SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër M.P. (25) nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 06.07.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarës, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, thërrmuese dhe sende të tjera.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër E.Z. (38) nga Shtipi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik". Më 04.09.2025 në Shtip, i denoncuari, pa lejen dhe pëlqimin e një gruaje 75-vjeçare nga Shtipi, me kartelën e saj bankare, në mënyrë të paautorizuar ka kryer transaksione nga një bankomat.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër N. M. (20) nga fshati Pirok, komuna e Bogovinës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 01.11.2025 në Tetovë, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm në trafik, i denoncuari i ka shkaktuar plagë nga shpimi personit A.K. (20) nga Tetova.
Më 27/28.11.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.S. (44), M.M. (34) dhe D.P. (35), të gjithë nga Shkupi dhe 26-vjeçarin S.D. nga Velesi, për shkak se u ishte gjetur she sekuestruar materie pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 27.11.2025, në orën 08:15, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën lokale f.Kuçkovë-f.Vollkovë, rajoni i Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një autobusi "laz" me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.S. (61) nga f.Nikishtan, Shkup dhe një automjeti pasagjerësh "Suzuki Suift" me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.T. (71) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi B.T. , të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori". Një ekip hetimor i SPB Shkup këqyri situatën në vendngjarje.
Më 27.11.2025, në orën 16:20, në SPB Shkup u denoncua se në rr. "Justinijan i Parë" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.A. (39) nga f. Moranë, Shkup, goditi këmbësorin K.S. (60) nga Shkupi. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore këmbësori, të konfirmuara në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza". Një ekip hetimor i SPB Shkup këqyri situatën në vendngjarje..
Më 27.11.2025, rreth orës 10:30, në zonën e f. Banjan, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.L. nga f. Mirkovc, rajoni i Shkupit. Gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh ,,Mercedes'' të drejtuar nga N.L., u zbulua një sasi e madhe dru për ngrohje pa vulë dalluese dhe një sharrë motorike. Pasi dokumentimit të plotë të rastit kundër N.L. do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 27.11.2025, në orën 12:35 në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria A.K. (52) nga R. e Turqisë, e cila momentalisht qëndron në Shtip, për shkak se e ka sulmuar fizikisht një nëpunëse policore, e cila ishte e angazhuar me punë për sigurim fizik gjatë një procesi gjyqësor që është zhvilluar në Gjykatën e Apelit në Shtip. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 27.11.2025, në orën 23:45, në fshatin Bansko, rrethi i Strumicës, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e privuan nga liria B.M. (65) nga fshati Bansko. Sipas denoncimit, ai rreth orës 20:30 në fshatin Bansko, pranë shtëpisë së tij, me pushkë ajrore ka shtënë në drejtim të një të mituri nga Strumica dhe e ka qëlluar në këmbë. I mituri ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës, ndërsa pushka ajrore iu gjet dhe iu sekuestrua personit B.M.. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Strumicës dhe për incidentin është informuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër R.A.D. (50) dhe J.S. (44), të dy nga Ohri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit" sipas nenit 162 të Kodit Penal. Më 19.10.2025, gjatë zgjedhjeve lokale, të dy u kapën me para dhe një listë të të dhënave personale dhe adresave të personave me të drejtë vote nga Ohri, duke lëvizur nga shtëpia në shtëpi dhe duke ofruar e shpërndarë para personave të regjistruar me të drejtë vote me qëllim fitimin ose ushtrimin e të drejtës së votës në favor të kandidatit për kryetar komune të një partie politike.
NjPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër A.D. (43) nga fshati Kollar i Kërçovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "ndërtim i paligjshëm" sipas nenit 244 të Kodit Penal. Ai, në një parcelë ndërtimore pranë lokalitetit "Bunari i Seferit" në Kërçovë, pa siguruar leje dhe dokumentacion tjetër përkatës, filloi ndërtimin e një objekti, me çka ka vepruar në kundërshtim me nenin 136 të Ligjit për Ndërtim. Ndërtimi i paligjshëm u konstatua nga inspektori i autorizuar i ndërtimit në komunën e Kërçovës.
Sot (28.11.2025) rreth orës 07:00, në SPB Shkup u denoncua se në trotuarin e bul. "Ilinden" në Shkup është gjetur i pajetë T.K. (66) nga Shkupi, për të cilin më parë ka pasur denoncim se nuk është kthyer në shtëpinë e tij. Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është kryer hetim dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Më 27.11.2025, rreth orës 18:00, në SPB Shkup N.S. (73) nga Shkupi denoncoi se në zonën e komunës së Aerodromit, pas një keqkuptimi të mëparshëm, ajo është sulmuar fizikisht nga fqinja e saj B.T. (87) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 26.11.2025, në orën 11:15, në SPB Shkup u denoncua se në korridorin e një shkolle fillore në zonën e Gjorçe Petrovit, ishte prishur rendi dhe qetësia publike nga një përleshje fizike ndërmjet dy të miturve nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.11.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, O.M. (44) nga Shkupi denoncoi se më 24.11.2025 rreth orës 9:00, në klasë të një shkolle fillore në zonën e Draçevës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur . Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.11.2025, në orën 21:30, në SPB Shkup, B.K. (29) nga Shkupi denoncoi se në një bastore sportive në zonën e Draçevës ishte sulmuar fizikisht nga D.N. , i cili me një send të fortë ka dëmtuar edhe një pjesë të inventarit . Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 26.11.2025, në orën 04:50, në SPB Shkup, O.A. (27) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:20 para një objekti hotelerie në zonën e Çairit, ishte sulmuar fizikisht nga A.Ç., A.K. dhe një person tjetër, të cilët gjithashtu kanë përdorur sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 27.11.2025, në orën 00:05, në Spitalin Klinik në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria J.A. (29) nga f. Tarinc, komuna e Karbincit. Më parë, në spital për ndihmë mjekësore ishte sjellë babai i tij V.A. (54), por edhe përkundër ndihmës së ofruar, V.A. ka ndërruar jetë. Kur J.A. kishte mbërritur në spital, edhe pse nga personeli mjekësor i ishte thënë se babai i tij kishte ndërruar jetë, ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kishte thyer xhama dhe pjesë të tjera të inventarit. Për ngjarjen ishte njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër J.A. do të ngrihet parashtresë përkatëse.