Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 13.10.2026

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër A.A. (39) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 12.02.2026, në Strumicë, gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Kia“, i drejtuar nga një person, ishte gjetur marihuanë, të cilën e kishte blerë nga i kallëzuari.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Zh.K. (65) nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 03.08.2026, në oborrin e shtëpisë familjare, i kallëzuari kishte djegur material mbeturinash, por zjarri ishte përhapur dhe kishte përfshirë një parcelë bujqësore fqinje.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër U.S. (35) nga një fshat i Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Lëndim trupor“. Më 11.08.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër B.S. (36) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Mundësim i përdorimit të drogave narkotike“. Në gusht të vitit 2025, në shtëpinë e tij në Berovë, i kallëzuari i kishte mundësuar një 20-vjeçari nga Berova të përdorte marihuanë.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.S. (38) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë“. Më 27.08.2026, në Tetovë, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari i kishte sulmuar A.A. dhe B.A. me një send metalik.

 

Më 13.10.2026, në orën 02:12, në SPB Shkup, A.M. (42) nga Shkupi ka denoncuar se në rr. “Krste Asenov” në Shkup ishte djegur një automjet udhëtarësh “Beijing Beich”, me targa të Shkupit, në pronësi të Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, të cilin paraprakisht e kishte drejtuar ai. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria Z.A. (29), A.A. (24), D.P. (20) dhe një 17-vjeçare, të gjithë nga Shkupi, si dhe B.B. (19) nga vendbanimi Ilinden, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 12.10.2026, SPB Veles është njoftuar se rreth orës 09:00, në autostradën Veles–Shkup, pranë pikëpagesës Otovicë–Veles, një automjet udhëtarësh “Peugeot”, me targa të Velesit, i drejtuar nga Z.J. (59) nga Çashka, është përplasur në gardhin mbrojtës dhe është rrokullisur në rrugë. Pas aksidentit, drejtuesi Z.J. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Një ekip i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 12.10.2026, në orën 17:00, në fshatin Monospitovë, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria M.N. (46) nga fshati i njëjtë, për shkak se gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një qese dhe një paketim me marihuanë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 12.10.2026, SPB Veles është njoftuar se rreth orës 21:20, në rr. “Ganço Haxhi Panzov” në Veles, O.E. (58) nga Velesi, duke drejtuar një moped “Tomos APN”, me targa të Velesit, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Gjatë rrëzimit, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Një ekip i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër E.K. (24) nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë i veprës penale”, sipas nenit 366 të Kodit Penal. Më 15.09.2026, në NJPB Dibër, E.K. kishte denoncuar se dikush kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe kishte marrë stoli ari dhe sende të tjera, në vlerë prej rreth 3.000 eurosh. Pas ndërmarrjes së masave zyrtare dhe konsultimit me prokurorin publik, nëpunësit policorë kanë konstatuar se E.K. ka bërë kallëzim të rremë të veprës penale.

 

Më 12.10.2026, në orën 16:15, në Stacionin Policor në Ropotovë u njoftua se në afërsi të fsh. Cërnilishtë, komuna e Dollnenit, F.S. (48) nga fsh. Cërnilishtë, duke drejtuar traktor, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.N. (26), M.J. (45), D.I. (34) dhe M.I. (48), të gjithë nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Më 25.06.2026, në zonën e fsh. Pekljan, rrethina e Vinicës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, të kallëzuarit i kanë sulmuar fizikisht N.N., D.P. dhe një të mitur, të gjithë nga Koçani.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 17-vjeçari dhe O.SH. (19) nga Dellçeva, V.A. (26) nga Shkupi, D.Ç. (22), P.S. (20) dhe D.D. (20) nga Dellçeva, si dhe M.D. (20) nga fsh. Razllovci, rrethina e Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Më 05.08.2026, para një objekti hotelierik në Dellçevë, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht I.K. (24) nga Pehçeva, me ç’rast i kallëzuari i parë, me një send prej qelqi, i ka shkaktuar prerje.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.M. (49) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Moszbatimi i vendimit gjyqësor”. Më 16.09.2026, para shtëpisë së partneres së tij jashtëmartesore, i kallëzuari i ka bërë kërcënime, duke vepruar në kundërshtim me vendimin për ndalimin e afrimit në distancë më të vogël se 100 metra nga vendbanimi i saj.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër H.R. (69) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Më 06.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy karikatorë dhe 180 fishekë.

 

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB drejtuar PTHP për NKOK – Departament i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ngriti kallëzim penal kundër A.L., mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, e ndëshkueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal. I kallëzuari A.L., në vendin e punës udhëheqës ndërrimi në SP për VK Jazhincë, pranë QR për ÇK Veri, më 27.06.2026 kishte vendosur të mos e shqiptonte gjobën e paraparë prej 100 eurosh në kundërvlerë në denarë, automjetin nuk e kishte larguar nga trafiku dhe i kishte mundësuar shoferit edhe më tej të merrte pjesë në trafik me automjetin, për të cilin paraprakisht një nëpunës tjetër policor kishte konstatuar kundërvajtje rrugore sipas Ligjit për Automjete – drejtim i automjetit me leje të skaduar qarkullimi prej 30 ditësh.
DKBHKSP kundër A.L. do të paraqesë propozim për nisjen e procedurës së përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore dhe largimit - pezullimit të tij nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, pesë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.A. (18) nga Shkupi dhe një 17-vjeçar nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, M.R. (40) nga fsh. Radushë, rrethina e Shkupit, I.B. (29) nga fsh. Strimnicë, rrethina e Tetovës dhe A.T. (31) nga Kërçova. Nën ndikimin e alkoolit kanë vozitur L.M. (54) nga fsh. Lubodrag, rrethina e Kumanovës dhe M.N. (63) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet penale përkatëse.

 

Më 12.10.2026, në orën 23:25, në Shkup, në zonën e Komunës së Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.K. (28) nga një rrethinë e Shkupit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 20:00 kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 28-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.10.2026, në orën 00:40, në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë shoqëruar në stacion policor G.J. (50) nga Shkupi, pasi rreth orës 00:20, në një kazino, kishte sulmuar fizikisht B.Gj. (33) nga Shkupi, i cili punonte si pjesëtar i sigurimit, ndërsa më pas, para objektit, ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.10.2026, në orën 03:00, në SPB Shkup, A.B. (36) ka denoncuar se rreth orës 00:30, në zonën e Komunës së Qendrës, dy persona i kishin kërkuar të holla, e pasi nuk ua kishte dhënë, njëri prej tyre e kishte sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


Më 12.10.2026, në orën 21:20, në SPB Shkup, një burrë 52-vjeçar nga fsh. Lisiçe e Poshtme, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 17:30, në një park në Lisiçe të Poshtme, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.10.2026, në orën 10:30, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Butelit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet D.T. (18) dhe E.S. (20), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 12.10.2026, në orën 11:30, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Çairit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.B. (56) dhe N.A. (58), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.10.2026, në orën 22:00, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 19:00, në oborrin e SOS Fshatit të Fëmijëve, një i mitur nën përkujdesje ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.10.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, D.S. (22) dhe S.S. (21), të dy nga fsh. Trubarevë, kanë denoncuar se rreth orës 01:30, në zonën e Hipodromit, ishin sulmuar fizikisht nga K.S. dhe disa persona të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 12.10.2026, në orën 21:15, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.A. (25) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë e tyre, në zonën e Gazi Babës, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me të cilën është në procedurë shkurorëzimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu