Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 14.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 14.10.2026

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër B.M. (34), G.M. (33), A.M. (26) dhe E.M. (38), nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë“. Më 22.09.2026, në fsh. Krivogashtan, Komuna e Krivogashtanit, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht V.Z. (39), nga fshati injëjtë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër V.K. (40), V.B. (43) dhe D.B. (58), të gjithë nga Pehçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“ dhe „Pjesëmarrje në përleshje“. Më 22.09.2026, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, të kallëzuarit e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre, me ç’rast i kallëzuari i parë ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga një send i mprehtë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër M.A. (38), nga Probishtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“. Më 19.09.2026, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht B.G. para shtëpisë së tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.A. (28), nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhim dhe mbajtje e paautorizuar e armëve ose e materieve shpërthyese“. Më 09.07.2026, është realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar fishekë.

 

Më 13/14.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria J.H. (30), A.V. (33) dhe R.M. (40), të gjithë nga Shkupi, S.A. (20) dhe një vajzë 14-vjeçare, të dyja nga fsh. Novo Sellë, rrethina e Shkupit, si dhe M.B. (41) nga Struga, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 13.10.2026, në orën 13:20, NJPB Kërçovë është njoftuar se në rr. „Rruga e Vllehëve“ në Kërçovë, një automjet udhëtarësh „Ford“, me targa të Kërçovës, i drejtuar nga B.M. (44) nga fsh. Shutovë, rrethina e Kërçovës, është përplasur në një shtyllë betoni të një shtëpie. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja 71-vjeçare L.М. nga fsh. Shutovë, ndërsa bashkudhëtari S.M. (75), nga fshatii i njëjtë, ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Një ekip i NJPB Kërçovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente në Kumanovë kundër M.N., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“, sipas nenit 288 të Kodit Penal. I kallëzuari, i punësuar në Departamentin për Operacione Speciale Policore pranë MPB-së, më 01.08.2026, jashtë orarit të punës, në dy raste, para një objekti hotelierik dhe në sheshin e Kratovës, ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletën zyrtare që e kishte në përdorim. Departamenti për Kontroll të Brendshëm do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore – pezullim.

 

Më 13.10.2026, në orën 13:20, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria S.D. (30) nga Negotina. Ai dyshohet se ka marrë një automjet udhëtarësh të parkuar, në pronësi të një 54-vjeçari nga Negotina. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes, kundër S.D. do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 13.10.2026, në orën 19:20, në NJPB Sveti Nikollë, një grua 29-vjeçare nga një fshat i rrethinës së Sveti Nikollës ka denoncuar se ish-partneri i saj jashtëmartesor, V.S. (40) nga rrethina e Strumicës, kishte ardhur në shtëpinë e prindërve të saj në rajonin e Sveti Nikollës dhe e kishte kërcënuar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 14.10.2026, në orën 02:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria N.D. (40) nga një fshat i rrethinës së Kumanovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 35-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.S. (45) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë ndaj fëmijës“. Më 23.08.2026, në Tetovë, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht një 13-vjeçar nga Tetova.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër R.B. (52), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim i sigurisë“. Më 25.05.2026, i kallëzuari, përmes një rrjeti social, i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese një personi të gjinisë femërore dhe një nëpunësi policor.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në shtet, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria tre shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Të tre shoferët e kanë drejtuar automjetin pa e dhënë provimin e patentë shoferit, përkatësisht: N.P. (31) nga fsh. Slepçe, rrethina e Demir Hisarit, D.G. (43) dhe një 16-vjeçar, të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.

 

Më 13.10.2026, në orën 11:29, NJPB Strugë është njoftuar se I.M. (71) nga fshati Misleshevë i Strugës ishte shtypur nga traktori i tij „IMT 539“ në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas raportimit, ndërsa po punonte në traktor, ai ishte vënë në lëvizje dhe e kishte shtypur me rrotën e pasme, me ç’rast I.M. kishte pësuar lëndime, të cilat i ishin konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.10.2026, në orën 11:30, SPB Manastir është njoftuar se në fsh. Skoçivir, në rajonin e Manastirit, ishte gjetur një granatë. Nga ana e një pirotekniku të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – Manastir, granata është larguar në mënyrë të sigurt, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie nga Lufta e Parë Botërore.

 

NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.R. (26) nga fshati Zajas i Kërçovës, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale „shërbimi i fëmijës me pije alkoolike“, sipas nenit 204 të Kodit Penal. Më 02.10.2026, në një objekt hotelierik ku ishte i punësuar, i kallëzuari e kishte shërbyer me pije alkoolike një të mitur nga Dibra, i cili më pas, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.

 

Më 13.10.2026, në orën 18:00, në NJPB Gostivar, një grua 61-vjeçare me qëndrim në Gostivar ka denoncuar se, në periudhën nga korriku deri më 27.09.2026, ish-partneri i saj D.K., i cili qëndron jashtë shtetit, përmes telefonatave dhe një aplikacioni mobil i kishte bërë kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.10.2026, në orën 20:15, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria E.Sh. (22) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „mashtrim kompjuterik“, sipas nenit 251-b të Kodit Penal. Ai dyshohet se, përmes mashtrimit kompjuterik, për një periudhë të caktuar ka shfrytëzuar shërbimin e parkimit në Tetovë pa paguar. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 13.10.2026, në orën 17:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor Tearcë e kanë privuar nga liria L.A. (35) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij se e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht në shtëpinë familjare dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 13.10.2026, në orën 20:15, në SPB Manastir, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria Gj.В. (41) nga Manastiri, pasi në shtëpinë familjare në Manastir e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore 36-vjeçare. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.10.2026, në orën 04:20, në Shkup, në zonën e Shuto Orizarës, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.B. (40) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se më 13.10.2026, rreth orës 23:30, në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 41-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 13.10.2026, në orën 19:00, në SPB Shkup, I.M. (52) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:15, në një stacion autobusi në zonën e Karposhit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.10.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, M.S. (24) nga Shkupi ka denoncuar se më 12.10.2026, rreth orës 16:30, në zonën e Komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga I.C., i cili me një send të fortë ia kishte dëmtuar telefonin celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.10.2026, rreth orës 11:10, në SPB Shkup, V.T. (75) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Komunës së Aerodromit, ndërsa po hynte në ashensorin e një ndërtese, dy persona e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marrë portofolin me para dhe dokumente. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 13.10.2026, rreth orës 16:00, në SPB Shkup, L.P. (50) nga Shkupi ka denoncuar se, kur ishte kthyer në banesën e saj në zonën e Komunës së Aerodromit, kishte vërejtur se dera e banesës ishte hapur me forcë dhe ishte dëmtuar, por nuk kishte mundur të hynte brenda, pasi hyrja ishte bllokuar me një karrige. Pasi kishte arritur ta largonte karrigen, kishte hyrë brenda dhe kishte vërejtur një person, i cili e kishte sulmuar me një send të fortë dhe kishte ikur. Më pas, ajo kishte vërejtur se nga banesa ishin marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu