SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.K. (21) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 30.07.2025 në fshatin Trubarevë, rajoni i Shkupit, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ngriti kallëzim penal kundër K.D. (29) nga Pehçeva për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 19.02.2025, i denoncuari dëmtoi çatinë e një shtëpie, dhe më pas sulmoi fizikisht T.D. në oborrin e saj, me ç'rast përdori një send qelqi.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër M. E. (43) nga Shtipi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Më 24 shtator 2025, në f. Luboten, rrethi i Shtipit, i denoncuari kishte ndezur zjarr në oborrin e shtëpisë familjare dhe ishte larguar pa e lokalizuar vendin, kështu që zjarri më pas ishte rindezur dhe kishte përfshirë dy dhoma në pjesën e bodrumit të shtëpisë së të denoncuarit, si dhe pjesë të dy shtëpive fqinje, garazhin dhe rreth pesë hektarë bimësi me degëzim të ulët, pyllin dhe barin e thatë.
Më 25.11.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria S.A. (40) dhe S.T. (28), të dy nga Shkupi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 25.11.2025, në orën 13:15, në NJPB Strugë është bërë denoncim se në rrugën rajonale nga Struga për në f. Vranishtë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Ohrit, i drejtuar nga T.A. (57) nga f. Tatesh i Epërm i Strugës dhe një biçikletë e drejtuar nga R.Sh. (65) nga f. Vranishtë, i Strugës. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore çiklisti, të konstatuara në Spitalin Special "Sh. Erazmo" në Ohër. Ekipi hetimor i NJPB Strugë këqyri situatën në vendngjarje.
Më 25.11.2025, në orën 17:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, D.B. (67) nga Shkupi ka denoncuar se djali i saj P.B. (37) nga Shkupi është larguar nga shtëpia familjare. Po merren masa për gjetjen e personit.
Më 25.11.2025 në orën 13:00 në SPB Shkup, një grua 37-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 24.11.202,5 rreth orës 19:30, në zonën e Gjorce Petrovit, vajza e saj 15-vjeçare është futur me forcë në një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Golf me targa të Shkupit nga ish-partneri i saj I.J. (22), i cili në atë rast e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar. Po merren masa për sqarimin e rastit, për ç'shkak do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 21.11.2025 në Shkup, nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e kanë privuar nga liria T.B. (24) nga Republika e Turqisë u privua nga liria për shkak se për të ishte lëshuar një urdhër arrestim ndërkombëtar nga Interpoli-Turqi nën dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale "mashtrim bankar". Ai u nxorr para PTHP Shkup dhe iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e më pas u transferua në INP Burgu – Shkup.
Më 25.11.2025 në orën 20:30 në SPB Shkup nga Institucioni Ndëshkues - Përmirësues Idrizovë, është denoncuar se rreth orës 18:30 në institucion, tre të dënuar e kanë sulmuar fizikisht të dënuarin I.I. (61) nga fshati Çelopek, rajoni i Tetovës, dhe në atë rast kanë përdorur një send të fortë. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Sot (26.11.2025) në orën 09:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup në Stacionin Policor Kisella Vodë kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me M.H. (22) nga Shkupi, pas një denoncimi paraprak nga partnerja e tij 22-vjeçare se më 17.11.2025, rreth orës 18:30, në shtëpinë ku ajo po qëndronte në zonën e Bit Pazarit, ai e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 25.11.2025, në orën 18:00, në SPB Shkup, D.I. (62) nga Shkupi denoncoi se më 23.11.2025, rreth orës 17:00, në zonën e Kisella Vodës, një person ka përdorur forcë fizike dhe ia ka marrë portofolin me paratë dhe dokumentet personale. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 25.11.2025, në orën 18:00, në SPB Shkup, B.M. (47) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 10:40 në një dhomë zhveshjeje të një shkolle fillore në zonën e Çairit, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po merren masa për sqarimin e rastit.