Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 21.09.2026

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër F.D.(20) dhe I.Z.(20) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara se kanë kryer veprat penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“ dhe „pengimi i dëshmimit“. Më 19.02.2026 në Shtip, nëpunës policorë kanë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, pasi paraprakisht e kishin vërejtur të kallëzuarin duke e hedhur atë, me çka ka tentuar t’i fshehë ose t’i shkatërrojë provat.

 

SPB Shtip ka paraqitur kallëzim penal kundër M.N.(48) nga Shtipi, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale „prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“. Më 08.12.2025, në një tezge të improvizuar në sheshin e qytetit në Shtip dhe në shtëpinë e familjes së të kallëzuarit, nëpunës policorë kanë gjetur dhe dekuestruar mjete piroteknike.

 

Më 20/21.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria A.A.(39), S.M.(27), S.Xh.(45) dhe një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, si dhe L.K.I.(20) nga Gjermania, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të vijojn[ë parashtresa përkatëse.

 

Më 20.09.2026 në ora 15:00 në Koçan, nëpunës policorë të NJPB Koçan e kanë privuar nga liria B.L.(30) nga Koçani, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 10:00 në shtëpinë e familjes e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij 28-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.09.2026 në orën 19:40 në rr. „Trajçe Magllovski“ në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir i kanë privuar nga liria Gj.Sh.(34) dhe J.E.(35), të dy nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit te të dy janë gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Me datë 20.09.2026, në orën 19:10, SPB Shkup është njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas një grindjeje paraprake, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet B.T.(20) nga Tetova dhe B.A.(42) nga Kumanova, me ç’rast është përdorur edhe një send i fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.09.2026 në orën 21:30 në fsh. Budimirc, komuna e Novacit, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria B.I.(36) nga fsh. Rashtan, rrethina e Manastirit, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur lëndë pluhurore. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.09.2026 në orën 01:10 në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria P.K.(71) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi e kishte kërcënuar dhe ofenduar bashkëshorten e tij 63-vjeçare. Ai është mbajtur në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.


SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër A.M.(61) nga Struga, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, “punë e pandërgjegjshme në detyrë” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. I kallëzuari, i punësuar në Ministrinë e Financave - Drejtoria për Çështje Pronësore Juridike Strugë, si këshilltar dhe nënshkrues i autorizuar i akteve, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimin e tij, gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024 ka përpiluar vendime të falsifikuara për privatizimin e tokës së personave të tjerë, në mënyrë arbitrare u ka vënë vulë zyrtare për vlefshmëri përfundimtare dhe i ka dërguar në Departamentin e Kadastrit të Patundshmërive Strugë, por paraprakisht nuk i ka dërguar në institucionin kompetent për mendim.

 

NJPB Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër S.R.(33) nga fsh. Luboten, rrethina e Shkupit, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “shmangie e pagesës së akcizës”, e dënueshme sipas nenit 279 të Kodit Penal. Gjatë një kontrolli në qarkullimin rrugor të kryer në rrugën magjistrale Dibër-Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf”, të cilin e drejtonte S.R., me ç’rast kanë gjetur thasë me duhan në peshë të përgjithshme mbi 16 kilogramë, për të cilat nuk posedonte dokumentacionin përkatës.

 

Më 20.09.2026, në orën 17:20, në SPB Shkup, I.L.(51) ka denoncuar se më 18.09.2026, në fsh. Sonje e Poshtme, rrethina e Shkupit, është sulmuar fizikisht nga T.A.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.09.2026, në ora 21:00, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.N.(33) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se më 19.09.2026, në shtëpi, i ka bërë kërcënime nënës së tij 60-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.09.2026, në orën 09:55, në SPB Shkup, P.K.(20) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 06:00, në vendin e punës në një pikë karburanti në zonën e Gazi Babës, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.09.2026, në orën 18:30, në SPB Shkup, I.R.(41) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:00, në zonën e Çairit, është sulmuar fizikisht nga M.L. dhe J.„P.“, me ç’rast është përdorur edhe një send i fortë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.09.2026, rreth orës 01:30, SPB Strumicë është njoftuar se në hyrje të fsh. Sekirnik, rrethina e Strumicës, një automjet udhëtarësh “Range Rover” me targa të Strumicës, i drejtuar nga M.I.(39) nga Novo Sella, ka goditur Gj.K.(47) nga fsh. Sekirnik, rrethina e Strumicës. Në aksident nga lëndimet e marra, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë këmbësori, ndërsa mjeku i Ndihmës e Shpejtë Mjekësore Strumicë ka konstatuar vdekjen. Shoferi i automjetit të udhëtarëve “Range Rover”, M.I., është privuar nga liria dhe është ndaluar në SPB Strumicë. Prokurori publik dhe një ekip hetimor i SPB Strumicë kanë bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 21.09.2026, rreth orës 03:50, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Batincë, rrethina e Shkupit, ishte përfshirë nga zjarri një shtëpi, në pronësi të A.S.(60) nga fsh. Cërv Vërv. Nga Brigada Zjarrfikëse Shkup zjarri është shuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.09.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, N.B.(24) ka denoncuar se në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, një person të cilin e njihte e ka sulmuar fizikisht me një send të fortë, ndërsa paraprakisht kishte shtënë edhe me armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.09.2026, rreth orës 18:00, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit janë hasur katër persona të cilët kryenin punime ndërtimore, ndërsa ekziston mundësia që brenda objektit të ketë sende të trashëgimisë kulturore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu