Më 11.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.A. (29) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, L.S. (20) nga fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, si dhe shtetasin e huaj E.L. (22), për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 11.10.2026, në orën 13:00, në Shtip, nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shtip e privuan nga liria D.M. (52) nga Shtipi. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë, do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër R.M. (46) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“. Më 07.08.2026, i kallëzuari, i punësuar si postier, nuk ia ka dorëzuar letrën rekomande një personi të punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në listën e dërgesave të dorëzuara ishte nënshkruar në emër të saj, me çka i ka shkaktuar dëm lidhur me lëshimin e afateve për parashtrimin e ankesave gjatë realizimit të së drejtave të saj të punës, lidhur me konkurrimin në një konkurs të brendshëm për mentor – mësimdhënës.
Më 11.10.2026, në orën 21:30, në Pikën Kufitare Deve Bair, nëpunës policorë e privuan nga liria O.O.K. (28) nga Turqia. Gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare u konstatua se O.O.K. kishte paraqitur për kontroll një karton të gjelbër të falsifikuar për automjetin që e drejtonte. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të NJPB Kriva Pallankë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 10.10.2026, NJPB Gjevgjeli është njoftuar se në orën 21:20, në rrugën rajonale nga kryqëzimi për në fshatin Gjavatë deri te kryqëzimi për në fshatin Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, një motoçikletë „BMV“, me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga N.R. (32) nga Gjevgjelia, ishte përplasur me një derr të egër që kishte dalë në rrugë. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja V.R. (30) nga Gjevgjelia, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Gjevgjeli. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e kreu një ekip i Stacionit Policor Gjevgjeli.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Sveti Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.I. (62) nga Sveti Nikolla, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar“. I kallëzuari, në cilësinë e drejtorit të Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“, në kuadër të filialit Ndërmarrja Pyjore „Shumarstvo“ – Sveti Nikollë, nga korriku deri në nëntor të vitit 2023 kishte lidhur tri kontrata për shitblerjen e produkteve drurore pa zbatuar paraprakisht procedurë, pa përcaktuar kritere paraprake dhe pa siguruar përzgjedhje transparente dhe konkurruese të personit juridik. Në këtë mënyrë, ai i kishte mundësuar një personi juridik nga rajoni i Velesit të përfitonte dobi pasuri në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 3.422.592 denarësh.
Më 11.10.2026, SPB Strumicë është njoftuar se në orën 22:30, në oborrin e një shtëpie në fshatin Banicë, rrethinë e Strumicës, kishte ndodhur përleshje fizike mes R.M. dhe K.M., nga njëra anë, dhe P.S., M.S., T.S., S.S., S.S. dhe S.S., nga ana tjetër, të gjithë nga fshati Banicë. Gjatë përleshjes, ata i kishin shkaktuar njëri-tjetrit lëndime në kokë dhe në trup, duke përdorur sende të ndryshme. Të lënduarit u transportuan në Qendrën Mjekësore në Strumicë, ku personave R.M., K.M., T.S. dhe M.S. u janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Sendet e përdorura gjatë përleshjes janë gjetur dhe sekuestruar. Për rastin është njoftuar prokurori publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 11.10.2026, në orën 22:35, në Veles, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Veles privuan nga liria T.A. (36) nga Velesi. Në rrugën „Blagoj Gjorev“ në Veles u ndalua një taksi me të cilën udhëtonte T.A. Gjatë përpjekjes për t’i kryer kontrollin, ai ka tentuar të arratisej, por është kapur pas një kohe të shkurtër, me ç’rast ka gëlltitur një substancë pluhurore të bardhë dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit për t’iu ofruar ndihmë mjekësore, pas çka është shoqëruar në stacionin policor. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 11.10.2026, në orën 13:50, SPB Veles është njoftuar se në një rrugë të pakategorizuar, pranë fshatit Çellavec, rrethina e Demir Kapisë, M. Gj. (44) nga Negotina, duke drejtuar një katërçikël me targa të Negotinës, kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrëzuar, me ç’rast kishte pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Një e kip i NJPB Negotinë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 11.10.2026, në orën 20:40, në Veles, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Veles e privuan nga liria I.A. (42) nga fshati Orizarë i Sipërm, rrethina e Velesit, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Ai u shoqërua në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 11.10.2026, në orën 18:00, në Veles, zyrtarët policorë të SPB Veles privuan nga liria G.P. (44) nga Velesi, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se ai e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij 32-vjeçare në shtëpinë e tyre. Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, u konstatua se G.P. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i ishte matur niveli prej 2,86 promilësh alkool në gjak. Ai u mbajt në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.
Më 11.10.2026, në Stacionin Policor Rostushë, një grua nga një fshat i rrethinës së Gostivarit denoncoi se pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht para shtëpisë së saj në fshat nga A. Xh. (65), i afërm i bashkëshortit të saj. Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë kohore i ishte nënshtruar keqtrajtimit psikologjik dhe fizik të bashkëshortit të saj, S. Xh. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të vijojë parashtrese përkatëse.
Sot (12.10.2026), në orën 01:30, në SPB Shkup, nga Institucioni Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale e Qytetit të Shkupit është denoncuar se më 11.10.2026, rreth orës 17:00, në SOS „Fshati i Fëmijëve“, një e mitur ishte sulmuar fizikisht nga një punonjëse që kujdesej për të. Sipas denoncimit, e mitura ishte sulmuar fizikisht edhe më parë nga kujdestarja e njëjtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.10.2026, në orën 17:40, SPB Shkup është njoftuar se në fshatin Novo Sellë, në Komunën e Gjorçe Petrovit, ishte gjetur i vdekur E.P. (69) nga Greqia, i cili kishte qenë për gjueti me miqtë e tij. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, pa shenja të dukshme dhune. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes, ndërsa pushka që i ndjeri e kishte me vete është marrë nga ekipi hetimor për veprime të mëtejshme.
Sot (12.10.2026) në orën 01:33, në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:30, në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, B.R. (33), nga Shkupi, i cili kishte përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.10.2026, në orën 03:00, në SPB Shkup, O.O. (27) nga Turqia ka denoncuar se rreth orës 23:40, në një parking në zonën e Qendrës në Shkup, tre persona, duke përdorur forcë fizike, i kishin marrë para dhe çelësin e një automjeti pasagjerësh. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.10.2026, në orën 01:55, në SPB Shkup, H.P. (32) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:15, para një objekti hotelierik në fsh. Marinë, rrethina e Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga F.A. nga i njëjti fshat, i cili kishte hedhur drejt saj një send prej druri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 12.10.2026, në orën 04:30, SPB Shkup është njoftuar se para një klubi nate në zonën e Qendrës në Shkup ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.T. (29) dhe I.S. (20), të dy nga Shkupi. I.S. ishte sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 11.10.2026, në orën 19:25, në SPB Shkup, V.L. (29) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00, në zonën e Çairit në Shkup, pas një grindjeje verbale paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga E.S. nga Shkupi, i cili e kishte kërcënuar edhe me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Në SPB Shkup është denoncuar se më 09.10.2026, rreth orës 18:00, në zonën e Gazi Babës në Shkup, për shkak të mos durimit të mëparshëm, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.G. (28) nga fsh. Kadinë, rrethina e Shkupit dhe J.S. (18) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 11.10.2026, në orën 15:10, SPB Shkup ka pranuar një informacion nga Institucioni Shëndetësor Publik „Shën Naum i Ohrit“ në Shkup se tek ata ishte sjellë me lëndime B.S. (48) nga Kumanova. Sipas njoftimit, ai ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në kazermën „Goce Dellçev“ në Shkup, ku është i punësuar. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.