Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 17.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 17.10.2026

SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik dhe V.T. (38) nga fsh. Borievë, Komuna e Bosillovës, drejtues i personit juridik, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „fshehje tatimore“. Gjatë periudhës nga data 01.01.2026 deri në datën 28.01.2026, te personi juridik, si tatimpagues, dhe te i kallëzuari i dytë, është konstatuar mungesë e mjeteve financiare në shumën e përgjithshme prej 3.127.042 denarësh, të regjistruara me qëllim pagese për shpenzime materiale, të cilat i përkisnin viteve të kaluara dhe vitit aktual. Në të njëjtën kohë, këto mjete nuk ishin arsyetuar dhe as nuk ishin kthyer në llogarinë transaksionale. Në këtë mënyrë, të kallëzuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të shtetit në vlerë prej 347.414 denarësh.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (43) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 03.09.2026, i kallëzuari, i cili në atë periudhë ishte duke vuajtur dënimin me burg, përmes një aplikacioni të një rrjeti social i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij jashtëmartesore, 34-vjeçare.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër N.A. (51) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „ngacmim seksual“. Më 20.05.2026, i kallëzuari e kishte ngacmuar seksualisht një grua 49-vjeçare nga Tetova.

 

SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër B.A. (27) nga fsh. Gradashorc, Komuna e Vasilevës, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „mundësimi i përdorimit të drogave narkotike“, sipas nenit 216, paragrafi 1, të Kodit Penal. Më 07.11.2025, në Strumicë, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë është kryer kontroll ndaj të kallëzuarit dhe dy personave të tjerë. Gjatë kontrollit, te B.A. është gjetur marihuanë, një pjesë të së cilës ai ua kishte mundësuar për konsumim dy personave të tjerë.

 

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, drejtuar PTHP-së ngriti kallëzim penal kundër Sh.A., mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

I kallëzuari, nëpunës policor në Stacionin Policor Draçevë pranë SPB Shkup, jashtë orarit të punës, më 01.10.2026, kishte drejtuar një automjet udhëtarësh me leje qarkullimi të skaduar dhe pa e dhënë provimin e vozitjes. Si pjesëmarrës në qarkullimin publik, ai nuk i ka respektuar rregullat e sigurisë në komunikacion dhe në këtë mënyrë e ka drejtuar automjetin në mënyrë të pakujdesshme. Departamenti për Kontroll të Brendshëm kundër Sh.A. ka paraqitur edhe propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë.


Më 16.10.2026, në orën 17:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.A. (50) nga Kumanova, pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

 

Më 16.10.2026, në orën 18:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria A.Sh. (52) nga Shkupi dhe A.A. (51) nga fsh. Straçincë, rrethina e Shkupit. Ata janë kapur në një objekt tregtar në bul. „Revolucioni i Tetorit“ në Kumanovë, duke tentuar për të vjedhur produkte. A.Sh. dhe A.A. janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

 

Më 16.10.2026, në fsh. Ratevë, rrethina e Berovës, nëpunës policorë të NJPB Berovë, me urdhër gjykate, kanë kryer bastisje në një objekt në pronësi të V.V. (63) nga fsh. Dvorishtë, rrethina e Berovës. Gjatë bastisjes, në njërën nga dhomat e objektit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe fishekë. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 16.10.2026, në Vinicë, nëpunës policorë të NJPB Vinicë, me urdhër gjykate, kanë kryer bastisje në shtëpinë e P.G. (25) nga Vinica, ku janë gjetur dhe sekuestruar një thërrmuese metalike dhe farë marihuane. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 16.10.2026, rreth orës 08:00, SPB Shkup është njoftuar se në Autostradën e Adriatikut, në mbi mbikalim, një automjet transportues „MAN“, me rimorkio dhe me targa të Gostivarit, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur në gardhin dëbues metalik. Pas aksidentit, shoferi G.A. (70) nga Gostivari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 16.10.2026, në orën 18:40, në rrugën „Ilindenska“ në Gostivar, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit e kanë privuar nga liria V.D. (29) nga Gostivari. Në orën 18:45, ai ishte denoncuar nga nëna e tij 52-vjeçare, se rreth orës 18:00, i biri kishte ardhur para derës hyrëse të shtëpisë familjare në gjendje të dehur, duke i bërë kërcënime serioze ndaj jetës dhe integritetit të saj fizik. Ai është ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme dhe kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.10.2026, në orën 07:15, në rrugën „Marshall Tito“ në Tetovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Tetovës e kanë privuar nga liria K.B. (36) nga Tetova. Ai ishte denoncuar nga nëna e tij 62-vjeçare, se rreth orës 01:00, i kishte kërkuar para dhe pasi i kishte marrë, ishte bërë agresiv dhe i kishte kërkuar edhe më shumë, duke hedhur një send të fortë në drejtim të saj. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i NJPB Gostivar.

 

Më 16.10.2026, në orën 12:30, në fsh. Murtinë, rrethina e Strumicës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një traktori „IMT 533“, me targa të Strumicës, i drejtuar nga T.T. (57) nga fsh. Murtinë dhe një motoçiklete pa targa, të drejtuar nga një 14-vjeçar nga fsh. Bansko, rrethina e Strumicës. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i mitur i motoçikletës dhe pasagjeri 14-vjeçar i motoçikletës, nga fsh. Bansko. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore të Strumicës, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer një ekip i Stacionit Policor të Strumicës.

 

Më 16.10.2026, në orën 20:50, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.S. (36) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se i kishte bërë kërcënime bashkëshortes së tij 36-vjeçare në shtëpinë e tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 17.10.2026, në orën 01:30, në SPB Shkup, H.K. (29) nga Shkupi ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga V.D. (25) para një objekti hotelierik në lagjen Ilinden. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.10.2026, rreth orës 00:55, në SPB Shkup është denoncuar se në zonën e Shuto Orizarës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis A.D. (26) dhe T.D. (59), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 15.10.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, V.Gj. (40) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:50, në një shkollë fillore në zonën e Draçevës, fëmija i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strumicë kundër një personi juridik dhe N.B. (50) nga Strumica, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ishte drejtues me autorizime të pakufizuara për tregti të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dyshimit të bazuar se personi juridik i kallëzuar dhe personi përgjegjës në të kanë kryer veprën penale „tregti e paligjshme“, sipas nenit 277, paragrafët 4 dhe 1, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Personi juridik i kallëzuar i parë dhe N.B., në cilësinë e drejtuesit me autorizime të pakufizuara të personit juridik, gjatë periudhës nga viti 2020 deri në vitin 2026, në mënyrë të paautorizuar kanë kryer importimin, magazinimin dhe shitjen e artikujve dhe mallrave, qarkullimi i të cilave është i kufizuar. Ata dyshohet se janë marrë me tregti të paligjshme të sasive të konsiderueshme të kimikateve me vlerë të lartë, për tregtimin me shumicë të të cilave kërkohen autorizime përkatëse, si dhe leje të posaçme importi. Me këto veprime, të kallëzuarit, me dashje, kanë kryer disa veprime të ndërlidhura në kohë, të cilat përbëjnë realizim të shumëfishtë të veprës së njëjtë, përkatësisht veprës së vazhduar penale, në atë mënyrë që veprat i kanë kryer duke shfrytëzuar marrëdhënien e njëjtë të vazhdueshme, rrethanat dhe aktivitetet e njëjta, përkatësisht kanë realizuar disa herë shitblerjen e paautorizuar të kimikateve qarkullimi i të cilave është i kufizuar, duke mos i poseduar lejet dhe vendimet e nevojshme për qarkullimin e të njëjtave me shumicë, duke mos parashtruar kërkesë për marrjen e miratimeve, vendimeve ose leje të nevojshme për import dhe duke mos u regjistruar personi juridik i paraqitur në regjistrin  e importuesve të kimikateve të këtilla.

 

Më 16.10.2026, në orën 15:25, në SPB Shkup, një grua 57-vjeçare ka denoncuar se në zonën e Komunës së Aerodromit kishte gjetur një bombë tymuese në një dollap brenda banesës së saj. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë bombën për procedura të mëtejshme.

 

Më 16.10.2026, në orën 15:40, në SPB Shkup, një grua 27-vjeçare ka denoncuar se që nga muaji shtator e deri më tani, ish-partneri i saj V.V. (38) i kishte bërë kërcënime përmes rrjeteve sociale dhe gjithashtu e kishte përndjekur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.10.2026, në orën 16:50, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Butelit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike midis D.N. (51) dhe K.G. (31), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 16.10.2026, në Stacionin Policor Karposh, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me E.N. (38) dhe J.L. (39), të dyja nga Shkupi, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike përmes një përleshjeje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

Më 16.10.2026, rreth orës 15:30, në SPB Shkup, një grua 60-vjeçare ka denoncuar se N.M. i kishte drejtuar kërcënime asaj dhe familjes së saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.10.2026, rreth orës 22:30, në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Zelenikovë, në rrethinë të Shkupit, kishte shpërthyer zjarr në një stallë në pronësi të G.S. (46), ku ndodheshin rreth 400 dengje jonxhë dhe drithëra. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse – Shkup. Nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë të SPB Shkup.

 

 

Accessibility Menu