Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.10.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.10.2026

SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër S.S. (37) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 28.10.2025 dhe 01.11.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 25/26.10.2026, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria T.C. (28), F.M. (36), R.I. (35) nga Shkupi dhe S.S. (38) nga fsh. Inxhikovë, rrethina e Shkupit, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar lëndë kokërzzore e bardhë, lëndë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 25.10.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se bashkëshorti i saj, I.A. (35), e ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur dhe u është kërcënuar të dyjave. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.I. (23), A.I. (25) dhe Sh.Sh. (28) nga fsh. Sellcë, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë“. Më 29.09.2026, në vendin e quajtur „Përroi i Ravenit“, në Tetovë, pas një grindjeje dhe mosmarrëveshjeje paraprake në trafik, të kallëzuarit e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre, me ç’rast kanë përdorur edhe sende metalike.

 

Më 25.10.2026, në orën 13:00, në SPB Shkup është denoncuar se para një objekti hotelierik në zonën e Aerodromit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, S.B. (32) dhe A.K. (23), të dy nga Shkupi, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresë përkatëse.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.I. (28) nga fsh. Gajre, rrethina e Tetovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 26.05.2026, në oborrin e shtëpisë familjare të N.T. në fsh. Poroj, rrethina e Tetovës, i kallëzuari e ka kanosur atë me armë zjarri.

 

Më 25.10.2026, në orën 14:15, SPB Shkup është njoftuar se para një objekti hotelierik në zonën e Karposhit në Shkup është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.V. (79) nga Shkupi dhe K.N. (47) nga Velesi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.G. (42) nga Pehçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Moszbatimi i vendimit gjyqësor“. Në periudhën nga 25.09.2026 deri më 06.10.2026, i kallëzuari ka vepruar në kundërshtim me vendimin gjyqësor, me të cilin i ndalohej ta keqtrajtonte, ta shqetësonte dhe ta kontaktonte në çfarëdo mënyre bashkëshorten e tij.

 

Më 25.10.2026, në orën 11:50, në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria S.S. (33) nga një fshat i Gostivarit. Paraprakisht, ai ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 48-vjeçare nga Gostivari, e cila ka deklaruar se rreth orës 02:00, pas një grindjeje të shkurtër ka hyrë me forcë në banesë, e ka dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndim. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 24.10.2026, në orën 13:40, në SPB Shkup, V.P. (18) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.10.2026, rreth orës 17:00, para një objekti hotelierik në zonën e Çairit në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga B.A. (19) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër N.R. (53), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Dhunë“. Më 15.09.2026, në një hapësirë të një institucioni të arsimit të lartë në Kumanovë, i kallëzuari e ka sulmuar fizikisht A.A.,  të dy të punësuar në institucion.

 

Më 25.10.2026, në orën 17:00, në SPB Shkup, I.A. (42) nga fsh. Saraj, Komuna e Sarajit, ka denoncuar se më 24.10.2026, në orën 00:50, në një sanduiçeri në Saraj, i afërmi i tij B.A., duke e kërcënuar me një send të mprehtë, ia kishte marrë paratë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.


Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në mbarë vendin, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: V.K. (24) dhe K.E. (42), të dy nga Shkupi, B.O. (62) nga Kumanova dhe A.J. (18) nga fsh. Borotinë, Komuna e Krivogashtanit. Nën ndikimin e alkoolit drejtonin automjet G.Z. (34) nga fsh. Kosevicë, Komuna e Makedonska Kamenicës dhe M.V. (41) nga fsh. Pçinjë, rrethina e Kumanovës, i cili kishte edhe ndalim aktiv për drejtimin e automjetit. Ndërsa F.V. (28) nga Shkupi drejtonte automjet udhëtarësh me ndalim aktiv për drejtim. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal ndaj një 15-vjeçari nga Shtipi dhe A.M. (18) nga Strumica, me qëndrim në Shtip, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e tri veprave penale „dhunë ndaj fëmijës“. Më 15.09.2026, në Shtip, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht një 15-vjeçar, me ç’rast i kallëzuari i parë ka incizuar me telefon celular. Ndërsa, më 19.09.2026, gjatë një manifestimi në Shtip, të kallëzuarit e kanë ndaluar sërish 15-vjeçarin dhe i kanë bërë kërcënime. Më 17.09.2026, në oborrin e një institucioni arsimor në Shtip, të kallëzuarit e kanë sulmuar fizikisht një 16-vjeçar.

 

Më 25.10.2026, në orën 12:25, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria A.S. (55) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak të bashkëshortes së tij jashtëmartesore, 40-vjeçare, se pas një grindjeje të shkurtër e kishte sulmuar me një send të mprehtë dhe i kishte bërë kërcënime. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 25.10.2026, në orën 13:45, në afërsi të një autokampi në Ohër, nëpunës policorë të SPB Ohër i kanë privuar nga liria N.M. (18), P.D. (30) dhe S.D. (25), të gjithë nga Ohri. Ata janë kapur pas kryerjes së vjedhjes së rëndë në kamp dhe duke bërë transportimin e sendeve të vjedhura me dy mopedë, për të cilët nuk kishin dokumentacion përkatës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ka paraqitur kallëzim penal kundër K.Sh. (19) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „moszbatim i vendimit gjyqësor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 24.09.2026 dhe 27.09.2026, i kallëzuari ka vepruar në kundërshtim me vendimin gjyqësor, duke e shqetësuar dhe duke komunikuar me çfarëdo mënyre me ish-të dashurën e tij 18-vjeçare nga rajoni i Vinicës.

 

Më 25.10.2026, në orën 17:25, SPB Tetovë është njoftuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se tek ata, me lëndime, ishte sjellë G.Sh. (23) nga fsh. Gradec, Komuna e Vrapçishtit. Sipas denoncimit, ai i kishte marrë lëndimet gjatë rënies nga një katërçikël me targa gjermane, të cilin e drejtonte në një rrugë pyjore mbi fsh. Gorjanë. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 25.10.2026, në orën 21:00, në Strugë, nëpunës policorë të NJPB Strugë e kanë privuar nga liria M.D. (49) nga Struga, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të familjes në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

 

SPB Manastir ka paraqitur kallëzim penal kundër M.K. (44) nga Manastiri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Në rr. „Kiçevska“ dhe në rr. „Ohriска“ në Manastir, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 25.10.2026, në orën 23:20, në SPB Shkup, një 35-vjeçar nga fsh. Kuçevishtë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 23:00, dy persona të gjinisë mashkullore kanë hyrë me forcë fizike në shtëpinë e tij dhe duke përdorur armë zjarri i kanë bërë kërcënime atij dhe bashkëshortes së tij, pas çka kanë marrë para nga xhiroja ditore e një personi juridik – kompani e shërbimit të dërgesave të shpejta, ku punonte bashkëshortja e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Sot (26.10.2026), rreth orës 08:00, nëpunës policorë nga Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me A.V. nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ajo i kishte bërë kërcënime përmes telefonit F.V. (36) nga Shkupi, pronare e kompanisë ku kishte punuar më parë dhe se duke përdorur forcë fizike, kishte dëmtuar derën hyrëse të kompanisë dhe kishte derdhur lëndë të ndezshme brenda objektit. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

SPB Shtip ka parashtruar kallëzim penal kundër B.M. (28) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 19.09.2026, në një objekt hotelierik në Shtip, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht partneren e tij, ndërsa më vonë i ka bërë kërcënime një nëpunësi policor, i cili po vepronte lidhur me denoncimin.

 

Më 25.10.2026, në orën 23:35, në SPB Shkup, F.Gj. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 21:10, në Nerez i Mesëm, ishte sulmuar fizikisht nga një person i gjinisë mashkullore, i cili kishte hedhur një send të fortë në drejtim të tij dhe i kishte dëmtuar automjetin e tij të udhëtarëve. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Sot (26.10.2026), në orën 02:00, në SPB Shkup, S.I. (25) ka denoncuar se në rajonin e Shuto Orizarës, ai dhe bashkëshortja e tij 21-vjeçare, A.Ç., të dy nga Shkupi, ishin sulmuar fizikisht nga M.H., I.H. dhe M.„P“. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu