Më 29.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria J.R. (39) nga Shkupi, K.M. (32) nga fsh. Trubarevë, rrethina e Shkupit dhe D.A. (39) nga fsh. Petrovec, rrethina e Shkupit, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 29.10.2026, në orën 16:00, NJPB Gostivar është njoftuar se në rrugën rajonale fsh. Gradec, rrethina e Gostivarit – fsh. Pirok, rrethina e Tetovës, një 17-vjeçar nga fsh. Gradec, duke drejtuar trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij 15-vjeçar nga fsh. Gradec ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Sveti Nikole ka paraqitur kallëzim penal kundër V.S. (40) nga fsh. Banicë, rrethina e Strumicës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 01.10.2026 dhe më 13.10.2026, në shtëpi në një fshat të Sveti Nikoles, ku jeton ish-partnerja e tij jashtëmartesore, i kallëzuari e ka kërcënuar atë, fëmijët e saj dhe prindërit e saj.
Më 29.10.2026, në Tetovë, nëpunës policorë i privuan nga liria dy të mitur, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar nga Tetova. Rreth orës 12:30, në afërsi të një qendre tregtare në Tetovë, dy të miturit fizikisht e kanë sulmuar M.Sh. (62) nga fsh. Odër, rrethina e Tetovës dhe i kanë marrë para. 62-vjeçari ka arritur ta ndalojë 17-vjeçarin, me ç’rast ky i fundit me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndim. Në atë moment ka kaluar patrulla policore, e cila e ka privuar nga liria sulmuesin. Më vonë, pas ndërmarrjes së masave, në orën 16:15, në rr. „Von Vardarska“ në Tetovë, është gjetur dhe privuar nga liria edhe 16-vjeçari. Ata janë mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 29.10.2026, në orën 09:00, në rr. „18 Nëntori“ në Gostivar, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria G.K. (38) nga fsh. Banjicë e Poshtme. Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale „vjedhje“ gjatë muajit të kaluar dhe këtij muaji në rrethinë të Gostivarit. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
NJPB Kratovë ka paraqitur kallëzim penal kundër D.M. (41) nga Kratova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 30.06.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë e të kallëzuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar fishekë të municionit të gjuetisë të kalibrave të ndryshëm, për të cilët ai nuk posedonte leje.
Më 29.10.2026, në orën 10:45, në një fshat të Tetovës, nëpunës policorë të Njësisë Policore Jegunovc e privuan nga liria K.T. (60), duke vepruar pas denoncimit paraprak se, pas një grindjeje të shkurtër në shtëpinë familjare, ai fizikisht e kishte sulmuar djalin e tij 30-vjeçar. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër P.M. (40) nga Shqipëria, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „kontrabandim i emigrantëve“. Më 27.10.2026, në afërsi të vendit të quajtur „Ostrovë“, është ndaluar një automjet udhëtarësh „Volkswagen Touran“ me targa shqiptare, i drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur emigrantë.
SPB Strumicë – NJPB Radovish, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), ka paraqitur kallëzim penal kundër B.Ç. (31) nga fshati Konçe, rajoni i Radovishit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale „Falsifikimi i dokumentit zyrtar“, sipas nenit 361, si dhe kundër B.B. (38) nga Radovishi, për veprën penale „Bashkëkryerje“, sipas nenit 22, në lidhje me veprën penale „Falsifikimi i dokumentit zyrtar“ nga Kodi Penal. Më 13.10.2026, të denoncuarit, në cilësinë e zyrtarëve policorë të NJPB Radovish, kishin përpiluar dhe dorëzuar një raport zyrtar me të dhëna të pavërteta. Konkretisht, pas përfundimit të detyrës zyrtare e cila u ishte caktuar, ata kishin përgatitur një raport në të cilin kishin shënuar periudhën e ndërrimit në të cilëm nuk kishin vepruar sipas urdhrit. Ndërsa, në pjesën që kishte të bënte me automjetet e kontrolluara, kishin shënuar se kishin kryer kontroll ndaj shtatë automjeteve. Raporti ishte nënshkruar nga zyrtari policor përgjegjës, i denoncuari i parë B.Ç. Bashkëngjitur raportit me shkrim kishin dorëzuar edhe një pasqyrë tabelare në të cilën kishin shënuar të dhënat për automjetet e kontrolluara, përfshirë markën, targat dhe personin që e ka drejtuar, ndërsa koha e kontrollit për disa automjete ishte shënuar në periudhën për të cilën më parë, në raportin zyrtar, vetë kishin deklaruar se nuk kishin vepruar sipas detyrave të përcaktuara me urdhër. Nga masat shtesë të ndërmarra dhe bisedat e zhvilluara me personat e shënuar si drejtues të automjeteve, është konstatuar se në atë datë ata nuk ishin ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria katër shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, dy persona drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht një i mitur nga Shkupi dhe P.K. (40) nga fshati Algunjë, Komuna e Nagoriçanit të Vjetër. Nën ndikimin e alkoolit drejtonte automjetin N.T. (19) nga Kërçova, i cili paraprakisht kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku. Ndërsa M.A. (34) nga fshati Zletovë, rrethina e Probishtipit, drejtonte automjetin pavarësisht se kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
Më 29.10.2026, në orën 04:10, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria A.D. (25) nga Velesi. Ai dyshohet se nga një punishte në Veles kishte vjedhur vegla pune, ndërsa nga shtëpia e një 28-vjeçari nga Velesi, duke përdorur forcë, kishte marrë sende të ndryshme. Një pjesë e sendeve të vjedhura është gjetur dhe do t'u kthehet pronarëve. A.D. është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 29.10.2026, në fshatin Sopotnicë, rrethina e Demir Hisarit, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, nëpunës policorë të NJPB Demir Hisar kanë realizuar bastisje në shtëpinë e I.K. (25) nga fshati Sopotnicë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë kallëzimi përkatës.
NJPB Dibër, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike të Kërçovës, ka paraqitur raport të veçantë kundër tre të miturve nga Dibra, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Vjedhje“, sipas nenit 235 të Kodit Penal. Më 19.10.2026, nga një autopark në rrugën „Jusuf Gërvalla“ në Dibër, ata kishin marrë një automjet udhëtarësh „Ford Fiesta“, me targa të Dibrës, në pronësi të A.G. (37) nga Dibra. Automjeti ishte lënë i pa kyçur, me çelësin në bravë. Pas masave të ndërmarra, të miturit së bashku me prindërit e tyre dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Dibër, janë ftuar në NJPB Dibër, ku janë zhvilluar biseda zyrtare.
Më 29.10.2026, në orën 14:18, SPB Shkup është njoftuar se me përdorimin e forcës dhe veglave të punës ishte hyrë në një depo të një kompanie private në lagjen Ilinden, në Komunën e Ilindenit, ku ishin vjedhur disa kuti me motoçikleta të çmontuara. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.10.2026, në orën 10:04, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup është raportuar se në Klinikën e Kardiokirurgjisë kishte ndërruar jetë B.H.G.V.P. (72) nga Franca, i cili qëndronte në një hostel në zonën e Butelit. Ai një ditë më parë ishte sjellë në klinikë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër A.J. (51) nga fshati Forinë, rrethina e Gostivarit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Rrezikimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes“. Më 13.08.2026, në oborrin e përbashkët të të denoncuarit dhe V.A., pas mosmarrëveshjeve të mëparshme pronësore-juridike, ata kanë tentuar të përlesheshin me sende të mprehta.
Më 29.10.2026, në orën 11:00, SPB Shkup është njoftuar se më 28.10.2026, rreth orës 01:20, me përdorimin e forcës ishte hyrë në një barnatore në zonën e Qendrës në Shkup, nga ku ishin vjedhur para nga arka. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.10.2026, në orën 21:00, në SPB Shkup, një 43-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se më 28.10.2026, rreth orës 18:30, në një parking në zonën e Qendrës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga M.P., vëllai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 29.10.2026, në orën 17:40, në SPB Shkup, A.H. (25) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00, në Tregun e Grave, në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.I. (35) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“. Më 13.03.2026, pas masave të ndërmarra, është konstatuar se i denoncuari i kishte vënë zjarrin një automjeti udhëtarësh.