.C., të cilat janë konstatuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Dellçevë. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i NJPB Dellçevë.
Më 08.10.2026, në vendin e quajtur „Bela Voda“ në Krushevë, nëpunës policorë të NJPB Krushevë i kanë privuar nga liria A.I., V.I. dhe M.S., të tre nga fsh. Zhitoshë, si dhe E.Gj. nga fsh. Jakrenovë, rrethina e Krushevës. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një traktor me rimorkio, në të cilën ishin ngarkuar 13 metra kub dru për ngrohje pa vulë, si dhe një sharrë motorike. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër V.D. (36) nga fshati Dellogozhdë i Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës“, sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të kryer më 10.09.2026, nëpunësit policorë të SPB Ohër e kanë gjetur të kallëzuarin duke ushtruar transport taksi të udhëtarëve në qarkullimin e brendshëm me automjetin e tij „Volkswagen Golf“, me targa të Strugës, me ç’rast është konstatuar se nuk posedonte licencë për ushtrimin e transportit publik të udhëtarëve për automjetin.
Më 09.10.2026, në orën 00:05, në Shtip, nëpunës policorë të Njësitit kundër Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip i kanë privuar nga liria lirinë D.K. (24), B.P. (25) dhe B.M. (26), të tre nga Shtipi. Gjatë kontrollit të tyre dhe kontrollit të automjetit në të cilin ndodheshin, pranë automjetit është gjetur dhe sekuestruar një paketim me marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 08.10.2026, në orën 13:30, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria S.J. (64) nga fshati Marenë dhe I.B. (57) nga fshati Majden, rrethina e Kavadarit. Ata dyshohen se nga një arë në vendin e quajtur „Kraishte“, në rajonin e Kavadarit, në pronësi të një personi juridik, kanë vjedhur një sasi të madhe arrash. Gjithashtu, nëpunësit policorë të NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me O.S. (59) nga Kavadari. Ai dyshohet se nga një arë në pronësi të një personi juridik, në vendin e quajtur „Beograd“, në rajonin e Kavadarit, ka vjedhur bajame. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjeve do të paraqiten kallëzimet përkatëse.
NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër B.M. (79) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Uzurpimi i patundshmërive“, sipas nenit 225 të Kodit Penal. Ai, në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore, në zonën e fshatit Gari të Dibrës, në mënyrë të kundërligjshme ka rrethuar një sipërfaqe të madhe, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim.
Më 08.10.2026, në orën 06:45, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e kanë privuar nga liria S.Z. (41) nga një fshat i rajonit të Kërçovës, pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 08.10.2026, nëpunës policorë të NJPB Kavadar kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 46-vjeçar nga Kavadari. Ai dyshohet se nga një objekt në pronësi të një personi juridik në Kavadar ka vjedhur sende të ndryshme. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 08.10.2026, në orën 11:20, SPB Shkup është njoftuar se më 03.10.2026, rreth orës 18:30, në një kënd lojërash për fëmijë në zonën e Karposhit, një i mitur është sulmuar fizikisht nga pesë të mitur, dy prej të cilëve i njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.10.2026, në orën 13:20, në SPB Shkup, K.P. (45) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili më pas, së bashku me një person tjetër, ia kanë dëmtuar automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 08.10.2026, në orën 22:00, në Stacionin Policor të Shuto Orizarës, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria M.Sh. (40) dhe K.Sh. (39), të dy nga Shkupi, për shkak se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 08.10.2026, rreth orës 17:30, në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë, në vendin e quajtur „Qupot“, në zonën e fshatit Moin të Gjevgjelisë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë kanë vërejtur dhe penguar një grup prej rreth 40 emigrantësh për të hyrë ilegalisht në shtet. Ndërkohë, 15 emigrantë janë privuar nga liria dhe janë dorëzuar në Qendrën e Pranimit-Tranzitit në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme. Gjatë ndërmarrjes së masave, nëpunësit policorë kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër për paralajmërim.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër B.S. (36) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 20.08.2025, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse që i shfrytëzon i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës së kanabisit.