SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër A.Zh.(38) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 04.12.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj personit të kallëzuar, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.Р.(41) nga fsh. Dobri Doll, komuna e Vrapçishtit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „dhunë“ dhe „rrezikim me mjet të rrezikshëm“. Më 07.06.2026, në afërsi të pikëpagesës rrugore Zhelinë, i kallëzuari i ka bërë kërcënime N.Xh., e më pas e ka sulmuar me një send druri.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër I.D.(44) nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 14.08.2026, i kallëzuari i ka bërë kërcënime dhe fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Më 24.09.2026, në orën 00:20, në rr. „Mordo Nahmijas Lazo“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir i kanë privuar nga liria A.K.(47) dhe K.B.(36), të dy nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit të tyre, te A.K. është gjetur materie pluhurore. Pas dokumentimit të ngjarjes do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.09.2026, rreth orës 11:15, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Hristo Tatargjev“ në Shkup ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Folksvagen Polo“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga L.Ј.(65) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.B.(20) nga fsh. Sopishtë, rrethina e Shkupit. Në aksident, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ – Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 23.09.2026, në orën 11:45, në NJPB Zajaz, një 69-vjeçar nga një fshat i Kërçovës ka denoncuar se, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij S.S.(66). Punohet për zbardhjen e rastit.
Më 22.09.2026, rreth orës 10:45, SPB Shkup është njoftuar se në rr. „Boris Trajkovski“ në Shkup, një automjet i udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga P.G.(41) nga Shkupi, ka goditur një karrocë invalidësh, në të cilën ndodhej T.P.(70) nga Shkupi. Në aksident, T.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave „Nënë Tereza“ – Shkup. Një ekip i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.
Më 23.09.2026, në orën 06:40, në SPB Shkup, nga Institucioni Shëndetësor Publik „Shën Naum i Ohrit“ – Shkup u njoftua se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë E.D.S.(31) nga vendbanimi Ilinden. Sipas njoftimit, në bul. „Koço Racini“ në Shkup, ajo është goditur nga një trotinet elektrik, pas çka personi femër e cila ka drejtuar trotinetin është larguar nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit dhe për zbardhjen e rastit.
Më 23.09.2026, në SPB Ohër, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore u njoftua se në spitalin „Shën Erazmo“ është transportuar B.M.(52) nga Ohri me lëndime të rënda trupore. Sipas njoftimit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në ndërtim për një person juridik nga Struga. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë bërë ekipi hetimor i SPB Ohër dhe inspektori i punës dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.09.2026, në orën 18:20, në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria D.K.(35) nga Koçani. Paraprakisht, D.K. është kapur duke kërkuar në një dhomë në shtëpinë e S.A.(29), ku ka marrë para dhe sende të tjera, ndërsa gjatë tentimit për t'u arratisur është penguar nga pronari S.A.(29), me ç’rast e ka sulmuar fizikisht. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 24.09.2026, në orën 02:05, në Kavadar, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e kanë privuar nga liria I.B.(23) nga Kavadari, duke vepruar pas denoncimit se kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të tij 19-vjeçar, e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.
Më 22.09.2026, në Vendkalimin Kufitar „Shën Naum“, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria S.Ç.(44) nga Ohri, me vendbanim në Manastir. Personi ishte i kërkuar me urdhërarrest qendror të lëshuar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. S.Ç. është person nën hetim dhe është përfshirë në procedurë penale për veprat „bashkim kriminal“ sipas nenit 394, „evazion tatimor“ sipas nenit 279 dhe „pastrim të parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale“ sipas nenit 273 të Kodit Penal.
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë i kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: S.I.(30) nga Shkupi, E.B.(18) nga Tetova, A.A.(18) nga Struga dhe M.P.(19) nga rrethina e Prilepit. Ndërsa, nën ndikimin e alkoolit kanë drejtuar automjet dy persona, përkatësisht: D.A.(62) nga rrethina e Sveti Nikollës dhe N.N.(50) nga Resnja. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
Më 23.09.2026, në orën 16:10, në rr. „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria R.A.(20) nga fsh. Roglë, rrethina e Tetovës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 23.09.2026, në orën 15:00, SPB Tetovë është njoftuar se në Qendrën e Urgjencës në Tetovë me lëndim të rëndë trupor është sjellë M.K.(24) nga fsh. Kopçin Doll. Sipas deklaratës së njërit prej prindërve të tij, M.K. e ka drejtuar motoçikletën në oborrin e shtëpisë, në ç’rast ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Më 23.09.2026, në orën 19:00, në SPB Kumanovë, një grua 41-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.09.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, N.J.N.(32) nga Gjermania ka denoncuar se rreth orës 16:00, në ulëset pranë lumit Vardar në Shkup, një person i ka marrë një çantë shpine me laptop, një telefon celular dhe sende të tjera. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.09.2026, në orën 11:40, në SPB Shkup, një burrë 46-vjeçar nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se është mashtruar nga B.R. nga fsh. Matkë e Epërme, për shumën prej 338.250 denarësh. Sipas denoncimit, në dhjetor të vitit 2025 kanë lidhur marrëveshje gojore që B.R. t'i ndërtonte shtëpi për një kompensim të caktuar financiar. Siç është denoncuar, pasi i kishte dhënë një pjesë të parave, nuk ka mundur të kontaktojë me të, pas çka ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.09.2026, rreth orës 18:00, në SPB Shkup, një burrë 68-vjeçar nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se në shtëpinë e tij në rrethinën e Shkupit është sulmuar fizikisht nga nipi i tij 46-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.09.2026, rreth orës 11:30, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka përfshirë dy objekte në ndërtim. Nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse – Shkup zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Është bërë inspektim nga një ekip i SPB Shkup dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.09.2026, në orën 23:15, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.J.(44) nga Shkupi. Sipas njoftimit, pas një zënke të mëparshme, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike, në shtëpinë e fqinjit të tij A.Sh.(38) nga Shkupi, me një send të mprehtë e ka sulmuar dhe u ka shkaktuar lëndime A.Sh., bashkëshortes së tij Gj.U. dhe fqinjës D.D., e cila kishte tentuar t'i ndante. Në lidhje me ngjarjen, është ndaluar edhe A.Sh. dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqiten parashtresa përkatëse.
Më 24.09.2026, në orën 02:15, në SPB Shkup, D.J.(53) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 01:00, në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, është sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Po mdërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.09.2026, në orën 00:30, në lagjen Ilinden, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë ndaluar I.B.(40) nga Shkupi, pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.