Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.09.2026

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.M. (38) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 11.07.2026, në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet të udhëtarëve „Renault“, të drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar amfetaminë.

 

NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër F.R. (40) nga Koçani, mbi dyshime të bazuara kryerjen e veprave penale „lëndim trupor“ dhe „rrezikim i sigurisë“. Më 02.09.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar partneren e tij dhe i ka bërë kërcënime.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër Z.M. (43) nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „dhunë“. Më 01.08.2026, në një sanduiçeri në Prilep, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar A.S., ka hedhur sende të ndryshme nga inventari i objektit në drejtim të A.S., e më pas, me një send të mprehtë, u ka bërë kërcënime personave të pranishëm.

 

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.Z. (54) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 15.10.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj një personi nga Strumica, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, të cilën paraprakisht e kishte siguruar nga i kallëzuari.

 

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër F.N. (39) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Më 07.05.2026, në Shkup, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet të udhëtarëve „Toyota Corolla“, i drejtuar nga i kallëzuari, me ç’rast në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 29 fishekë gjuetie.

Më 21.09.2026, në Shkup, në rajonin e Çairit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.A. (20) nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 18:00, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.A. (23) nga Kumanova. Ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale „vjedhje të rënda“, „dhunë në familje“ dhe „keqpërdorim të të dhënave personale“. A.A. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojnë kallëzime përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 20:00, në rr. „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë i kanë privuar nga liria M.C. (27) nga Tetova dhe K.Z. (31) nga fsh. Bogovinë, me qëndrim në Tetovë, mbi dyshim të bazuara për kryerjen e veprës penale „ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit“ sipas nenit 191 të Kodit Penal. Personat janë mbajtur në stacion policor, ndërsa po atë mbrëmje, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Tetovë, është realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të K.Z. në Tetovë. Me këtë rast, ati i janë konfiskuar një plumb dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 11:00, SPB Ohër është njoftuar se në bul. „Turistiçka“ në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.V. (45) nga Ohri dhe një automjeti transportues „Mercedes“ me targa të Ohrit, i nga J.T. (46) nga Ohri. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të udhëtarëve „Audi“, A.V., të konstatuara në Spitalin Special „Shën Erazmo“ Ohër. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Ohër.

 

Më 21.09.2026, në orën 21:00, në rr. „Marshal Tito“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria R.I. (19) nga fsh. Sedllarcë e Sipërme, sepse gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Më 22.09.2026, në orën 00:45, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria V.Z. (29) nga Kumanova, sepse fizikisht e ka sulmuar bashkëshortin e saj jashtëmartesor. Ajo është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 21.09.2026, në orën 17:30, NJPB Gjevgjeli është njoftuar se në rrugën lokale për në fsh. Stojakovë, komuna e Bogdancit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Shkoda“, i drejtuar nga D.Sh. (42) nga fsh. Stojakovë dhe një motoçiklete „Yamaha“ me targa të Gjevgjelisë, e drejtuar nga L.P. (27) nga fsh. Stojakovë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë. Me urdhër të prokurorit publik, është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i NJPB Gjevgjeli.

 

Më 22.09.2026, në orën 00:05, nëpunës policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria H.F. (41) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare, nën ndikimin e alkoolit, është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 63-vjeçare, ndërsa ka hedhur edhe sende të mprehta dhe sende të tjera nga orenditë shtëpiake në drejtim të saj dhe i ka shkaktuar lëndime. H.F. është mbajtur në stacion policor dhe gjatë ndërmarrjes së masave i janë matur 1,54 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 21:40, në Pikën Kufitare Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e kanë privuar nga liria J.M.V. (29) nga Gjermania, sepse gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur për kontroll patentë shoferi të falsifikuar të Polonisë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.D.(30) nga rrethina e Dellçevës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 14.09.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 29-vjeçare, ndërsa ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive të shtëpisë.

 

NJPB Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal kundër T.P.(39) nga Bogdanci, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 05.01.2026, në Bogdanc, nëpunësit policorë gjatë kontrollit ndaj T.P., kanë gjetur marihuanë.

 

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër D.R.(27) nga fsh. Podgorcë, rrethina e Strugës, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese ” dhe “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 174 copë municion të kalibrave të ndryshëm, që e posedonte në mënyrë të paligjshme, si dhe dy paketime me marihuanë.

 

Më 21.09.2026, në orën 22:20, në Sveti Nikollë, nëpunës policorë të NJPB Sveti Nikollë e kanë privuar nga liria D.R.(31) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të partneres së tij jashtëmartesore 18-vjeçare se rreth orës 21:00 e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 10:00, në bazë të urdhërarrestit qendror të shpallur nga PTHP Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë-NJPB Radovish e kanë arrestuar J.D.(34) nga Radovishi. J.D. i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë.

 

 

Më 21.09.2026, rreth orës 17:55, Stacionin Policor Vallandovë është njoftuar se kishte rënë zjarr në një shtëpi në fsh. Piravë, rrethina e Vallandovës. Një ekip hetimor i NJPB Vallandovë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se gjatë shuarjes së zjarrit, në njërën prej dhomave është gjetur trupi i pajetë i E.O.(69) nga ky fshat. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Vallandovë ka konstatuar vdekjen, ndërsa për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i PTHP Gjevgjeli.

 

Më 21.09.2026, në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunësit policorë të SPB Shkup i kanë arrestuar A.H.(37) nga Holanda dhe H.J.C.M.(38) nga Spanja, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 19:00, në depon e Hekurudhave të RMV-Transport SHA-Shkup, fizikisht e kanë sulmuar I.Xh.(33) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 22:25, në SPB Shkup, D.C.(46) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 21:00, në territorin e komunës së Qendrës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një i mitur. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.09.2026, në orën 20:50, në SPB Shkup, G.A.(37) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 16:25, në territorin e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.09.2026, në orën 16:40, në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me P.J.(35) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të ish-partneres së tij 25-vjeçare se e kishte ndjekur dhe i kishte dërguar mesazhe dhe se nën automjetin e saj kishte gjetur një pajisje për ndjekje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026, rreth orës 16:30, në SPB Shkup, një grua 46-vjeçare ka denoncuar se G.G., mik i partnerit të saj jashtëmartesor, përmes telefonatës i kishte bërë kërcënime me qëllim që ta tërhiqte kallëzimin që ajo më përpara e kishte paraqitur kundër partnerit të saj jashtëmartesor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në shtet, nëpunësit policorë privuan nga liria shtatë shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, katër persona drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: E.F.(18) nga fsh. Studeniçan, Shkup, Xh.J.(23) nga Gostivari, Sh.H.(34) nga Manastiri dhe A.J.(18) nga Kumanova. Për shkak se drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, u privuan nga liria S.K.(63) nga Berova dhe D.T.(24) nga Tetova. Ndërsa, G.M.(32) nga fsh. Pribaçevë, rrethina e Koçanit, drejtonte automjetin me ndalesë aktive për drejtimin e automjetit të kategorisë B. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në Stacionin Policor Gjorçe Petrov në Shkup, është zhvilluar bisedë zyrtare me A.Sh.(31) dhe A.Sh.(31), të dy nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm të J.K.(52) nga Shkupi se rreth orës 10:20 e kishin sulmuar fizikisht në zonën e Gjorçe Petrovit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 19:30, në SPB Shkup, një grua 66-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 11:15, në oborrin e një kishe në rrethinë të Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj bashkëshortor, me të cilin nuk jetojnë së bashku. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Më 21.09.2026, në orën 12:00, në SPB Shkup, një burrë 42-vjeçar nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se më 19.09.2026, rreth orës 17:30, në shtëpinë familjare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, me të cilën janë në procedurë shkurorëzimi. Ndërmerren masa për dokumentimin e plotë të rastit.

 

Më 21.09.2026, në orën 10:00, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” Shkup është raportuar se tek ata, me lëndime të rënda trupore, ishte sjellë R.J.(35) nga Shtipi. Babai i të lënduarit ka denoncuar se më 16.09.2026, nga institucioni shëndetësor publik në rrethinën e Gjevgjelisë, ku ai ishte duke u mjekuar, ishte njoftuar se djali i tij kishte rënë nga shtrati dhe ishte lënduar. Ndërsa, i lënduari ka denoncuar se në institucion ishte sulmuar fizikisht nga një infermier. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 21.09.2026, në orën 13:10, në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria S.S.(66) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se ishte sjellë në mënyrë agresive, kishte kërcënuar dhe e kishte penguar përmbaruesin G.S.(57) gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 22.09.2026, në orën 03:30, në rr. “Vëllezërit Milladinovci” në Prilep, nëpunësit policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria H.P.(20) nga Prilepi, pasi gjatë kontrollit ndaj tij ishte gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 16:00, në qafën malore “Barbaras” - Makedonski Brod, nëpunësit policorë të NJPB Makedonski Brod i privuan nga liria E.A.(31), E.D.(39) dhe E.I.(35), të gjithë nga fsh. Debreshtë, komuna e Dollnenit. Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, nëpunësit policorë kanë gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Prilepit, ku në vendin e shoferit ishte E.I., ndërsa pasagjerë ishin E.A. dhe E.D., me ç’rast në automjet është gjetur një pushkë gjuetie pa leje përkatëse për posedim dhe mbajtje, pesë fishekë, si dhe llamba dore. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026, në orën 21:30, në SPB Manastir, një grua 45-vjeçare nga Manastiri ka denoncuar se në shtëpinë familjare në Manastir ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në procedurë shkurorëzimi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Accessibility Menu