Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 16.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 16.10.2026

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër K.A. (41) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 18.06.2025, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar një automjet udhëtarësh, të cilin e drejtonte i kallëzuari dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër L.A. (31) nga fsh. Vranjovcë, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë ndaj fëmijës“. Më 19.08.2026, në fsh. Gradec, rrethina e Gostivarit, e kallëzuara ka sulmuar fizikisht një fëmijë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër S.N. (47) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 19.08.2026, në rr. „Balindolska“ në Gostivar, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht dy nëpunës policorë gjatë kryerjes së veprimeve të tyre zyrtare.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër Gj.S. (24) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 03.02.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, peshore digjitale me tetrahidrokanabinol dhe kokainë, një pistoletë „Cërvena Zastava“, një karikator me fishekë dhe mjete financiare në vlera të ndryshme.


Më 15.10.2026, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria N.R. (34) nga Shkupi dhe Sh.K. (23) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresaa përkatëse.

 

Më 15.10.2026, rreth orës 09:10, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Kiril dhe Metodi“ me rr. „Fronti Popullor“ në Shkup, S.S. (36) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Shkupit, e ka goditur këmbësoren L.V. (62) nga Shkupi. Në aksident, L.V. (62) ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup dhe në një spital privat në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 15.10.2026, në orën 08:30, SPB Manastir është njoftuar se gjatë gërmimeve pranë varrezave të reja në Manastir ishte gjetur një granatë e vjetër. Pirotekniku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka ngritur granatën në mënyrë të sigurt dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie e kalibrit 75 mm, që daton nga Lufta e Parë Botërore.

 

Më 15.10.2026, rreth orës 15:45, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Dimitrie Çupovski“ në Shkup ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Opel“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.J. (59) nga Shkupi dhe një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.B. (31) nga Shkupi. Në aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Shën Naum i Ohrit“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 15.10.2026, në orën 08:10, Stacioni Policor Makedonski Brod është njoftuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në konstruksionin e çatisë së shtëpisë familjare, A.S. (46) nga Kërçova kishte gjetur një mjet shpërthyes në hapësirën e tavanit. Pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka ngritur mjetin në mënyrë të sigurt dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një minë shpërthyese lëvizëse kundërkëmbësorie , e cila daton nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Më 15.10.2026, në orën 20:35, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria A.H. (45) nga Manastiri, pasi në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 74-vjeçar. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresa përkatëse.

 

Më 16.10.2026, në orën 02:20, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria 63-vjeçaren M.T. nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj 68-vjeçar në shtëpinë e tyre, me ç’rast kishte përdorur një send të mprehtë. Sendi është gjetur dhe sekuestruar, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër L.M. (54) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Nëpunës policorë të SPB Veles kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit në fsh. Vojnicë, Komuna e Çashkës, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë, peshore digjitale etj.


Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë drejtues automjetesh për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, gjashtë drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: S.S. (32) dhe B.R. (27), të dy nga Shkupi, Sh.K. (23) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, Z.I. (19) dhe një 17-vjeçar, të dy nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, si dhe një 17-vjeçar nga Prilepi. Me shpejtësi më të madhe nga e lejuara ka drejtuar automjetin V.B. (27) nga fsh. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit, ndërsa nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjetin B.J. (70) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër R.S. (36) nga fshati Radolishtë i Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „ushtrim i transportit publik pa posedem licene“. Më 13.09.2026, nëpunës policorë të SPB Ohër e kanë gjetur të kallëzuarin duke ushtruar transport taksi të udhëtarëve pa poseduar licencë për ushtrimin e transportit publik të personave.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër D.B. (46) nga Ohri dhe S.B. (72) nga fsh. Leshan, Komuna e Debërcës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 81 fishekë, të cilët i posedonin në mënyrë të paligjshme, pas çka janë privuar nga liria.

 

Më 15.10.2026, në orën 17:40, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria T.G. (42) nga Shtipi, sepse e kishte kërcënuar vëllain e tij 45-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Më 15.10.2026, në orën 10:30, në SPB Shkup, D.L. (43) ka denoncuar se më 09.10.2026, në orët e vona të mbrëmjes, në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit, një i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur, njëri prej të cilëve e njihte, ndërsa një tjetër e kishte incizuar ngjarjen me telefon celular dhe e kishte publikuar në një rrjet social. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.10.2026, në orën 23:50, në SPB Shkup, D.B. (40) nga fsh. Jurumler, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 19:30, në fsh. Jurumler, në rrethinë të Shkupit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.10.2026, në orën 07:30, SPB Shkup është njoftuar nga Institucioni Shëndetësor Publik „Shën Naum i Ohrit“ se tek ata ishte sjellë D.A. (44) nga fsh. Petrovec, Komuna e Petrovecit, me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ai i kishte marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në zonën e Gazi Babës. Nëpunës policorë të SPB Shkup kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

Më 15.10.2026, rreth orës 12:30, SPB Shkup është njoftuar se në një bastore sportive në zonën e Qendrës, një person me kërcënim kishte tentuar t’ia merrte paratë punonjësit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.10.2026, në orën 20:30, në SPB Shkup, E.B.A. (48) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:30, në zonën e Bit Pazarit, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjet;r. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 15.10.2026, rreth orës 14:25, në SPB Shkup, M.M. (18) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Kisella Vodës, një person i gjinisë femërore ishte përpjekur t’i merrte paratë duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu