Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 27.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 27.10.2026

Më 26.10.2026, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria A.Z. (29) nga Shkupi, për shka se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.R. (18) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndë plasëse”. Më 17.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike dhe dy karikatorë me 44 copë municion.

 

Më 26.10.2026, në orën 18:19, SPB Shkup është njoftuar se në rr. “Metodia Andonov Çento” në Shkup, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S. (62) nga Shkupi, ka goditur R.A. (81) nga fsh. Stajkovc, rrethina e Shkupit. Në aksident, R.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, nga të cilat më vonë ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dorëzuar për obduksion. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër Zh.R. (31) nga fsh. Brvenicë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim ii drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “Mundësim i përdorimit të drogave narkotike”. Më 31.07.2025, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Ohër kanë ushtruar kontroll në një objekt hotelierik në rr. “Naum Ohridski” në Ohër, me ç’rast te i kallëzuari kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 26.10.2026, në orën 12:40, SPB Strumicë është njoftuar se në kryqëzimin e rr. “5 Nëntori” me rr. “Republika e Krushevës” në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Peugeot” me targa të Strumicës, i drejtuar nga M.M. (28) nga fsh. Radiçevë, Komuna e Vasilevës dhe një automjeti udhëtarësh “Ford” me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.S. (57) nga Strumica. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi K.S., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkudhëtarët e tij M.M. (58), A.F. (37), M.M. (56) dhe M.F. (38), të gjithë nga Strumica. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strumicë. Një ekip i SPB Strumicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 26.10.2026, në orën 21:00, SPB Shkup është njoftuar se në rrugën shërbyese që çon në hapësirën e parkimit në bul. “Brigada e tretë Maqedonase” në Shkup, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga N.B. (22) nga Gjevgjelia, ka goditur V.D. (67) nga Shkupi. Në aksident, V.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup. NJë ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 19-vjeçari nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë”. Më 08.09.2026, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në shtëpinë të cilën i kallëzuari e shfrytëzonte në Strugë, ku ai është gjetur së bashku me një të mitur 16-vjeçare nga Shkupi. E mitura u është dorëzuar përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Strugë për procedurë të mëtejshme.

 

Më 26.10.2026, në orën 13:40, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Radovishi. Sipas denoncimit, ai në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të një prindi dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Radovish. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër P.B. (26) dhe M.B. (32), të dy nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18.07.2025, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy peshore digjitale dhe lule të thara të bimës së kanabisit.

 

Më 26.10.2026, në orën 14:45, në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e privuan nga liria G.T. (56) nga Shtipi. Sipas denoncimit, më 24.10.2026, pas një grindjeje të shkurtër, ai e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 79-vjeçar, i cili më pas kishte tentuar të ikte me automjet, pas çka G.T. e kishte ndjekur me automjetin e tij dhe e kishte goditur me qëllim që ta nxirrte nga rruga. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M. (46) nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 04.09.2026, në një kazino, i kallëzuari e kishte sulmuar fizikisht një pjesëtar të sigurimit të kazinosë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria gjashtë shoferë për kryerjen e veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Të gjithë personat drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: G. Gj. (34) dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, Xh.B. (23) nga fsh. Gërçec, rrethina e Shkupit, Sh.H. (24) nga fsh. Straçincë, rrethina e Shkupit, O.F. (22) nga fsh. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit dhe R.A. (18) nga Prilepi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

 

Më 26.10.2026, në orën 21:30, SPB Shkup është njoftuar se në një objekt tregtar në zonën e Çairit në Shkup, një person, duke e kërcënuar punonjësen me armë zjarri, ka marrë të hollat e xhiros ditore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër P.K. (21) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Mundësim i përdorimit të drogave narkotike”. Më 03.08.2025, në një hapësirë parkimi në Ohër, i kallëzuari u kishte mundësuar dy personave të përdornin marihuanë.

 

Më 26.10.2026, në orën 11:40, në SPB Shkup, D.I. (80) nga Shkupi ka denoncuar se në orën 11:00, në zonën e Aerodromit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 26.10.2026, në orën 16:45, në SPB Shkup, A.K. (44) nga Shkupi ka denoncuar se në hapësirat e bodrumit në zonën e Karposhit në Shkup, në pronësi të babait të saj të ndjerë, ishin gjetur bomba dore dhe municion të kalibrave të ndryshëm. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi hetimor SPB Shkup, ndërsa sendet e gjetura janë marrë për procedurë të mëtejshme.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.M. (42) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Përhapje e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik”. Më 01.09.2026, i kallëzuari kishte publikuar një koment në një rrjet social, me të cilin kishte nxitur urrejtje dhe dhunë.

 

Më 26.10.2026, në orën 09:30, në SPB Shkup, A.Lj. (21) nga Shkupi ka denoncuar se më 18.10.2026, rreth orës 18:10, në zonën e Çairit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 26.10.2026, në orën 18:15, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria N.K. (30) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm nga një e njohur e tij 40-vjeçare, e cila pretendonte se ai e kishte mashtruar për shumën prej 1.558.300 denarësh. Sipas denoncimit, ata paraprakisht ishin marrë vesh dhe kishin marrë një kredi banesore nga një bankë, ndërsa pas përfundimit të procedurës, ai ia kishte marrë paratë dhe nuk dëshironte të takohej me të. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

NJPB Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër D.J. (68) nga fsh. Beshisht, rrethina e Prilepit, mbi dyshime të bazuara të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.09.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar bimë kanabisi.


SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër V.M. (22) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë në mënyrë të paturpshme” dhe “Dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”. Më 23.09.2026, në rr. “Marshall Tito” në Shtip, i kallëzuari, duke përdorur forcë fizike, ia ka marrë një personi portofolin me dokumentet personale dhe kartën bankare, ndërsa më pas, në një objekt tregtar, ka kryer një transaksion të suksesshëm.

 

Sot (27.10.2026), në orën 09:18, në SPB Shkup, M.A. ka njoftuar se në një shtëpi në rr. “Gjurçin Kokale” në Shkup, e kishte gjetur nënën e saj, O.A. (76), pa shenja jete. Nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është konstatuar vdekja, me shenja të dukshme dhune. Është njoftuar prokurori publik, me udhëzimin e të cilit trupi është dërguar për obduksion. SPB Shkup po ndërmerr masa për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e rastit.

 

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.S. (59) nga fsh. Elshan, rrethina e Ohrit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 03.08.2026, në Ohër, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor, i cili kryente veprime zyrtare.

 

Më 26.10.2026, në SPB Veles, nga Qendra për Punë Sociale në Veles është denoncuar se nga shërbimi profesional i një shkolle fillore në Veles ishin njoftuar se te një nxënëse e tyre ishin vërejtur lëndime të dukshme, pas çka fëmija ishte dërguar për kontroll mjekësor. Lidhur me denoncimin, nëpunës policorë nga SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me një 57-vjeçare nga Velesi, kujdestare ligjore e fëmijës. Është njoftuar prokurori publik dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër J.A. (18) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “Përdhunim i fëmijës  i cili nuk i ka mbushur 15 vjet”. Më 02.10.2025, në një shtëpi të braktisur në territorin e Shuto Orizarës, i kallëzuari ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një të miture.

Accessibility Menu