Më 09.10.2026, në orën 15:40, NJPB Resnjë është njoftuar se në rrugën magjistrale Resnjë–Ohër, në vendin e quajtur Ribnik, në fsh. Krushje, ka ndodhur aksident trafiku mes një automjeti udhëtarësh „Renault“, me targa të Manastirit, i drejtuar nga A.S. (69) nga Manastiri dhe bashkudhëtarja L.S. (68) nga Manastiri dhe një automjeti udhëtarësh „BMV“, me targa të Manastirit, i drejtuar nga V.M. (51) nga Manastiri dhe bashkudhëtar P.A. (55) nga Manastiri dhe një automjeti udhëtarësh „Pasat“, me targa të Manastirit, i drejtuar nga B.M. (57) nga Manastiri. Në aksident bashkudhëtarja L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga mjeku i Spitalit Klinik të Manastirit. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 09.10.2026, në orën 10:40, NJPB Prilep është njoftuar se në bul. „Goce Dellçev“ në Prilep ka ndodhur aksident trafiku mes një automjeti udhëtarësh „Opel“, me targa të Prilepit, i drejtuar nga K.SH. (72) nga Prilepi dhe një mopedi, me targa të Prilepit, i drejtuar nga një i mitur 16-vjeçar nga fsh. Alinc, rrethina e Prilepit. Pas aksidentit, i mituri është dërguar në Spitalin e Qytetit në Prilep, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Një ekip i NJPB Prilep ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 09.10.2026, në orën 21:50, në SPB Tetovë, M.Z. (38) nga Tetova ka denoncuar se po atë ditë, derisa ishte për vizitë te nëna e saj në fsh. Bërvenicë, pas një zënke paraprake verbale, ishte sulmuar fizikisht nga motra e saj N.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 9/10.10.2026 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.R. (29), V.G. (22), M.P. (32), M.H. (25), D.I. (19), E.R. (22) dhe një të mitur 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, pasi te ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër N.M. (42) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 02.10.2026, në Veles, në afërsi të shtëpisë së tij, i kallëzuari ishte vërejtur duke lënë qese të vogla me kokainë dhe opium në disa vende të caktuara, të cilat më vonë janë gjetur dhe sekuestruar.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Resnjë ka ngritur kallëzim penal kundër M.P. (47) dhe M.SH. (53) nga Resnja, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Më 12.09.2026, në rrugën Resnjë–Dupen i Sipërm, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e të kallëzuarit të parë dhe një të afërme të të kallëzuarës së dytë.
Më 10.10.2026, SPB Veles është njoftuar se në rrugën „Akademik Penço Davçev“ në Veles, 21-vjeçarja K. Gj. nga Velesi, duke drejtuar motoçikletë „Honda“ me targa të Velesit, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Një ekip i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 09.10.2026, në orën 11:20, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria S.M. (32) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore, 34-vjeçare, me ç’rast ka përdorur edhe një send të fortë. Ai është mbajtur në stacionin policor, ndërsa është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të ngjarjes, bdaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 09.10.2026, në orën 15:25, nëpunës policorë të Njësisë Policore Kamjan, në rrugën lokale fsh. Kamjan – fsh. Jellovjan, e kanë privuar nga liria I.J. (21) nga fsh. Përshovc. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një qese najloni me marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 09.10.2026, në orën 11:55, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria Sh.R. (50) nga Strumica. Sipas denoncimit, rreth orës 11:00, në shtëpinë familjare, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 44-vjeçare. Personi është mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 09.10.2026, në orën 19:00, në Shtip, nëpunës policorë të NJPB Shtip e privuan nga liria D.V. (47) nga Shtipi. Sipas denoncimit, i njëjti pas një grindjeje verbale e kishte sulmuar fizikisht T.K. (40) nga Shtipi, duke përdorur një send metalik, ndërsa në vazhdimin e veprimit ishte ndaluar nga një person i tretë, pas çka T.K. kishte marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 09.10.2026, në orën 23:00, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria F.G. (29) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se rreth orës 12:50, së bashku me një person tjetër, me një send të fortë dhe të mprehtë e kishte sulmuar fizikisht J.B. (45) nga Shkupi, i cili kishte pësuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 09.10.2026, në orën 11:00, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria R.P. (31) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se, pasi kishte shkuar para shtëpisë së xhaxhait të tij, kishte thyer me forcë derën hyrëse, më pas kishte hyrë brenda dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake. Kur kishte mbërritur motra e tij, ai e kishte sulmuar fizikisht edhe atë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 09.10.2026, në orën 08:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Qendrës ishte thyer vitrina e një objekti hotelierik me një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.10.2026, në orën 09:40, në Stacionin Policor Karposh, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me D.D. (37) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi vëllain e tij 35-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 09.10.2026, në orën 10:10, në SPB Shkup, I.K. (48) nga Ohri denoncoi se ishte sulmuar fizikisht nga V.B. në zonën e Qendrës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.10.2026, në orën 21:40, në SPB Shkup, F.Sh. (37) denoncoi se rreth orës 20:30, në zonën e Gjorçe Petrovit, ishte sulmuar fizikisht nga D.D. (32). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.10.2026, rreth orës 15:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me H.D. (34) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi bashkëshorten e tij 33-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
Më 09.10.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 74-vjeçare denoncoi se më 07.10.2026, në shtëpinë e saj në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj, R.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.10.2026, në orën 13:30, në SPB Shkup, një grua 54-vjeçare denoncoi se më 08.10.2026, në një shkollë fillore në zonën e Karposhit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë të klasës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 09.10.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, I.M. (45) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 11:45, në fsh. Trubarevë, rrethinë e Shkupit, ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani. Në vendngjarje kanë dalë nëpunës policorë të SPB Shkup.