Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 28.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 28.10.2026

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër P.H.S.J. (36) nga Egjipti, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje“. Ai e ka kryer veprën më 26.10.2026, në një hostel në Ohër, ku ka qëndruar, përkatësisht gjatë çastit të volitshëm u ka marrë një telefon celular dhe të holla mysafirëve të tjerë të hostelit, pas çka është larguar. Pas ndërmarrjes së masave, po atë ditë, në orën 14:00, në autostradën Tetovë–Shkup, nëpunës policorë të SPB Ohër, të Departamentit të Policisë Kriminalistike – Sektori për Krim të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm dhe Dhunë në Familje dhe të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria. Më pas, gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Ohër i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

 

Më 27/28.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria V.T. (43) dhe V.sh. (27), të dy nga Shkupi, N.R. (24) nga fsh. Idrizovë, Shkup, B.R. (28) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit dhe M.L. (20) nga Dellçeva, pasi te ata janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një lëndë me ngjyrë kafe. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.Z. nga fsh. Zhelinë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Më 13.08.2026, në një ambient të hapur në fsh. Zhelinë, i kallëzuari ka ndezur zjarr, me ç’rast ka djegur mbeturina të ndryshme.

 

SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër personit Q.S. nga rrethina e Demir Kapisë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 01.06.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe në ambientet e tjera të të kallëzuarit, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar fishekë për tromblon, për të cilët ai nuk kishte leje.

 

Më 27.10.2026, rreth orës 12:00, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Lubancë, rrethina e Shkupi, një automjet udhëtarësh „Honda“, me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.Sh. (25) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin A.K. (77) nga fsh. Lubancë. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“ në Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.S. nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Nëpunës policorë e kanë vërejtur të kallëzuarin duke fshehur një kuti, në të cilën, gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

 

Më 27.10.2026, SPB Veles është njoftuar se rreth orës 23:40, në rr. „Vardarska“ në Veles, një automjet udhëtarësh i markës „Ford“, me targa të Velesit, i drejtuar nga B.T. (27) nga Velesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një pemë. Në aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi i automjetit dhe bashkudhëtari i tij D.P. (27) nga Velesi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Një ekip i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M. (35) nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë“. Më 09.08.2026, në rrethinë të Kumanovës, e kallëzuara e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor, përderisa ishte duke kryer veprime zyrtare.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër F.K. nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „uzurpim i paluajtshmërive“ dhe „ndërtim pa leje“. Konkretisht, në një parcelë kadastrale në Tetovë, në pronësi të shtetit, i kallëzuari ka ndërtuar një objekt me konstruksion të fortë, pa marrë paraprakisht leje nga organi kompetent.

SPB Strumicë – NJPB Radovish, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër I.J. (47) nga Radovishi, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprat penale „fshehje tatimi“, sipas nenit 279, „pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale“, sipas nenit 273, dhe „ndërtim pa leje“, sipas nenit 244-a, si dhe kundër A.J. (71) nga fsh. Kozhali, rrethina e Radovishit, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale „fshehje tatimi“, sipas nenit 279 të Kodit Penal.
Në periudhën nga 29.10.2019 deri më 02.11.2021, i kallëzuari i parë, I.J., si person i autorizuar në llogarinë devizore bankare të nënës së tij, e kallëzuara e dytë A.J., kanë pranuar në llogari në një bankë 579.015 euro, përkatësisht 35.609.422 denarë, nga një person fizik nga Gjermania, pa i deklaruar ato si të ardhura në përputhje me Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale, me qëllim që të shmangnin pjesërisht ose plotësisht pagesën e tatimit. Nga kontrolli i kryer i Drejtorisë së të Ardhurave Publike është konstatuar se të kallëzuarit kanë fshehur tatim në shumën e përgjithshme prej 3.182.066 denarësh, përfshirë interesin. I kallëzuari i parë, I.J., të ardhurat e përfituara i ka përdorur për ndërtimin e një paluajtshmërie pa leje dhe për blerjen e pasurisë së luajtshme në vend, duke fshehur faktin se ato rrjedhin nga një burim i tillë, me ç’rast ka kryer edhe veprat penale „pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale“ dhe „ndërtim pa leje“.

 

Më 27.10.2026, në orën 18:50, në bul. „Kuzman Josifovski Pitu“ në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë ndaluar D.E.H. (24) dhe M.A. (23), të dy nga Algjeria, duke vepruar pas denoncimit paraprak të S.J. (23) nga Shkupi, pronar i një objekti hotelierik në rajonin e Aerodromit në Shkup, se rreth orës 16:00 i kishin marrë para nga banaku i objektit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.10.2026, në orën 21:50, në Shtip, nëpunës policorë të Njësisë për Tregti të Palekuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip e kanë privuar nga liria R.A. (36) nga Shtipi. Gjatë kontrollit të një automjeti udhëtarësh të markës „Seat“, me targa të Shtipit, të cilin e drejtonte, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 27.10.2026, në orën 11:10, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një banor 62-vjeçar të fshatit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 62-vjeçare në shtëpinë familjare. Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 27.10.2026, në orën 16:00, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një banor 43-vjeçar të fshatit, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare në shtëpinë familjare. Personi është mbajtur në Stacionin Policor në Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strumicë. Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 28.10.2026, në orën 04:10, nëpunës policorë të Stacioni Policor në Grupçin e kanë privuar nga liria E.F. (39) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të babait të tij 61-vjeçar, sipas të cilit, rreth orës 01:00, ai e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte thyer xhamin e derës. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 27.10.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, N.P. (42) nga Serbia, me qëndrim në Shkup, ka denoncuar se në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00, në një parking në rajonin e Qendrës në Shkup, i ishte dëmtuar automjeti i parkuar i udhëtarëve „Shkoda Kamiq“, me targa kombëtare serbe. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.10.2026, në orën 14:40, në SPB Shkup, D.P. (55) nga Shkupi ka denoncuar se më 26.10.2026, rreth orës 21:15, në një market në zonën e Karposhit në Shkup, ishte sulmuar nga një person me një send metalik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 27.10.2026, në orën 22:45, në SPB Shkup, K.V. (36) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:30, në një parking në zonën e Kisella Vodës në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 28.10.2026, në orën 01:15, në bul. „Vidoe Smilevski Bato“ në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar D.A. (42) nga Shkupi, pasi kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.D. (45) nga një rrethinë e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 21.07.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare, ndërsa me një send të mprehtë i ka bërë kërcënime djalit të tij 21-vjeçar.

 

Më 27.10.2026, në orën 19:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria N.R. (55), nga një fshat në komunën e Likovës, sepse kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe bashkëshorten e tij. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.K. nga fsh. Novo Sellë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „ndërtim pa leje“. Në një parcelë kadastrale në zonën kadastrale të Reçicës së Madhe, në vendin e quajtur „Dubravë“, i kallëzuari ka ndërtuar tri objekte pa leje përkatëse ndërtimi dhe pa dokumentacion teknik.

 

Më 27.10.2026, në orën 11:30, nëpunës policorë të NJPB Kratovë e kanë privuar nga liria S.D.B. (41) nga Kratova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në lokalitetin „Kukullat e Gurta“ ishte përpjekur të arkëtonte bileta për hyrje në lokalitet dhe u kishte bërë kërcënime R.P. dhe J.B. nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.B. (19) nga fsh. Jazhincë, Komuna e Jegunovcës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“. Më 13.03.2026, i kallëzuari, me automjetin e tij të udhëtarëve, e ka goditur H.S.

 

Më 27.10.2026, në orën 23:30, nëpunës policorë të Stacionit Policor Mateç e kanë privuar nga liria A.S. (27) nga fsh. Llojan, Komuna e Likovës. Ai është kapur në fsh. Llojan, në tentativë për të blerë drogë nga B.M. Gjatë përpjekjes për të kryer kontrolle ndaj tyre, B.M. e ka ndezur automjetin e udhëtarëve të markës „BMW“ dhe nga dritarja e ka sulmuar një nëpunës policor që po kryente veprime zyrtare, pas çka është larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.S. nga Kriva Pallanka, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „moszbatim i vendimit gjyqësor“. Më 05.10.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka vepruar në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Kriva Pallankë për mbrojtje nga dhuna në familje.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.S. nga Dellçeva, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale „Bregallnica“ – Dellçevë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar“. I kallëzuari e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar në atë mënyrë që gjatë qershorit dhe korrikut të vitit 2025, pa pëlqimin e udhëheqësit, ka aprovuar që një punonjëse të shfrytëzonte 15 ditë pune nga orët e realizuara shtesë, të cilat në fakt nuk i kishte punuar.

Accessibility Menu