Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 25.11.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër S.M. (43) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Me datë 11.11.2025, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë në të cilën ka banuar i denoncuari, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, peshore digjitale, para në vlera të ndryshme dhe telefona celularë.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër M.S. (40) nga Dellçeva, pronar dhe drejtues i një personi juridik nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale "shmangie tatimore" dhe "dëmtim ose favorizim i kreditorëve" dhe kundër personit juridik për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "shmangie tatimore". I denoncuari i parë M.S. veproi në kundërshtim me Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në atë mënyrë që në deklaratat tatimore për periudhën e kontrollit tatimor, përmes personit juridik ka përllogaritur dhe treguar një borxh tatimor më të ulët i cili ka dalë nga qarkullimi i realizuar e i paevidencuar nga shitja e mjeteve themelore bazike dhe nga shitja e rezervave të materialeve. Me veprimet e përmendura të denoncuarit arritën të përfitojnë dobi të paligjshme pasurore në shumën e përgjithshme prej 31.433.522 denarë, për të cilën shumë dëmtuan buxhetin e shtetit.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.S. (53) nga Manastiri për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "punë e pandërgjegjshme në detyrë". E denoncuara, në cilësinë e drejtoreshës së Institucionit Kombëtar "Instituti dhe Muzeu" Manastir, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në ushtrimin e autorizimeve dhe detyrave të saj duke bërë një ndryshim në Aktin për Sistematizimin e Vendeve të Punës, me ç'rast e ka hequr vendin e saj të punës si kuratore e lartë dhe për veten e saj hapi një vend të ri pune si këshilltare kuratore, i cili është një nivel më i lartë se ai i mëparshmi.

Më 24/25.11.2025 në Shkup, në vendndodhje të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.A. (26) nga Shkupi, Z.T. (42) nga f. Vollkovë, rajoni i Shkupit dhe Z.A. (43) nga f. Orizarë, rajoni i Likovës, për shkak se u ishin gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë raportet përkatëse.

Më 24.11.2025, në orën 13:30, SPB Shkup ka pranuar informacion se, në rrugën "1" në f. Haraçinë, rajoni i Shkupit, një automjet pasagjerësh "Opel Zafira" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.R. (49) nga f. Orllanc, rajoni i Shkupit, ka goditur një djalë 14-vjeçar nga f. Haraçinë. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore i mituri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". Një ekip hetimor nga SPB Shkup këqyri situatën në vendngjarje.

Më 24.11.2025, në orën 16:50, SPB Shkup ka pranuar informacion se, në bul. "Brigada Maqedonase-Kosovare" në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Shkoda" me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.M. (20) nga f. Arnaki, rrethi i Shkupit dhe një mopedi të drejtuar nga E.M. (33) nga Shkupi. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore E.M., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski" në Shkup. Një ekip hetimor nga SPB Shkup këqyri situatën në vendngjarje.

Më 24.11.2025, në orën 18:40, SPB Ohër ka pranuar informacion se, në rr. "Pitu Guli" në Ohër, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Hjundai" me targa të Ohrit, i drejtuar nga T.B. (42) dhe një motoçiklete të drejtuar nga S.R. (55), të dy nga Ohri. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin Special "Sh. Erazmo" në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Ohër këqyri situatën në vendngjarje.

Më 24.11.2025, në orën 04:00, SPB Shkup ka pranuar informacion nga Spitali i Gjinekologjisë dhe Akusherisë "Çair" se, rreth orës 00:10, në spitalin e lindjes ishte sjellë një e mitur 15-vjeçare nga Shkupi. Nga ana e nëpunësve policorë është zhvilluar bisedë zyrtare me partnerin e saj jashtëmartesor 18-vjeçar R.A.. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 24.11.2025, në orën 22:30, SPB Shkup ka pranuar informacion se në oborrin e një shtëpie në zonën e Gazi Babës ishte gjetur pa shenja jete A.T. (46) nga Shkupi . Mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Është bërë këqyrje e situatës në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Më 24.11.2025, në orën 09:30, në SPB Shkup, një grua 65-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se në periudhën prej 12 deri më 15.11.2025, përderisa denoncuesja nuk ka qenë në shtëpinë e saj në zonën e Gjorçe Petrovit, një kryerës i panjohur i ka vënë flakën derës hyrëse të banesës së saj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 24.11.2025, në orën 23:50, në SPB Shkup u denoncua se rreth orës 22:10 kishte shpërthyer zjarr në mensën e objektit të një firme në f. Vizbeg, rajoni i Shkupit. Zjarri ishte shuar nga pronari Zh.V. (44) nga Shkupi, i cili për shkak të thithjes së tymit ishte nisur drejt Kompleksit të Klinikave "Nëna Terezë" për dhënien e ndihmës mjekësore.

Më 24.11.2025, në orën 20:00, në SPB Shkup nga Institucioni Ndëshkues- Përmirësues Idrizovë është denoncuar se rreth orës 18:00, gjatë një bastisje në dhomën e të dënuarit S.U. (23) nga Velesi, është gjetur dhe sekuestruar një materie pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 24.11.2025, në orën 19:30, në SPB Shkup, një grua 30-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 16:00 në zonën e Qendrës, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj M.K., me të cilin ishte në procedurë shkurorëzimi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 24.11.2025, në orën 08:00, në SPB Shkup, një grua 43-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Gjorçe Petrovit ishte sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj S.K. (44) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 24.11.2025, në orën 17:40, në SPB Shkup, R.P. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:00 në zonën e Gjorçe Petrovit, djali i saj 13-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, i cili ka përdorur një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 24.11.2025, në orën 17:20, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar A.A. (49) nga Shkupi, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 24.11.2025 në orën 07:25, në SPB Ohër është denoncuar se në një kazino me vendndodhje në bulevardin "Turistiçka" në Ohër, një person ka vjedhur para dhe ka sulmuar fizikisht të punësuarën në kazino. Po merren masa për gjetjen e tij dhe zbardhjen e rastit.

Më 24.11.2025 në orën 19:00, në SPB Ohër është denoncuar se K.R. (33) nga fshati Oktis i Strugës është sjellë nga Burgu i Ohrit në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, në gjendje të rëndë shëndetësore, me automjet të ndihmës së shpejtë, i cili, edhe përkundër masave të ndërmarra nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu