Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.09.2026

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.09.2026

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër A.I.(23) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, nëpunësit policorë të SPB Ohër kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë, si dhe degë dhe fara të bimës së kanabisit, pas çka A.I. është privuar nga liria.

 

Më 19.09.2026, në orën 10:45, në NJPB Radovish është raportuar se në trotuarin e rr. „22 Tetori“ në Radovish, një automjet i udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Radovishit, i drejtuar nga S.T.(32) nga fsh. Injevë, rrethina e Radovishit, ka goditur S.C.(74) nga Radovishi. Në aksident, S.C. ka pësuar lëndime, të cilat i janë konstatuar në Spitalin Klinik Shtip. Një ekip i NJPB Radovish ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 20.09.2026, në SPB Veles është raportuar se rreth orës 02:50, në kryqëzimin e rrugëve „Vardarska“ dhe „Akademik Penço Davçev“ në Veles, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Velesit, i drejtuar nga D.S.(18) nga fsh. Bashino Sellë, rrethina e Velesit dhe një automjeti të udhëtarëve „Seat“ me targa të Velesit, i drejtuar nga L.Gj.(20) nga Velesi. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar L.Gj. dhe L.N.(19) nga Velesi, bashkudhëtar në automjetin „Audi“, ndërsa lëndime trupore ka pësuar B.Ç.(19) nga Velesi, bashkudhëtar në automjetin „Seat“, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Një ekip i SPB Veles ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 20.09.2026, në orën 03:16, në Veles, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë privuar nga liria A.R.(33) nga Velesi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë e partneres së tij 32-vjeçare, e kishte sulmuar fizikisht. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 19.09.2026, në orën 17:30, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë, në afërsi të fsh. Opanicë të Ohrit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Suzuki Vitara“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J.R.(67) nga Britania e Madhe dhe një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga H.B.(28) nga fsh. Bukovë, rrethina e Manastirit. Me këtë rast, lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, kanë pësuar D.S. dhe I.Z., bashkudhëtarë në automjetin „Opel“, ndërsa te M.J.R. (drejtues i automjetit „Suzuki Vitara“) dhe A.S. dhe A.S., bashkudhëtare në automjetin „Opel“, në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër janë konstatuar lëndime trupore. Me udhëzim të prokurorit publik, këqyrjen e vendit të aksidentit e ka realizuar një ekip hetimor i SPB Ohër.

 

 

Më 19.09.2026, në orën 18:29, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën Manastir-Prilep, në vendin e quajtur „Tulana“, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti të udhëtarëve „Opel“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga E.F.(28) nga fsh. Kanatllarc, rrethina e Prilepit dhe një automjeti të udhëtarëve „Ford“ me targa të Manastirit, i drejtuar nga M.N.(48) nga fsh. Sërpc i Poshtëm, komuna e Mogillës. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një bashkudhëtare 17-vjeçare nga automjeti „Opel“, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Manastir. Shoferi i automjetit „Opel“, E.F., si dhe 44-vjeçarja D.N. dhe një fëmijë shtatëvjeçar nga fsh. Sërpc i Poshtëm, bashkudhëtarë në automjetin „Ford“, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit, ndërsa lëndime ka pësuar edhe shoferi M.N. Një ekip i SPB Manastir ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes.

 

Më 20.09.2026, në orën 02:50, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.A.(40) nga Kumanova, sepse në rrugën „Tode Mendoll“ në Kumanovë e ka sulmuar fizikisht një të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 19.09.2026, në orën 23:40, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.K.(65) nga Zvicra, sepse në fsh. Proevc, rrethina e Kumanovës, ka penguar dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë të cilët kanë kryer veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 19.09.2026, në orën 21:00, në Shkup, në parkun në Gjorçe Petrov, ku po mbahej një manifestim, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria H.I.B.L.(31) nga Meksika, për shkak se ka refuzuar të identifikohet, është sjellë në mënyrë agresive dhe më pas fizikisht dhe me një send të fortë ka sulmuar një nëpunës policor gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Është konstatuar gjithashtu se H.I.B.L. ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2,30 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 19.09.2026, në orën 11:30, në bul. „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria A.M.(28) nga Gostivari, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „vjedhje e rëndë“ në automjet, sipas nenit 236 të Kodit Penal, të denoncuar nga A.R.(31) nga fsh. Strimnicë, rrethina e Tetovës. Pas dokumentimit të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Më 20.09.2026, në orën 03:15, në SPB Shkup është raportuar se në rr. „Brigada Maqedonase-Kosovare“ në Shkup është përfshirë nga zjarri çatia e një shtëpie, në pronësi të A.Ç.(83) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Brigadës së Njësisë së Zjarrfikësve të Shkupit e ka shuar zjarrin.

 

Më 19.09.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, një grua 39-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se në një objekt hotelierik në territorin e Gazi Babës, ku ishte angazhuar së bashku me nënën e saj për shërbime higjienike, një person e ka sulmuar fizikisht dhe e ka prekur nëpër trup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 20.09.2026, në orën 03:05, në SPB Shkup është raportuar se në rr. „Xhon Kenedi“ në Shkup është përfshirë nga zjarri një automjet i udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Shkupit, në pronësi të Z.I.(54) nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrin e ka shuar ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Sot (20.09.2026), në orën 06:05, në SPB Shkup është raportuar se në rr. „Finiska“ në Shkup është përfshirë nga zjarri një automjet i udhëtarëve „Chevrolet Captiva“ me targa të Kumanovës, në pronësi të D.N.(40) nga Kumanova, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një automjet të udhëtarëve „Volkswagen Golf 4“ me targa të Shkupit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrin e ka shuar ekipi i Brigadës Zjarrfikëse Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.09.2026, në orën 15:30, në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.D.(28) nga Shkupi, pas denoncimit paraprak se ditën e njëjtë, rreth orës 11:00, në shtëpinë familjare në territorin e Karposhit, i kallëzuari i kishte bërë kërcënime ish-bashkëshortes së tij 37-vjeçare, me të cilën jetojnë së bashku. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

 

Më 19.09.2026, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se më 18.09.2026, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur „Kocka“ në territorin e Gazi Babës, djali i saj 10-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.09.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, M.K.(69) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:45, në territorin e Qendrës, është sulmuar fizikisht nga I.D.(36) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet parashtresë përkatëse.

 

Accessibility Menu