Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër R.P.(23) nga fsh. Vlladimirovë, rrethina e Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 04.02.2026, në rrugën rajonale Vinicë-Berovë, në një vendndalim autobusësh në fsh. Maçevë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të kallëzuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R.(35) nga fsh. Kamjan, komuna e Bogovinës, A.M.(28) nga fsh. Çellopek, komuna e Bërvenicës dhe S.A.(41) nga fsh. Çerkez, rrethina e Kumanovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vrasje dhe keqtrajtim i kafshëve“. Më 23.03.2026, në një objekt të ish-lokalit hotelierik në fsh. Çerkez, të kallëzuarit kanë organizuar dhe mundësuar përleshje qensh.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.R.(41) nga fsh. Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „dhunë“ dhe „rrezikim me mjet të rrezikshëm“. Më 07.06.2026, në afërsi të pikëpagesës rrugore Zhelinë, i kallëzuari fillimisht i ka bërë kërcënime N.Xh., ndërsa më pas e ka sulmuar me një send druri.
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.D.(44) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 14.08.2026, i kallëzuari i ka bërë kërcënime dhe e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 24.09.2026 rreth orës 17:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria dy të mitur nga Kumanova. Ata dyshohen se më 21.09.2026, me përdorimin e forcës, kanë hyrë në një objekt afarist në rr. „Marshal Tito“ në Kumanovë dhe kanë marrë para. Të miturit janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 24.09.2026 në SPB Shkup u njoftua se në orën 12:00, në kryqëzimin e rr. „Jordan Mijallkov“ dhe rr. „German“ në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti „Volkswagen Caddy“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga C.B.(67) nga Ohri, me vendbanim në Shkup dhe një biçiklete, e drejtuar nga A.G.(68) nga Shkupi. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Më 24.09.2026 në SPB Shtip u njoftua se rreth orës 20:30, në rr. „Radanshki Pat“ në Shtip, O.J.(25) nga Shtipi, duke drejtuar një motoçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë me motoçikletën në rrugë. Në aksident, A.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shtip, me ç’rast është konstatuar se ai e ka drejtuar motoçikletën pa patentë shoferi.
Më 24.09.2026 në orën 22:20 në rr. „Gostivarska“ në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e kanë privuar nga liria U.K.(26) nga Prilepi, pasi fizikisht e ka sulmuar babanë e tij dhe i ka shkaktuar lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 24.09.2026 në orën 08:10 në Njësinë Policore Tearcë, B.V.(40) nga fsh. Dobrosht ka denoncuar se një ditë më parë (23.09.2026) në orët e pasdites, djali i tij i mitur dhe disa shokë të tij, derisa lëviznin me biçikleta në zonën malore mbi fshat, kanë vërejtur një mjet shpërthyes të paeksploduar. Vendi është siguruar nga nëpunës policorë të Njësisë Policore Tearcë, ndërsa mjeti është marrë nga një përfaqësues i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për veprime të mëtejshme, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore me origjinë gjermane. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026 në orën 21:20 në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria V.T.(46) nga Strumica, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare fizikisht i ka sulmuar prindërit e saj. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 24.09.2026 në orën 23:50 në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria R.V.(34) nga Strumica, duke vepruar pas denoncimit paraprak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Më 24.09.2026 në orën 12:30 në fsh. Oraovicë, rrethina e Radovishit, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish e kanë privuar nga liria T.B.(73) nga Radovishi. Sipas denoncimit, rreth orës 10:30 ai në një arë në zonën e fsh. Oraovicë, me sharrë motorike ka prerë një plep, ndërsa pasi është rrëzuar, një degë e tij e ka goditur N.T.(77) nga Radovishi, i cili së bashku me T.B. kishte shkuar në arë. Si pasojë e lëndimeve të pësuara, N.T. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Radovish. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion, ndërsa këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Strumicë – NJPB Radovish.
NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër B.L.(30) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „rrezikim i sigurisë“. Më 20.09.2026, në oborrin e shtëpisë familjare në Koçan, i kallëzuari i ka bërë kërcënime dhe fizikisht e ka sulmuar vëllanë e tij 28-vjeçar.
Më 24.09.2026, rreth orës 22:30, SPB Shkup është njoftuar se në parkun në Kapishtec në Shkup, një person i mitur ka hedhur mjet piroteknik, pas çka ka shpërthyer zjarr. Zjarri është shuar nga Brigada Zjarrfikëse Shkup, ndërsa SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026 në orën 09:23 në NJPB Dellçevë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se për dhënien e ndihmës mjekësore personit L.V.(68) nga fsh. Stamer, rrethina e Dellçevës, janë thirrur në vendin e quajtur „Brana Petrashevec“ në zonën e fsh. Çiflik, rrethina e Dellçevës. Sipas njoftimit, ai derisa drejtonte traktorin me targa të Dellçevës, e ka humbur kontrollin mbi traktorin, i cili është përmbysur, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin në Koçan. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i NJPB Dellçevë.
Më 24.09.2026 në orën 18:20 në Sveti Nikollë, nëpunës policorë të NJPB Sveti Nikollë e kanë privuar nga liria D.D.(28) nga Sveti Nikolla. Pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme për parkim, ai me automjetin e udhëtarëve „Ford“ me targa të Sveti Nikollës është nisur drejt R.B. dhe J.B., të dy nga Sveti Nikolla, me ç’rast ka goditur një portë metalike të oborrit të R.B. dhe J.B., e cila ka rënë mbi ta dhe u ka shkaktuar lëndime. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 24.09.2026 në orën 13:00 në SPB Shkup, F.A.(43) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 09:00, në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit, djali i saj 14-vjeçar është sulmuar me një send të mprehtë nga një bashkëmoshatar i tij, duke i shkaktuar prerje në pjesën e dorës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.09.2026 në orën 23:30, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria B.O.(43) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në një rrjet social i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese S.B.(31) nga Koçani. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
Sot (25.09.2026) në orën 02:20, SPB Shkup është njoftuar se në zonën e Draçevës është djegur një automjet i udhëtarëve „Mazda“ me targa të Shkupit, në pronësi të A.S.(23) nga Shkupi. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup e ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026 në orën 12:55 në SPB Shkup, një grua 32-vjeçare ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore ajo dhe familja e saj janë shqetësuar dhe ndjekur përmes telefonit nga I.A.(48) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026 në SPB Shkup, një burrë 48-vjeçar ka denoncuar se më 23.09.2026, në shtëpinë e tij në zonën e Karposhit, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 41-vjeçare, me të cilën ishin në procedurë shkurrorëzimi, e cila gjithashtu ka dëmtuar një pjesë të orendive të shtëpisë. Gjithashtu, gruaja 41-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 48-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026 rreth orës 11:00 në SPB Shkup, Sh.S.(59) nga fsh. Bojanë, rrethina e Shkupit, ka denoncuar se më 17.09.2026 në fshat, djali i tij 12-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër, i cili ka përdorur një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026 në orën 16:40 në SPB Shkup, A.A.(28) ka raportuar se në zonën e Shutkës është sulmuar fizikisht nga R.K.(35), të dyja nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 24.09.2026 në orën 12:45 në NJPB Koçan, një burrë 42-vjeçar nga Koçani ka denoncuar se në dhomën e zhveshjes së sallës sportive të një shkolle fillore në Koçan, fëmija i tij gjashtë vjeç e gjysmë është sulmuar fizikisht, është zhveshur dhe është filmuar me një orë inteligjente nga disa fëmijë të tjerë të mitur, më të rritur se fëmija i tij. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026 në orën 16:54 në Stacionin Policor Gazi Babë, nga Kompleksi i Klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata pa vetëdije është sjellë F.R.(35) nga Shkupi, i cili pak më vonë ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion.