Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 27.11.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.A. (19) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 07.07.2025 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër I.I. (45) nga fshati Veleshtë, rrethi i Strugës për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë". Më 31.10.2025 në rrugën e vjetër nga Struga në Ohër, i denoncuari ka sulmuar fizikisht nëpunës policor i cili ishte duke kryer detyra zyrtare.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.M. (47) dhe B.M. (49) të dy nga fshati Nerashtë, komuna e Tearcës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë". Më 27.08.2025, të denoncuarit në një rrugë lokale në drejtim të fshatit Jazhincë, pas një grindjeje të mëparshme rreth trafikut, e sulmuan fizikisht J.A. nga fshati Jazhincë.

Më 26/27.11.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria Z.M. (51), M.K. (37) dhe N.D. (24), të gjithë nga Shkupi dhe D.N. (19) nga fshati Trubarevë, rajoni i Shkupit, për shkak se tek ta ishte gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

Më 26.11.2025, në orën 17:20, SPB Shkup ka pranuar një njoftim se në rr. "Dimitrie Çuposki" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Hjundai" me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.M. (40), goditi këmbësorin O.D. (51), të dy nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi këmbësori, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Një ekip hetimor i SPB Shkup këqyri situatën në vendngjarje.

Më 26.11.2025, rreth orës 17:40, SPB Shkup ka pranuar një njoftim se në rr. "Sllavka Dinkova" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Pezho" me targa të Shkupit, i drejtuar nga 51-vjeçari B.P., ka goditur këmbësorin A.D. (59), të dy nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, ndërsa lëndime trupore ka pësuar B.P., të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski". Një ekip hetimor nga SPB Shkup këqyri situatën në vendngjarje.

NJPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër K.M. (23) nga fshati Mogorcë i Dibrës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "vjedhje e rëndë në mënyrë të paturpshme". Ai, më 19.11.2025, ka vënë re një grua nga Dibra duke tërhequr para nga një bankomat në Dibër, kështu që ia ka marrë paratë në mënyrë të dhunshme dhe ka ikur. Shumë shpejt. ai u gjet dhe u ndalua në stacion policor.

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër Q.I. (47) nga f. Paligrad i Shkupit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik". Më 09.10.2025, me qëllim të përfitimit të paligjshëm pasuror, ai në mënyrë të paautorizuar ka përdorur kartelën e humbur të pagesës së një personi nga Kërçova dhe ka bërë pagesa në dy raste në objekte tregtare në Kërçovë. Pas masave të marra, ai u gjet dhe u ndalua në stacionin policor.

Më 25.11.2025, në orën 18:30, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria L.K. (55) nga Shtipi, sepse rreth orës 17:50 në një objekt tregtar, ka marrë produkte, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht një të punësuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 26.11.2025, në orën 15:00 në SPB Shkup, Z.V. (47) nga Shkupi raportoi se rreth orës 10:30 në një shkollë të mesme në zonën Qendër, djali i tij 16-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga shoqja e tij e klasës. Po merren masa për sqarimin e rastit.

Më 26.11.2025, në orën 11:40, në SPB Shkup, një grua 50-vjeçare nga Shkupi denoncoi se ishte mashtruar për shumën e 200.000 denarëve nga V. "P". Konkretisht, ai duhej të kryente punime ndërtimore në oborrin e saj, por pasi i ka marrë paratë nuk është përgjigjur në thirrjet e saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 26.11.2025, në orën 11:40, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.K. (31) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij 30-vjeçare, me të cilën është në procedurë shkurorëzimi, se i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 26.11.2025, në orën 13:50, në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:00 në zonën e Gjorçe Petrovit, bashkëshorti i saj S.K. (43) nga Shkupi, me të cilin është në procedurë shkurorëzimi, e ka sulmuar fizikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 26.11.2025, në orën 14:30, në SPB Shkup ka arritur njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "8 Shtatori" se tek ta është sjellë me lëndime T.I. (50) nga f. Matkë, rajoni i Shkupit. Sipas njoftimit, T.I. rreth orës 11:00 në fshatin Nerez i Epërm, rajoni i Shkupit, duke kryer detyra pune si i punësuar në EVN, ishte sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur sende të forta. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër D.M. (41) nga fshati Obrshan, komuna e Krivogashtanit për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëbe ose materieve eksplozive". Më 23.05.2025, nëpunësit policorë kryen bastisje shtëpinë e përdorur nga i denoncuari, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe fishekë, për të cilat i denoncuari nuk posedonte leje të dhënë nga një organ kompetent.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër G.N. (37) nga f. Orizarë i Poshtëm, rajoni i Manastirit, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Nëpunës policorë kryen një kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekeustruar kokainë.

SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër G.N. (40) nga Shtipi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "lëndim i rëndë trupor". Më 25.09.2025 në Shtip, i denoncuari e sulmoi A.D. me një send të fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Accessibility Menu