Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 29.10.2026

Më 28.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria M.F. (24) dhe A.A. (65), të dy nga Shkupi, pasi te ta janë gjetur dhe konfiskuar lëndë kokërrzore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

NJPB Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër një të mituri nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 20.10.2025, në Prilep, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të miturit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

Më 28.10.2026, në orën 12:30, NJPB Prilep është njoftuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Prilepit se gjatë kryerjes së kontrollit te personi i dënuar M.B. (39) nga Velesi është gjetur lëndë kokërrzore. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër Q.C. (48) nga fsh. Kalimanci, rrethina e Vinicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 01.10.2026, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 38-vjeçare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime.

 

Më 28.10.2026, në orën 20:40, SPB Shkup është njoftuar se në bul. „Nikolla Karev“ në Shkup, një automjet i udhëtarëve i markës „Mercedes“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (72) nga Shkupi, e ka goditur D.F. (50) nga Shkupi. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.S. nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „dhunë ndaj fëmijës“. Më 25.10.2026, pas një zënke paraprake, i kallëzuari e ka sulmuar partneren e tij jashtëmartesore me një send të mprehtë, ndërsa fizikisht e ka sulmuar edhe vajzën e saj të mitur.

 

Më 28.10.2026, në orën 14:45, në rr. „Dragan Dimeski“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep ia kanë hequr lirinë Xh.O. (44) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur lëndë kokërrzore. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T. nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhënie e deklaratës së rreme“. Më 10.10.2025, i kallëzuari ka paraqitur kërkesë për lëshimin e patentë shoferit me arsyetimin se e kishte humbur atë të  mëparshmin, ndërsa gjatë verifikimit është konstatuar se patenta e shoferit e mëparshme ishte sekuestruar nga nëpunës policorë në Greqi.

 

Më 28.10.2026, në orën 11:40, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e privuan nga liria V.Z. (26) nga Koçani, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar një paketim me marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër Xh.Т. nga fsh. Kuçicë, mbi dyshime të bazuara  për kryerjen e veprës penale „ndërtim i kundërligjshëm“. I kallëzuari, në arë në pronësi të tij në fsh. Çardakli, në rrethinë të Shtipit, ka ndërtuar objekt pa leje paraprake për ndërtim të dhënë nga organi kompetent.


Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë i kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: F.K. (32) nga fsh. Strahojadicë, rrethina e Shkupit, Z.J. (18) dhe K.B. (18), të dy nga Shkupi, si dhe A.A. (37) nga Koçani, i cili paraprakisht kishte qenë i përfshirë në një aksident rrugor. Nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjet G.J. (44) nga fsh. Orizarë, rrethina e Koçanit. Ndërsa S.P. (50) nga Ohri ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër I.S. (62) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „ndërtim i kundërligjshëm“. Ai, në një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore, në territorin e fshatit Gari të Dibrës, pa autorizim, pa lejen përkatëse dhe pa dokumentacionin tjetër të nevojshëm të lëshuar nga organi kompetent shtetëror, ka ndërtuar një objekt banimi.

 

Më 28.10.2026, në orën 21:50, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria J.A. (35) nga Velesi. Ai dyshohet se nga një shtëpi në Veles, ku qëndronin përkohësisht dy persona, ka marrë para, telefona dhe sende të tjera. Një pjesë e sendeve të marra është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. J.A. është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 28.10.2026, në orën 18:45, në fshatin Oktis të Strugës, nëpunës policorë të NJPB Strugë e privuan nga liria L.R. (27), duke vepruar pas denoncimit paraprak se ajo e kishte sulmuar fizikisht A.R. (46) nga fshati i njëjtë. Ajo u ka deklaruar nëpunësve policorë se kishte përdorur marihuanë dhe ua ka treguar së bashku me një thërrmuese metalike të cilat i janë konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër saj do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 28.10.2026, në orën 21:10, në Gradsko, nëpunës policorë të Repartit kundër Tregtisë së Palejuar të Drogës pranë SPB Veles e kanë privuar nga liria A.O. (27) nga Manastiri, i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg, ndërsa në atë moment shfrytëzonte daljen me leje. Gjatë kontrollit ndaj tij janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore e bardhë, marihuanë dhe tableta. Është njoftuar prokurori publik, A.O. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.J. (48) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë „Crvena Zastava“, të kalibrit 7,65 milimetra, si dhe 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.J. nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm“. I kallëzuari, në cilësinë e personit fizik, në fillim të vitit 2026, duke shfrytëzuar ndikimin e tij, ka marrë para nga dy persona nga Gostivari, me qëllim që të ndikonte që ata merrnin patentë shoferi pa u paraqitur në procedurën për marrjen e saj.

 

Më 28.10.2026, në orën 12:30, nëpunës policorë të NJPB Kavadar, në koordinim me Policinë Pyjore, në territorin e fsh. Vozarc, në rrethinë të Kavadarit, kanë ushtruar kontroll të një automjeti transportues „Mercedes“, me targa të Kavadarit, i drejtuar nga Z.Gj. (36) nga Kavadari, i cili ishte i ngarkuar me dru për ngrohje. Pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se në automjet kishte më shumë dru për ngrohje sesa sasia për të cilën Z.Gj. posedonte dokumentacion. Drutë janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Ndërmarrjes Publike „Pyjet Kombëtare“, njësia rajonale Kavadar, për procedim të mëtejshëm. Këqyrjen në vendngjarje e ka kryer ekipi i NJPB Kavadar, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 27.10.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria B.B. (53) nga fsh. Vasilevë, rrethina e Strumicës, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur marihuanë. Më 28.10.2026, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur 13 kërpudha të bardha, për të cilat ekziston dyshimi se përmbajnë veti psikoaktive dhe të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtejshme. B.B. është mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 28.10.2026, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria E.B. (19) nga Strumica, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur marihuanë. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzimi përkatës.

 

Më 28.10.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, një burrë 46-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore, bashkëshortja e tij 48-vjeçare e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tyre të mitur. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D. nga fsh. Zletovë, rrethina e Probishtipit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Në periudhën nga 20.08.2024 deri më 15.01.2026, i kallëzuari i ka paraqitur në mënyrë të rreme fakte një personi dhe në këtë mënyrë e ka mashtruar përmes transferimit të shpejtë të parave për të realizuar 18 pagesa drejtuar personave në Indonezi, Turqi, SHBA dhe Indi, me çka e ka mashtruar dhe i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 860.000 denarësh.

 

Më 28.10.2026, në orën 14:30, në SPB Shkup, T.J. (36) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:30, në zonën e Qendrës në Shkup, vajzën e tij të mitur, nxënëse e një shkolle fillore, gjatë pushimit të gjatë e kishte prekur në trup një i mitur nga shkolla e njëjtë. Po ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.

 

Më 28.10.2026, në orën 12:20, në SPB Shkup, B.M. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:40, në një vendkalim për këmbësorë në zonën e Karposhit në Shkup, derisa ndodhej në automjetin e tij, një person e kishte goditur automjetin dhe më pas e kishte sulmuar edhe fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.10.2026, rreth orës 21:30, në fsh. Rëzhançinë, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria S.M. (29) nga fsh. Strahojadicë, Komuna e Zelenikovës, pasi ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.

 

Më 28.10.2026, në orën 21:00, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.D. (35) nga rrethina e Shkupit, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.R., mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përdhunim i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet“. I kallëzuari, nga shkurti deri në tetor të këtij viti, ka kryer veprime seksuale ndaj një fëmije që nuk i kishte mbushur 15 vjet.

 

Më 28.10.2026, në orën 13:00, SPB Shkup është njoftuar se rreth orës 12:30, në Konviktin Studentor „Stiv Naumov“ në Shkup, kishte shpërthyer zjarr në bojler. Një student e kishte shuar zjarrin me aparat zjarrfikës dhe persona të lënduar nuk ka. SPB Shkup ka kryer inspektim.

 

Më 28.10.2026, në SPB Shkup, B.Sh. (50) nga Shkupi, e punësuar në një shkollë të mesme në zonën e Karposhit në Shkup, ka denoncuar se derisa ndodhej në vendin e saj të punës, ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.10.2026, në orën 23:50, në SPB Shkup, D.J. (18) nga fsh. Brazdë, në rrethinë të Shkupit, ka denoncuar se në orën 23:45, në një kazino në zonën e Kisella Vodës në Shkup, ishte sulmuar nga A.Gj. me një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu