Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 18.10.2026

Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T. (73) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara  për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual dhe përdhunim”. Më 06.10.2026, në një fshat të Kriva Pallankës, i kallëzuari ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua 75-vjeçare nga fshati.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.H. (35), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”, si dhe kundër F.A. (54) dhe A.A. (22), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Më 25.08.2026, i kallëzuari i parë është përpjekur ta sulmojë me thikë të kallëzuarin e dytë, i cili, në vetëmbrojtje, ia ka dëmtuar biçikletën me një send të fortë. Më pas ka ndodhur përleshje fizike mes të treve, pas çka L.H. u ka shkaktuar lëndime me thikë F.A. dhe L.A., të cilët janë përpjekur t'ia marrin thikën.

 

Më 15.10.2026, në orën 20:30, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të ekipit mobil “Task Force” kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Citroën”, me targa të Makedonska Kamenicës, të cilin e drejtonte N.S. (30) nga Makedonska Kamenica. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një paketim me marihuanë dhe një thërrmuese. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 16.10.2026, në orën 14:00, në SPB Shkup, nga INP Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 11:30, gjatë bastisjes te i dënuari S.S., është gjetur dhe konfiskuar një substancë pluhurore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje më 16.10.2026 në objekte fetare në territorin e qytetit. Në objektin fetar „Firdeus“, në rrugën „Van Vardarska“, gjatë periudhës nga 16.10.2026 deri më 17.10.2026, një kryerës i panjohur, duke përdorur forcë fizike, e ka hapur me forcë dritaren e ambienteve të bodrumit dhe ka tentuar ta hapë derën e bodrumit, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes. Në „Xhaminë e Madhe“, në rrugën „Çarshia e Epërme“, rreth orës 05:30, një person ka hyrë në objekt, ka tentuar ta gjejë çelësin dhe më pas me një mjet metalik ka tentuar ta dëmtojë dhe ta hapë derën, pas çka është larguar. Në xhaminë „Eski“, në rrugën „Probishtipska“, personi përgjegjës A.B. (38) nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur ka tentuar ta hapë dhe e ka dëmtuar kasafortën metalike, e cila është gjetur e zhvendosur nën karriget. Pas masave operative të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, më 17.10.2026, në orën 12:30, në rrugën „Boris Kidriç“ në Tetovë, është privuar nga liria D.S. (35) nga fshati Jelovjanë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale „Vjedhje e rëndë“ dhe „Vjedhje e rëndë në tentativë“, të ndëshkueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 17.10.2026, në orën 22:55, NJPB Gostivar është njoftuar se në fshatin Banjicë e Poshtme ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një automjet pasagjerësh „Opel“, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.M. (59) nga Gostivari, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur betoni. Në orën 23:00, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

 

Më 18.10.2026, në orën 01:15, gjatë një kontrolli të kryer në një objekt hotelierik në rrugën „Zhivko Brajkoski“ në Gostivar, nëpunësit policorë kanë ndaluar tre shtetas të huaj nga Republika e Turqisë: Ç.M. (20), J.J. (39) dhe H.K. (42), për qëndrim të paligjshëm dhe keqpërdorim të qëndrimit në shtet. Ata janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtejshme.

 

Më 17.10.2026, në orën 23:40, gjatë një kontrolli në një objekt në rrugën „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar Xh.S. (52) nga Tetova. Personi ka refuzuar të identifikohet, nuk ka pasur dokumente personale, nuk u është bindur urdhrave të dhëna policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe është sjellë në mënyrë agresive. Ai është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtejshme.

 

Më 17.10.2026, në orën 02:30, në rrugën „Vasil Stefovski“ në Ohër, është privuar nga liria A.P. (41) nga Ohri, pas denoncimit paraprak se në një objekt hotelierik në Ohër ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj M.G. (38) nga Ohri dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër A.P. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 18.10.2026, në orën 00:06, në NJPB Dibër është privuar nga liria A.M. (41) nga fshati Mogorçë i Dibrës, pas një denoncimi paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me udhëzim të prokurorit publik, automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të paraqite kallëzim penal përkatës.

 

Më 17.10.2026, rreth orës 06:05, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën rajonale Kumanovë–Likovë, në fshatin Orizarë, Komuna e Likovës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet pasagjerësh i markës „BMW“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.R. (35) nga fshati Likovë, ka goditur këmbësorin D.D. (67) nga fshati Orizarë. Në aksident, këmbësori D.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike „Nënë Tereza“ në Shkup. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.

 

Më 17.10.2026, rreth orës 15:10, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugën rajonale Kumanovë–Likovë, përkatësisht në fshatin Opajë, Komuna e Likovës, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një automjet pasagjerësh „Audi“, me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 18-vjeçarja S.A. nga fshati Sllupçan, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një konstruksion metalik. Në aksident, bashkudhëtarja A.A. (18) nga fshati Sllupçan ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.

Më 17.10.2026, nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force” pranë NJPB Kavadarc zhvilluan bisedë zyrtare me V.G. (43) nga Kavadari, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate të Gjykatës Themelore të Kavadarit, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një substancë kokërrzore e bardhë. U njoftua prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 17.10.2026, në orën 19:40, në SPB Shkup, një grua 42-vjeçare denoncoi se rreth orës 14:30, në shtëpinë e saj në zonën e Bit Pazarit, ajo dhe vajza e saj e mitur ishin sulmuar fizikisht nga i birësuari i saj, A.F. (23). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.10.2026, në orën 05:25, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Kisella Vodës, G.M. (46) nga Shkupi ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët kishin përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.10.2026, në orën 16:30, në SPB Shkup, M.D. (25) nga fshati Petrovec, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 16.10.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Petrovec ishte sulmuar fizikisht nga B.V. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.10.2026, në orën 01:30, SPB Shkup është njoftuar se në një objekt hotelierik në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike ndërmjet L.A. (20) dhe M.D. (25), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 18.10.2026, rreth orës 02:50, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare denoncoi se më 17.10.2026, rreth orës 22:00, në shtëpinë e saj në zonën e Bit Pazarit ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, M.A. (31). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.10.2026, në orën 19:45, në Shkup, në territorin e komunës së Aerodromit, zyrtarët policorë të SPB Shkup privuan nga liria I.T. (24) nga fshati Bogomillë, i cili qëndronte në Shkup, pas një denoncimi të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht A.R. (51) nga Shkupi dhe i kishte shkaktuar lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Më 17.10.2026, në orën 21:00, në SPB Shkup, R.D. (44) nga fshati Jurumleri, rrethina e Shkupit, denoncoi se rreth orës 20:30, në fshatin Jurumleri, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga E.A. (18). Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 17.10.2026, në orën 11:30,  SPB Shkup ka marrë informacion nga INP Burgu - Shkup se brenda rrethojës së institucionit ishte gjetur një qese që përmbante një telefon celular, një karikues dhe marihuanë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 17.10.2026, në orën 10:40, në bulevardin „Goce Dellçev” në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Hyundai”, me targa të Strumicës, i drejtuar nga N.Sh. (80) nga Strumica dhe një automjeti transportues „Nissan”, po ashtu me targa të Strumicës, i drejtuar nga A.A. (34), nga Strumica. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari në automjetin „Hyundai”, T.A. (44) nga Strumica. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i Stacionit Policor të Strumicës.

 

Më 17/18.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria F.S. (32) nga Gostivari, si dhe D.K. (22), S.T. (43), A.E. (18) dhe M.R. (20), të gjithë nga Shkupi, pasi te ta u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një substancë pluhurore e bardhë dhe një substancë kokërrzore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të paraqiten parashtresa përkatëse.

 

Më 17.10.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria M.T. (46) nga rajoni i Strumicës. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare ndaj tij, M.T. ka nxjerrë dhe dorëzuar hashash dhe sende të tjera me mbetje marihuane. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 17.10.2026, në orën 16:30, në Stacionin Policor Bit Pazar, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me J.D. (36), pas një denoncimi të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht R.Q. (19) në një stadium sportiv, ku po zhvillohej një ndeshje futbolli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive.

Nga nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë, B.K. nga Shkupi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit.

Accessibility Menu