Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 19.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 19.10.2026

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër L.O. (28) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 16.01.2026, i kallëzuari, së bashku me një person tjetër, kryente shitblerje të marihuanës.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.T. nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. I kallëzuari mbante në shtëpinë e tij një pistoletë të markës „Zastava“, në pronësi të një personi tjetër, megjithëse e dinte se nuk lejohej të mbante armë zjarri për të cilën nuk posedonte leje për posedim.

 

NJPB Kratovë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.K. (42) nga Kratova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 30.09.2026, në Kratovë, e kallëzuara e kishte lëshuar qenin e saj pa zinxhir, me ç’rast qeni kishte sulmuar G.T.

 

NJPB Kratovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.M. (51) nga Kratova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „falsifikim i dokumentit“. Më 12.06.2026, i kallëzuari drejtonte një automjet udhëtarësh me targa regjistrimi që i përkisnin një automjeti tjetër dhe ishte përfshirë në një aksident trafiku.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.S.S. (54) nga Gjermania, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 12.02.2026, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, ishte ushtruar kontroll në një automjet kamper me targa gjermane, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, psilocibinë, thërrmuese dhe sende të tjera.

 

Më 18.10.2026, në orën 15:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria G.A. (48) nga Kumanova, sepse kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ai u ndalua në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 18/19.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria L.T. (27), E.S. (19), D.A. (47) dhe S.M. (18), të gjithë nga Shkupi, si dhe M.U. (32) nga Gjermania, pasi tek ata ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë pluhurore e bardhë dhe një shishe me lëng. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 19.10.2026, në orën 04:35, në një parking pranë një pike karburanti përgjatë rrugës Tetovë–Gostivar, nëpunës policorë të Stacionit Policor të Kamjanit e privuan nga liria M.B. (36) nga fsh. Negotinë, rajoni i Gostivarit. Ai dyshohet se më 18.10.2026, rreth orës 19:15, në një bastore sportive në fsh. Negotinë, me kërcënim i kishte marrë para nga arka punonjësit të bastores. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 18.10.2026, rreth orës 18:00, SPB Strumicë është njoftuar se në rrugën rajonale Strumicë–Vallandovë, në segmentin nga fsh. Kosturinë deri në vendin e quajtur „Çadorçe“, kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Fiat Punto“ me targa të Strumicës, i drejtuar nga T.Xh. (60) nga fsh. Kosturinë, rrethina e Strumicës dhe një automjeti udhëtarësh „Volkswagen“ me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga V.K. (30) nga Gjevgjelia. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit „Fiat Punto“, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 19.10.2026, në orën 04:10, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria F.A. (41), duke vepruar pas denoncimit paraprak të nënës së tij 63-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare dhe e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 18.10.2026, në orën 20:10, NJPB Gostivar është njoftuar se në bul. „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, një automjet udhëtarësh „Chevrolet Spark“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga N.H. (69) nga fsh. Negotinë, rrethina e Gostivarit, kishte goditur këmbësorin A.Z. (21) nga Gostivari. Në aksident, këmbësori 21-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 18.10.2026, në orën 12:40, nëpunës policorë të NJPB Kavadar zhvilluan bisedë zyrtare me B.S. (44) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit paraprak të ish-bashkëshortes së tij 39-vjeçare se ai nuk e kishte respektuar vendimin e Qendrës për Punë Sociale në Kavadar, me të cilin asaj i lejohet për t’u parë me fëmijët e saj të mitur. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të paraqitet parashtresë përkatëse.


SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër O.N. (41) nga Manastiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 29.09.2025, nëpunësit policorë e kishin kapur të kallëzuarin së bashku me një person tjetër gjatë shitblerjes së metamfetaminës.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.M. (33) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „braktisje dhe keqtrajtim i fëmijës“. Më 05.10.2026, në shtëpinë familjare, e kallëzuara e kishte sulmuar fizikisht vajzën e saj të mitur, si dhe e kishte braktisur fëmijën e saj dhjetëmuajshe, duke e lënë vetëm dhe pa kujdesin e duhur.

 

Më 18.10.2026, në orën 15:30, në SPB Shkup, një grua 39-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 00:30, në zonën e Vlaes, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një grup të miturish, disa prej të cilëve i njihte, ndërsa ishte përdorur edhe një send i fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër J.A. (42), A.I.V. (32) dhe A.K. (36), të gjithë nga Dibra, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale „vjedhje e rëndë“, ndërsa personi i dytë dhe i tretë i kallëzuar kanë kryer edhe veprën penale „ndihmë në kryerjen e veprës penale“. Më 12/13.02.2026, në Institucionin e Shëndetit Publik – Spitali i Përgjithshëm Dibër, pasi A.I.V., e punësuar në spital, ia kishte dhënë çelësin e derës hyrëse J.A., ai së bashku me personin e tretë të kallëzuar kishin hyrë në spital dhe në njërën prej zyrave kishin marrë një pistoletë „Cërvena Zastava“, të kalibrit 9.9 milimetra, në pronësi të ISHP-së – Spitali i Përgjithshëm Dibër.

 

Më 18.10.2026, në orën 18:40, NJPB Prilep është njoftuar se në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep ishte sjellë me lëndime të rënda trupore A.P. (74) nga fsh. Vrançe, Komuna e Dollnenit, me vendbanim në Prilep. Sipas denoncimit, ai ishte lënduar gjatë punës me traktor në oborrin e pronës së tij në fsh. Vrançe. Në një moment, traktori ishte përmbysur, me ç’rast ai kishte pësuar lëndimet. Po punohet për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.10.2026, në orën 00:10, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria B.R. (38) nga Koçani, pasi e kishte kërcënuar djalit të tij 18-vjeçar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 18.10.2026, në orën 09:50, në SPB Shkup, M.I. ka denoncuar se rreth orës 09:30, në afërsi të një marketi në fsh. Saraj, derisa ndodhej në automjet udhëtarësh „Touran“, një person kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Menjëherë pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kishin mbërritur nëpunës policorë të SPB Shkup, me ç’rast ishin gjetur katër gëzhoja të municionit të pistoletës. Nga xhami i dëmtuar i automjetit, M.I. kishte pësuar lëndim në dorë. Është njoftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e rastit.

 

Më 17.10.2026, NJPB Kërçovë është njoftuar se E.K. (37) nga Kërçova kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pas çka ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 18.10.2026, rreth orës 21:25, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Komunës së Aerodromit, V.S. (47) nga Shkupi ishte sulmuar me një send të fortë nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 18.10.2026, në orën 09:50, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup i ndaluan A.J. (24) dhe A.I. (27), të dy nga Shkupi, pasi kishin prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 18.10.2026, në orën 10:20, SPB Shkup është njoftuar se në Usje, në rrethinë të Shkupit, kishte shpërthyer zjarr në çatinë e një shtëpie, në pronësi të K.D. (47) nga Shtipi, me qëndrim në Shkup. Zjarri ishte shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit dhe persona të lënduar nuk ka. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes.



Gjatë 24-orëve, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë drejtues mjetesh për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.R. (18), B.R. (26) dhe B.K. (33), të gjithë nga Shkupi, si dhe A.Sh. (24) nga fsh. Reçicë e vogël, rrethina e Tetovës. Nën ndikimin e alkoolit drejtonin automjete E.J. (61) nga Vinica dhe V.P. (61) nga Gjevgjelia. Ndërsa V.Zh. (57) dhe N.Z. (36), të dy shtetas të Serbisë, drejtonin automjete pasagjerësh me shpejtësi shumë më të lartë nga ajo e lejuar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.

 

Më 19.10.2026, në orën 00:45, në rr. „Dimo Narednikot“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep privuan nga liria D.N. (21), A.S. (23), N.M. (21) dhe një të mitur 17-vjeçar, të gjithë nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit të tyre, te D.N. u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 18.10.2026 në orën 15:00 në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të një gruaje 45-vjeçare, se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur 14-vjeçare, me të cilën ka qenë në lidhje. Po merren masa për zbardhjen e rastit.


Më 18.10.2026, rreth orës 17:00, në SPB Shkup, I.A. ka denoncuar se në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i saj i mitur ishte sulmuar me një send të fortë nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.10.2026, rreth orës 01:20, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Karposhit ishte përfshirë nga zjarri një automjet pasagjerësh i markës „Geely“, me targa të Shkupit, në pronësi të B.I. (42) nga Shkupi, me ç’rast ishte përfshirë nga zjarri edhe një automjet pasagjerësh i markës „Toyota“, me targa të Shkupit, në pronësi të D.K. (74) nga Shkupi. Zjarri ishte shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu