Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.09.2026

SPB Veles ngrit kallëzim penal kundër A.A.(34) nga Velesi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 19.02.2026 në Veles, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar heroinë, të cilën paraprakisht e kishte blerë nga i kallëzuari.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Vinicë ngriti kallëzim penal kundër M.J.(52) nga Vinica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“. Më 15.09.2026 në shtëpinë familjare në Vinicë, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar babanë e tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër B.S.(55) nga fsh. Staroecc, rrethina e Kërçovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „gjueti e paligjshme“. Më 26.04.2026 në zonën e fsh. Staroecc, në terrenin e gjuetisë „Turla“, i kallëzuari, gjatë kohës së ndalimit të gjuetisë, kishte vendosur litarë për gjuajtjen e kafshëve të mëdha.


Më 22.09.2026, në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria A.M.(20) nga Shkupi dhe D.A.(20) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit, pasi te ata ishte gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 16:45, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë, në fsh. Ginovc, rrethina e Kriva Pallankës, gjetën 67 kërcej me madhësi të ndryshme të bimës kanabis. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i NJPB Kriva Pallankë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 22.09.2026, në orën 12:00, NJPB Koçan është njoftuar se në një rrugë rajonale në zonën e fsh. Morodvis, komuna e Zërnovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve “Alfa Romeo” me targa të Koçanit, i drejtuar nga një 16-vjeçar nga fsh. Morodvis dhe një automjeti transportues “Ford” me targa të Koçanit, i drejtuar nga D.V.(54) nga fsh. Morodvis. Në aksident, 16-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i automjetit transportues D.V. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Institucionin Shëndetësor Publik Koçan. Një ekip i NJPB Koçan ka bërë këqyrje të venditt të ngjarjes.

 

 

 

Më 22.09.2026, në orën 22:00, në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë i privuan nga liria G.D.(40) dhe S.M.(43), të dy nga Negotina, pasi ishin kapur duke përdorur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 19:50, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria M.I.(56) nga rrethina e Kumanovës, pasi ishte sjellë në mënyrë agresive dhe me një mjet të mprehtë e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 22.09.2026, në orën 12:50, NJPB Gostivar është njoftuar se në oborrin e një shtëpie, në pronësi të B.A. në Gostivar, një 16-vjeçare nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Nga rrëzimi, 14-vjeçarja, bashkudhëtare nga Gostivari, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 16-vjeçarja ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në spitalin në Gostivar. Një ekip i NJPB Gostivar ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 23.09.2026, në orën 02:05, në SPB Kumanovë, një 37-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj L.I. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 16:15, SPB Tetovë është njoftuar se në një rrugë lokale në fsh. Tearcë, komuna e Tearcës, një automjet i udhëtarëve “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.A.(28) nga fsh. Tearcë, ka goditur këmbësorin S.H.(66) nga fsh. Tearcë. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes,

 

Më 22.09.2026, në orën 17:05, SPB Shkup është njoftuar se në kompleksin e fabrikës “Hekurana” ka shpërthyer zjarr. Në momentin e ngjarjes, në objekt punonin persona të cilët kanë vërejtur tym, pas çka së shpejti ka shpërthyer flaka. Nga zjarri janë përfshirë dy baraka me sende të ndryshme. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup. Është kryer inspektim.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.N.(63) dhe S.N.(32), të dyja nga Tetova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 12.08.2026, në zyrat e shërbimit të Institucionit Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Tetovë, të denoncuarat u kanë bërë kërcënime personave të punësuar.

 

NJPB Koçan ka paraqitur kallëzim penal kundër V.M.(29) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Më 29.08.2026, në oborrin e shtëpisë familjare në Koçan, i denoncuari u ka bërë kërcënime të afërmve të tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 15-vjeçari nga rrethina e Berovës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 19.08.2026, i denoncuari e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.I.(82) nga Dellçeva, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Më 23.08.2026, në fsh. Dramçë, rrethina e Dellçevës, personi i kallëzuar ka shkaktuar zjarr në pyll.

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtimi i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, tetë drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: B.M.(31) dhe A.P.(21), të dy nga Shkupi, S.A.(39) nga fsh. Strahojadicë, Shkup, N.M.(35) dhe një 15-vjeçar, të dy nga Prilepi, V.S.(41) nga Kërçova, A.Sh.(18) nga Tetova dhe një 17-vjeçar nga fsh. Bërvenicë, rrethina e Tetovës, i cili ka shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale. Nga liria është privuar edhe I.A.(62) nga fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit, pasi drejtonte automjet me ndalim për drejtimin e automjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 22:50, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria V.R.(22) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar pas denoncimit paraprak të babait të tij 57-vjeçar se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij, me ç’rast kishte përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

 

Më 22.09.2026, në orën 21:00, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Bukoviq, rrethina e Shkupit, është djegur një ekskavator i parkuar, në pronësi të një personi juridik. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit e ka shuar zjarrin. Është kryer inspektim.

 

Më 22.09.2026, në orën 17:50, në SPB Shkup, B.T.(84) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:40, në zonën e Qendrës, një person, duke përdorur forcë fizike, i kishte marrë stoli ari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.09.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, D.T.(19) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:40, në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga J.T.(28) nga Shkupi, i cili kishte përdorur edhe një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, një 34-vjeçare ka denoncuar se më 20.09.2026, në shtëpinë e saj në zonën e Komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj F.D.S.M.(35) nga Franca. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.09.2026, në orën 09:40, në SPB Shkup, I.I.(79) ka denoncuar se më 21.09.2026, në zonën e Shuto Orizarës, ishte sulmuar me një send të fortë nga R.I.(77), të dy nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 23.09.2026, në orën 00:50, në rr. “Borka Taleski” në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria M.T.(37) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 19:35, në rr. “Boris Kidriç” në Resnjë, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e privuan nga liria A.J.(24) nga Resnja, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 14:10, nëpunës policorë të NJPB Prilep i privuan nga liria T.I.(68) dhe R.I.(66) nga Prilepi. Sipas denoncimit, të dy personat në rr. “Jusuf Jusufoski” në Prilep u pengonin personave të punësuar në Qendrën për Mbrojtje Sociale Prilep gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

NJPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Gj.N.(42) nga Kërçova, pasi gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij të udhëtarëve “Smart” me targa të Kërçovës, nëpunësit policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Kërçovë kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

 

Më 22.09.2026, në orën 16:05, në rr. “Marko Cepenkov” në Ohër, nëpunës policorë të Stacionit Policor Ohër e privuan nga liria O.V.(49) nga një fshat i Strumicës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 22.09.2026, në orën 11:00, në SPB Shkup, M.E.(21) nga Shkupi ka denoncuar se më 21.09.2026, në korridorin e një ndërtese në territorin e Karposhit, ishte sulmuar me një send të fortë nga një person femër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.09.2026, rreth orës 19:00, në SPB Shkup, A.I. ka denoncuar se në fsh. Idrizovë, rrethina e Shkupit, ai dhe vëllai i tij ishin sulmuar fizikisht nga një person të cilin e njihnin dhe i cili, me një send të mprehtë, i kishte shkaktuar prerje vëllait të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.09.2026, në orën 21:40, në SPB Shkup, A.P.(35) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.09.2026, në orën 21:15, në SPB Shkup, një 51-vjeçare ka denoncuar se në një rrjet social ishte hapur një profil ku ishin postuar komente në formë fotografish me përmbajtje të pahijshme ndaj vajzës së saj të mitur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu