Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 26.09.2026

Më 25/26.09.2026, në territorin e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria N.S. (49) nga Shkupi dhe J.P. (20), pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë dhe një tabletë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 25.09.2026, në orën 22:30, SPB Kumanovë është njoftuar se në rrugë lokale në fshatin Llopatë, komuna e Kumanovës, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 15-vjeçar nga fsh. Llopatë dhe një biçiklete, e drejtuar nga I.H. (50) nga fsh. Llopatë. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente në Kumanovë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor nga SPB Kumanovë.

 

Më 25.09.2026, në orën 00:35, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish i privuan nga liria S.Z. (24) nga fsh. Injevë, rrethina e Radovishit, S.A. (38) dhe G.O. (23), të dyja nga Radovishi. Gjatë kontrollit të një automjeti të udhëtarëve “Volkswagen” me targa të Radovishit, i drejtuar nga S.Z., në të cilin si bashkudhëtare ndodheshin S.A. dhe G.O., ishte gjetur një paketim me kokainë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 25.09.2026, në orën 12:50, në Stacionin Policor Vallandovë, V.K. (59) nga Vallandova ka denoncuar se pranë rrugës rajonale R-1401, në vendin e quajtur kryqëzimi “Çallakli”, janë gjetur katër granata të pashpërthyera. Është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim për ngritjen e granatave.

 

Më 25.06.2026, në SPB Veles, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë – Reparti i Hapur Veles, është njoftuar se te i dënuari K.A. (30) nga Velesi janë gjetur tableta dhe marihuanë. Nëpunësit policorë të Repartit për Tregti të Palejuar të Drogës pranë SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me K.A., ndërsa sendet e gjetura janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 25.09.2026, në orën 20:20, NJPB Strugë është njoftuar se në rrugën rajonale Podmojë – Strugë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të udhëtarëve “Peugeot 2008” me targa të Strumicës, i drejtuar nga J.M. (59) nga Strumica dhe një automjeti të udhëtarëve “Ford Fiesta” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.Sh.Z. (41) nga Kërçova. Në aksident, K.Sh.Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa J.M. dhe bashkudhëtari i tij R.M. (57), nga Strumica, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Strugë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i NJPB Strugë.

 

Më 25.09.2026, në orën 20:10, nëpunës policorë të Repartit për Tregti të Palejuar të Drogës pranë SPB Veles kanë zhvilluar bisedë zyrtare me S.K. (20) nga Velesi, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe konfiskuar një thërrmuese me mbetje marihuane. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 25.09.2026, në orën 20:20, NJPB Kërçovë është njoftuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në qafën malore “Strazhë”, një automjet i udhëtarëve “Ford” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga D.S. (54) nga Kërçova, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtarja e tij 48-vjeçare S.S. nga Kërçova ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i NJPB Kërçovë.

 

Më 24.09.2026, në orën 18:45, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria B.K. (75) nga Kavadari, pasi në vendin e quajtur “Begovo Pole”, në zonën e fshatit Drenovë, rrethina e Kavadarit, në arën e tij kishte ndezur bar të thatë, pas çka zjarri është përhapur dhe ka përfshirë pemët në arat fqinje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrin e ka shuar vetë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i NJPB Kavadar dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Të gjashtë personat kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: E.I. (29) nga fshati Cërvena Voda, Komuna e Studeniçanit, E.S. (30) nga Shkupi, B.R. (30) nga fshati Radushë, Komuna e Sarajit, Sh.S. (25) nga fshati Poroj, rrethina e Tetovës, B.Z. (28) nga Tetova dhe F.T. (23) nga Velesi. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

 

Më 25.09.2026, në orën 14:45, në fsh. Radolishtë, rrethina e Strugës, nëpunës policorë të SPB Strugë e privuan nga liria B.K. (44) nga Ohri. Gjatë kontrollit në një automjet të udhëtarëve “Chevrolet” me targa të Ohrit, të cilin e drejtonte ai, tek personi u gjet një paketim me një lëndë pluhurore të bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 25.09.2026, në orën 15:38, në SPB Shkup, nga Institucioni Publik Shëndetësor Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum i Ohrit” në Shkup është denoncuar se tek ata, me lëndime, ishte sjellë një 13-vjeçar nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 12:20, në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, ai ishte sulmuar fizikisht nga S.R., prind i një bashkëmoshatari të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.09.2026, në orën 21:45, nëpunës policorë të SPB Gostivar e privuan nga liria K.A. (44) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar babanë e tij 67-vjeçar. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 25.09.2026, në orën 09:30, në SPB Shkup, N.J. (55) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 08:30, në vendin e tij të punës në Komunën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i tij D.D. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.09.2026, në orën 17:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.B. (44) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në zonën e Komunës s[ Qendrës në Shkup kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 25.09.2026, në orën 12:30, në SPB Shkup, një grua 31-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 24.09.2026, rreth orës 11:45, në zonën e Komunës së Aerodromit në Shkup, kunati i saj R.M. nga Shkupi e kishte kërcënuar. Sipas denoncimit, ai edhe më parë kishte bërë kërcënime ndaj familjes së saj të afërt. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 25.09.2026, në orën 18:30, në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.P. (49) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare, në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, ai kishte kërcënuar motrën e tij 41-vjeçare dhe babanë e tyre. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 25.09.2026, në orën 12:38, në SPB Shkup, një vajzë 20-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se në shtëpinë familjare, në zonën e Komunës së Kisella Vodës, nëna e saj 49-vjeçare D.S. e kishte kërcënuar. Pas ndërmarrjes së masave, nëna e saj është vendosur në një institucion shëndetësor.

 

Më 25.09.2026, në orën 18:45, në SPB Shkup, E.U. (23) nga Shkupi ka denoncuar se në ambientet zyrtare të një personi juridik në zonën e Karposhit, pas marrëdhënieve të prishura më parë, ishte sulmuar fizikisht nga kolegu i tij M.M. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Në SPB Shkup, Zh.G. (48) nga fsh. Vollkovë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se më 24.09.2026, rreth orës 16:20, në Qendrën e Transportit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu