Më 11.10.2026, në orën 01:00, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar i kanë hequr lirinë S.R. (29) nga fsh. Koreshnicë, rrethina e Demir Kapisë, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Ai është shoqëruar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 10.10.2026, në orën 18:30, në SP për MK – Liqeni i Ohrit, u njoftua se pranë lokalitetit të quajtur „Izvidniçki“, rreth 200 metra nga bregu i Liqenit të Ohrit, është përmbysur një kanu e drejtuar nga A.N. (57) nga Ohri. Në vendngjarje janë dërguar nëpunësit policorë dhe ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, mjeku i të cilit ka konstatuar vdekjen e personit. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Ohër. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi.
Më 10.10.2026, në orën 16:45, në NJPB Kërçovë, A.J. (32) nga Manastiri ka denoncuar se prej disa ditësh nuk ka mundur të kontaktojë me babanë e saj, L. Gj. (66) nga Kërçova. Nëpunësit Policorë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë gjetur atë të pajetë në shtëpinë e tij në Kërçovë. Në trup nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
NJPB Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër T.S. (59) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“ dhe „falsifikimi i armëve të zjarrit“. Më 26.01.2026, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe në ambientet e tjera të cilat i përdorte i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë pneumatike pa leje, një tytë me mekanizëm mbyllës pjesë e pushkës, një karabinë gjuetie „Zastava M-98“ e kalibrit 7.9 milimetra dhe një karabinë gjuetie, të cilat i kallëzuari i posedonte me leje.
Më 10.10.2026, në orën 09:45, NJPB Gostivar është njoftuar se në hyrje të Qendrës së Urgjencës në Gostivar, një automjet udhëtarësh „Mercedes“, me targa të Gostivarit, në pronësi të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, ndërsa i drejtuar nga F.A. (52) nga fsh. Çegran, ka goditur këmbësoren Z.V. (63) nga fsh. Banjicë e Epërme. Pas aksidentit, Z.V. është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Për shkak të natyrës së lëndimeve, ajo është transportuar me autoambulancë në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i NJPB Gostivar.
Më 11.10.2026, në orën 07:30, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë u njoftua se në rrugën rajonale Bogdanc–Dojran, një automjet udhëtarësh „Kia“, me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga L.N. (40) nga fsh. Furkë, rrethina e Gjevgjelisë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gjevgjeli. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i Stacionit Policor të Gjevgjelisë.
Më 10 /11.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria V.V. (29), V. Gj. (55), E.S. (29), B.T. (20), D.R. (37), E.P. (37), V.P. (43), A.S. (33), V.D. (37) dhe V.P. (42), të gjithë nga Shkupi, I.Ç. (26) nga Shtipi dhe M.T.B. (30) nga Mbretëria e Bashkuar, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, substancë pluhurore e bardhë, substancë kokërrzore e bardhë dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.
Më 10.10.2026, në orën 09:40, në Pikën Kufitare Bogorodicë, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria M.K.M.A. (32) nga Jordania, për shkak se gjatë kontrollit kufitar ishte konstatuar se leja holandeze e qëndrimit që e kishte paraqitur ishte e falsifikuar. Ai është mbajtur në Stacionin Policor të Gjevgjelisë për veprime të mëtejshme.
Më 09.10.2026, në fshatin Kuklish, rrethinë e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria O.R. (25) nga Strumica. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, ai ka nxjerrë dhe dorëzuar një kuti cigaresh, në të cilën kishte marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Mbrëmë (11.10.2026), në orën 01:00, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një banor 50-vjeçar të atij fshati, i cili, sipas denoncimit, është sjellë në mënyrë agresive ndaj së resë, bashkëshortes së djalit të tij. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Mbrëmë (11.10.2026), në orën 01:10, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një banor 38-vjeçar të atij fshati, pas denoncimit paraprak se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 28-vjeçare. Personi është mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 11.10.2026, në orën 00:50, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të Njësisë Policore të Makedonska Kamenicës e privuan nga liria B.S. (36) nga Komuna e Makedonska Kamenicës, pas sulmit fizik të denoncuar nga bashkëshortja e tij 30-vjeçare. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 11.10.2026, në orën 02:30, në Dellçevë, nëpunës policorë të NJPB Dellçevë privuan nga liria dy të mitur të moshës 16 dhe 17- vjeçare nga Dellçeva. Gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë, do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 10.10.2026, në orën 19:10, nëpunës policorë të NJPB Prilep, në rrugën Prilep–fsh. Sellcë, rrethinë e Prilepit, privuan nga liria dy të mitur të moshës 16 dhe 17 -vjeçare, për shkak se gjatë kontrollit tek ata është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.10.2026, në orën 19:30, në Parkun e Qytetit në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria S.B. (31) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.10.2026, në orën 22:00, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë hequr lirinë K.P. (38) nga Vallandova, pas denoncimit paraprak se e kishte kërcënuar me një send të mprehtë partneren e tij 54-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 11.10.2026, në orën 04:00, SPB Shkup është njoftuar se në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës ishte prishur rendi dhe qetësia publike përmes një përleshjeje fizike ndërmjet G.Z. (29) dhe B.V. (53), të dy nga Shkupi. Gjatë përleshjes, G.Z. ka përdorur një send të fortë me të cilin i ka shkaktuar lëndime B.V. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 10.10.2026, në orën 19:05, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Kisella Vodës, në një bastore sportive, D.Z. (41) ka sulmuar fizikisht V.M. (29), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.10.2026, në SPB Ohër, A.A. (39) nga Ohri ka denoncuar se bashkëshortja e tij A.A., me të cilën ndodhej në procedurë shkurorëzimi, ishte larguar së bashku me vajzën e tyre 5 -vjeçare dhe se e njëjta ishte e paarritshme. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Më 10.10.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, H.H.V. (27) nga Suedia ka denoncuar se rreth orës 02:00, në Parkun e Qytetit në Shkup, i ishin afruar disa persona të mitur, pas çka njëri prej tyre, duke përdorur forcë fizike, ia kishte marrë stolitë personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.10.2026, në orën 17:00, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Gazi Babës ishte prishur rendi dhe qetësia publike përmes përleshjes fizike ndërmjet R.S. (32), A.S. (28) dhe A.S. (50), nga njëra anë, dhe F.I., nga ana tjetër. Të gjithë janë nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.10.2026, në orën 12:40, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar D.A. (66) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht S.S. (50) dhe Z.B. (66), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 10.10.2026, në SPB Shkup, O.A. (54) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, denoncoi se rreth orës 04:00 ishin djegur tre automjete, nga të cilat dy automjete „Seat“ dhe një automjet „BMV“, të gjitha me targa të Shkupit. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit. Nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 10.10.2026, rreth orës 11:50, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Matkë e Poshtme, rrethina e Shkupit, më saktësisht në lumin Treska, në një shteg kajakësh, ka ndodhur përleshje fizike ndërmjet A.N. (46) nga Shkupi dhe V.N. (27) nga Velesi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.