SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.J.B. (35) nga Gjermania, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 09.02.2026, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, është kryer kontroll i një automjeti udhëtarësh „Volkswagen Golf” me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar MDMA dhe LSD.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.A. (35) nga rajoni i Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Lëndim trupor” dhe „Rrezikim i sigurisë”. Më 13.10.2026, në shtëpinë familjare, në rrethinë të Tetovës, pas një zënke paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij jashtëmartesore.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër S.N. (57) nga fsh. Kuçicinë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 11.03.2026, nëpunës policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të kallëzuarës, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë, fishekë të kalibrit 12 mm dhe plumba të kalibrit 7,65 mm.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër M.T. (30) nga fsh. Cërvevc, rrethina e Kërçovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 28.08.2025, në Kërçovë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll të një automjeti udhëtarësh „BMW”, i drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
Më 19.10.2026, rreth orës 08:00, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Indira Gandi” në Shkup, M.H. (21) nga Shkupi, duke drejtuar një automjet udhëtarësh „Volkswagen Polo”, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me automjetin. Në aksident, M.H. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarja e saj 19-vjeçare, E.A. nga Shkupi, ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori” në Shkup. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.
Më 19/20.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.N. (44), A.V. (41), M.Ç. (24), N.U. (22), D.S. (19) dhe S.R. (26), të gjithë nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një substancë pluhurore e bardhë, metadon dhe një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse.
Sot (20.10.2026), në orën 04:20, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 03:30, gjatë kontrollit të kryer në një hapësirë të institucionit, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Më 19.10.2026, në orën 07:30, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Blagoja Stefkovski” dhe rr. „Metodija Andonov Çento” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (51) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shtipit, e drejtuar nga S.M. (49) nga fsh. Jargulicë, rajoni i Radovishit. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.10.2026, në orën 18:05, SPB Shkup është njoftuar se në kryqëzimin e rr. „Lekë Dukagjini” dhe rr. „Klinska Lesa” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Volkswagen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.B. (22) nga Shkupi dhe një trotineti elektrik i drejtuar nga një i mitur 11-vjeçar nga Shkupi. Në aksident, bashkudhëtari gjashtëvjeçar në trotinet ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Emergjente pranë Kompleksit të Klinikave „Nëna Terezë” në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.10.2026, në orën 08:50, NJPB Koçan është njoftuar se në rr. „Nikola Karev” në Koçan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh „Seat” me targa të Koçanit, i drejtuar nga R.Z. (36) nga fsh. Grdovc, rrethina e Koçanit dhe një motoçiklete, e drejtuar nga R.J. (72) nga Koçani. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Koçan. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i NJPB Koçan, me ç’rast është konstatuar se R.J. e drejtonte motoçikletën pa e fituar paraprakisht të drejtën e drejtimit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 19.10.2026, në orën 17:30, në NJPB Radovish është denoncuar se në rr. „Vidoe Smilevski Bato” në Radovish, Zh.M. (58) nga Radovishi, duke drejtuar një biçikletë me motor ndihmës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit. Një ekip i NJPB Radovish ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 19.10.2026, rreth orës 16:00, në SPB Shkup, R.S. (41) nga Shkupi ka denoncuar se gjatë pushimit të madh, para një shkolle të mesme në zonën e Shuto Orizarës ku vijonte mësimin, djali i tij 16-vjeçar është sulmuar fizikisht nga dy persona, njëri prej të cilëve ka nxjerrë një pistoletë, por nuk ka shtënë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.10.2026, rreth orës 17:00, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai kishte sulmuar me një send të mprehtë një 15-vjeçar nga Shkupi dhe i kishte shkaktuar lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 20.10.2026, në orën 00:10, nëpunës policorë të NJPB Berovë e kanë privuar nga liria M.B. (43) nga rrethina e Berovës, pasi kishte sulmuar fizikisht djalin e tij 16-vjeçar. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të pasojë kallëzimi përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (36) nga Makedonska Kamenica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „Lëndim trupor” dhe „Rrezikim i sigurisë”. Më 10.10.2026, në shtëpinë ku qëndron në Makedonska Kamenicë, pas një grindjeje paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i ka bërë kërcënime.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (27) nga fsh. Gradashorc, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 07.11.2025, në Strumicë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 19.10.2026, në orën 22:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.S. (23) nga Kumanova. Gjatë kontrollit tek ai janë gjetur 30 paketime me marihuanë. Ai është shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzimi përkatës.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në shtet, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë drejtues automjetesh për shkak të kryerjes së veprës penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, gjashtë drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: R.T. (20) nga Shkupi, N.V. (30) nga rrethina e Shkupit, A.R. (23) nga rrethina e Gostivarit, T.S. (54) nga rrethina e Velesit, I.I. (19) nga Prilepi dhe A.G. (38) nga rrethina e Prilepit. Ndërsa, me shpejtësi mbi të lejuarën drejtonte automjetin E.N. (24) nga rajoni i Resnjës. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.
SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër M.J. (35) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Ndërtim i kundërligjshëm”, sipas nenit 244 të Kodit Penal. Në një parcelë kadastrale në fshatin Ramne të Ohrit, ai kishte filluar ndërtimin e një pllake betoni dhe punimeve të tjera përcjellëse ndërtimore, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent shtetëror. Inspektorati i Ndërtimit ka nxjerrë vendim për largimin e ndërtimit.
NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.S. (19) nga fshati Dellogozhdë i Strugës, A.B. (24) nga fshati Poum dhe Xh.B. (24) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë”. Më 27.09.2026, në një objekt shitës në rrugën „Brigadat Proletare” në Strugë, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht pronarin dhe një punonjëse, duke përdorur edhe një send metalik.
Më 19.10.2026, në orën 23:20, në SPB Tetovë, një grua 42-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 20:00, në shtëpinë familjare, pas një grindjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj K.M. (37) nga Tetova. Më vonë, më 20.10.2026, në orën 01:30, K.M. është paraqitur vetë në SPB Tetovë, pas çka është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të pasojë parashtresa përkatëse.
Më 19.10.2026, në orën 22:20, në SPB Shkup, një grua 22-vjeçare ka denoncuar se më 18.10.2026, rreth orës 00:30, në zonën e Karposhit, një person e kishte ndjekur dhe më pas e kishte prekur në trup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 20.10.2026, rreth orës 02:40, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Brigada e Tretë Maqedonase”, në territorin e Komunës së Aerodromit, kishte shpërthyer zjarr në një objekt. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit. Nuk ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunës policorë nga SPB Shkup.
Më 20.10.2026, rreth orës 01:35, në SPB Shkup është denocuar se në zonën e Qendrës, M.M. (49) nga Shkupi është sulmuar nga tre persona, me ç’rast është përdorur edhe një send i mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.10.2026, në orën 16:20, në SPB Shkup, F.M. (43) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 12:10, në zonën e Qendrës, një person ia kishte marrë telefonin celular nga dora. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Në SPB Shkup, A.A. (49) nga Shkupi ka denoncuar se më 16.10.2026, në një shkollë fillore në zonën e Shuto Orizarës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga S.A., mësimdhënës në shkollë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.10.2026, në orën 21:30, në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare ka denoncuar se në zonën e Qendrës, ish-partneri i saj E.S. ia kishte marrë telefonin celular dhe portofolin, ndërsa kur kishte tentuar që t’ia merrte, ai e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.10.2026, rreth orës 07:40, në SPB Shkup, një burrë 76-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga vajza e tij H.S., e cila kishte përdorur edhe një send të fortë dhe i kishte shkaktuar lëndime, si dhe e kishte kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.10.2026, rreth orës 12:15, në SPB Shkup, F.H. ka denoncuar se më 18.10.2026, në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 19.10.2026, në orën 11:40, në SPB Shkup, Xh.E. (60) nga Shkupi ka denoncuar se më 15.10.2026, rreth orës 20:50, në zonën e Butelit, ishte sulmuar fizikisht nga N.A., i cili ia kishte dëmtuar edhe automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.