Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 24.11.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër M.M. (29) nga f. Çelopek, rrethina e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit lidhur me kryerjen e veprave penale: “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave në fushën e sigurisë”. Me datë 14.10.2025, në Qendrën e Urgjencës në Tetovë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një mjek dhe një nëpunës policor gjatë kryerhes së detyrave zyrtare.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ngriti kallëzim penal kundër O.S. (33) nga Vinica për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënimi me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes ose grindjes”. Me datë 27.09.2025, personi i denoncuar para një marketi në Vinicë e ka kërcënuar dhe e ka ngritur dorën për ta qëlluar me thikë personin A.I. (32) nga Vinica, të cilin e ka kërcënuar më parë edhe përmes një rrjeti social.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër L.M. (36) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Me datë 08.10.2025, në një hapësirë zyrtare të një shkolle fillore në Tetovë, e denoncuara e ka sulmuar fizikisht një nxënëse.

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminaslitike Berovë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (54) nga f. Smojmirovë, rrethina e Berovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar". I denoncuari, i punësuar si rojtar pylli dhe i ngarkuar nga filiali për të bërë pranimin e asortimenteve të drurit nga pyjet private dhe lëshimin e letër përcjelljes për transport, në disa raste, pa përcaktuar më parë situatën faktike prej së cilës ka prejardhjen masa drurore e vënë në dukje, ka lëshuar dokumentacionin zyrtar - letër pranimin e prerjes, dërgesën e dorëzimit dhe letër përcjelljen e transportit të druve për masë drurore neto në sasi të përgjithshme prej 38.43 metra kub, edhe pse e ka ditur me plot vetëdije se masa drurore ka preardhjen nga një pyll në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më 23/24.11.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria Z.D. (45) nga Shkupi, I.B. (23) nga vendb. Ilinden, rrethi i Shkupit, D.D. (31) nga Velesi, D.J. (20) nga Koçani dhe P.V. (25) nga Greqia, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Më 23.11.2025, në orën 08:45, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria N.J. (36) nga fshati Sedllarevë, rrethi i Tetovës, sepse gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se figuronte me masën "arresto". Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Tetovë për veprime të mëtejshme.

Me datë 23.11.2025, në orën 16:30, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se me datë 04.10.2025 në Shkup, një i mitur ka kryer akt të dhunshëm seksual ndaj vajzës së saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 24.11.2025, në orën 00:20, në SPB Shkup, S.M. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 23.11.2025 rreth orës 23:00 në oborrin e shtëpisë familjare në zonën e Draçevës, ishte sulmuar fizikisht nga P.B. (27) nga f. Zdunjë, komuna e Makedonski Brodit, me qëndrim në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Me datë 23.11.2025, në orën 21:16, në SPB Shkup, M.S. (30) nga f. Studeniçan, rrethi i Shkupit, ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person në një kazino në zonën e Bit Pazarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Me datë 23.11.2025, në orën 14:40, në SPB Shkup, N.K. (51) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:00 në zonën e Gazi Babës ka shpërthyer zjarr në bodrumin e shtëpisë së tij. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

Me datë 23.11.2025, rreth orës 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues - Përmirësues Burgu Idrizovë është denoncuar se gjatë kontrollit ndaj të dënuarit M.K. (38), i cili është kthyer nga lëshimi me leje në fundjavë, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe pilula. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Me datë 24.11.2025, në orën 10:00, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria një 16-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit se më 12.11.2025 kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajzë 12-vjeçare nga Ohri, ndërsa një i mitur tjetër e ka xhirruar aktin. Një 14-vjeçari nga Ohri i ka rënë në dorë ky material video, i cili e shantazhonte vajzën që të ketë lidhje me të, përndryshe do ta publikonte videon. SPB Ohër po merr masa për gjetjen edhe të këtij të mituri. Të miturës i është kryer ekzaminimi mjekësor, ndërsa nëpunësit policorë dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale të Ohrit, në prani të prindit, kanë kryer bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, në konsultim me prokurorin publik, kundër kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Accessibility Menu