Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 15.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 15.10.2026

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Probishtip ngriti kallëzim penal kundër K.A. (30) nga Probishtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, amfetaminë, një thërrmuese dhe dy peshore digjitale.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër dy të miturve dhe A.K. (20), të gjithë nga Tetovambi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 29.04.2026, në Tetovë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet të kallëzuarve, me ç’rast me një send të mprehtë, i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore A.K. dhe një të mituri.

 

NJPB Kratovë  ngriti kallëzim penal kundër A.C. (63) nga një fshat i Kratovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 06.09.2026, në oborrin e shtëpisë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër P.M. (36) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 14.09.2026, përmes aplikacionit të rrjetit social, i kallëzuari i ka dërguar mesazhe kërcënuese një personi nga Tetova.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N.I. (54) nga fsh. Bogovinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. I kallëzuari e ka mashtruar një 45-vjeçar për shumën prej 2.000 eurosh, duke i premtuar dokumente për qëndrim dhe punësim në një shtet të huaj. Pasi i dëmtuari përmes ndërmjetësit ia ka dorëzuar paratë të kallëzuarit, ndërkaq dokumentet nuk ishin siguruar, ka kuptuar se ishte mashtruar.

 

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër D.V. (47) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“. Më 08.10.2026, në shtëpinë e tij, i kallëzuari e ka sulmuar T.K. me një send metalik dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

Më 15.10.2026, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria F.T. (43) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, i cili kërkohej me dy urdhërarreste qendrore dhe ndërkombëtare të lëshuara nga MPB-ja, me urdhra të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg prej tetë vjetësh për veprën penale sipas nenit 288, paragrafi 3, „vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme“, si dhe për vuajtjen e dënimit me burg prej tetë vjetësh për veprën penale sipas nenit 313 të Kodit Penal, „terrorizëm“. Personi do t’i dorëzohet institucionit kompetent ndëshkues-përmirësues.

 

Më 14/15.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria F.N. (45), D.B. (44), A.Z. (30), M.I. (20), T.S. (24), të gjithë nga Shkupi, si dhe B.B. (24) nga Velesi, D.G. (18) nga Zletova dhe K.A. (22), me qëndrim në Shkup, pasi te ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 15.10.2026, në orën 01:50, SPB Tetovë është njoftuar se në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fsh. Dobroshtë, një automjet udhëtarësh „Seat“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M. (20) nga fsh. Tearcë, rrethina e Tetovës, ka dalë nga rruga. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferi dhe bashkudhëtari i tij, A.I., nga fsh. Tearcë, rrethina e Tetovës, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 14.10.2026, në orën 17:30, në Sveti Nikollë, nëpunës policorë të NJPB Sveti Nikollë e kanë privuar nga liria Gj.V. (30) nga Sveti Nikolla, duke vepruar pas denoncimit paraprak të babait të tij 57-vjeçar se i biri e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 14.10.2026, rreth orës 19:20, në SPB Shkup, A.N. (29) ka denoncuar se në zonën e Gjorçe Petrovit është sulmuar fizikisht nga D.J. (32), S.J. (44) dhe N.S. (39), të gjithë nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 14.10.2026, rreth orës 22:35, SPB Shkup ka pranuar një informcaion se në zonën e Gjorçe Petrovit ka shpërthyer zjarr, nga i cili janë përfshirë një automjet udhëtarësh „Peugeot“ me targa të Shkupit, në pronësi të B.A. (28) dhe një automjet udhëtarësh „Renault“ me targa të Shkupit, në pronësi të M.N. (47), të dy nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.10.2026, rreth orës 02:55, SPB Shkup ka pranuar një informacion se në territorin e Komunës së Aerodromit ka shpërthyer zjarr, nga i cili është djegur plotësisht një automjet udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik, i cili ishte parkuar nga S.T. (43) nga Shkupi. Nga zjarri është përfshirë edhe një automjet udhëtarësh „Opel Astra“ me targa të Shkupit, në pronësi të I.R. (43) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Koçan ngriti kallëzim penal kundër A.J. (28) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 11.10.2026, në një objekt hotelierik, i kallëzuari e ka sulmuar Z.M. (39) me një send metalik dhe fizikisht e ka sulmuar L.M.M.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër H.Ç. (18) nga Berova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Në periudhën nga 02.12.2025 deri më 04.12.2025, në shtëpinë e tij, i kallëzuari kishte mbajtur mjete piroteknike, të cilat janë gjetur.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.K. (38) nga fsh. Prelubishtë, Komuna e Jegunovcit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 16.08.2026, në bul. „Marshall Tito“ në Tetovë, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe i ka shkaktuar lëndim.

 

Më 14.10.2026, me urdhër gjykate, nëpunës policorë të SPB Ohër kanë realizuar bastisje në shtëpinë e L.B. (64) nga Shkupi, me qëndrim në fsh. Godivje, Komuna e Debërcës. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë dhe 158 fishekë, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.

 

Më 14.10.2026, në orën 11:45, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria B.A. (45) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore me ngjyrë kafe. Ai është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 14.10.2026, në orën 19:20, në Tetovë, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria F.A. (33) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 34-vjeçare se ai për një periudhë të gjatë e kishte fyer dhe shqetësuar, ndërsa gjatë ditës e kishte sulmuar fizikisht. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 14.10.2026, në orën 18:30, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria J.A. (35) nga Velesi. Ai dyshohet se ka marrë sende nga garazhi në pronësi të një 50-vjeçari nga Velesi. Sendet e marra janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

 Më 14.10.2026, në orën 18:45, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria Z.S. (63) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive në shtëpi dhe kishte thyer një send. Pas ndërmarrjes së masave dhe kryerjes së kontrolleve, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,01 promilë alkool në gjak. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 14.10.2026, në orën 06:35, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e kanë privuar nga liria N.A. (50) nga një fshat i Negotinës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, ai kishte sulmuar fizikisht partneren e tij 43-vjeçare. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa N.A. i është dorëzuar aktvendimi i Gjykatës Themelore të Negotinës me masa për ndalim afrimi. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër një personi 16-vjeçar nga Manastiri, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Gjatë bastisjes në shtëpinë e një personi tjetër në Ohër, nëpunës policorë e kanë gjetur të miturin duke konsumuar marihuanë. Në prani të prindit, me të është zhvilluar bisedë zyrtare në SPB Ohër.

 

Më 14.10.2026, në orën 23:50, në rr. „Cvetan Dimov“ në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar i kanë privuar nga liria M.D. (21) nga Kavadari dhe L.S. (23) nga Rosomani. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh „Volkswagen Polo“ me targa të Kavadarit, të cilin e drejtonte M.D. dhe në të cilin ndodhej edhe L.S., nëpunësit policorë kanë konstatuar se M.D. e drejtonte automjetin gjatë kohës së ndalimit aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,11 promilë alkool në gjak. Ndërkaq, gjatë kontrollit të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një lëndë kokërrzore e bardhë. Ata janë dërguar në stacion policor, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

 

Accessibility Menu