Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 25.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 24/25.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.S. (47), K.M. (26) dhe V.D. (29), të gjithë nga Shkupi dhe S.K. (31) nga Republika e Turqisë, për shkak se tek ta janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, substancë pluhurore ngjyrë kafe, marihuanë dhe tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër B.S. (23), R.T. (22) dhe B.N. (25), të gjithë nga Prilepi, për shkak të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve", "përpunimi, furnizimi i armëve dhe mjeteve të dedikuara për kryerje të veprës penale", "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtia e paautorizuar e armëve të zjarrit dhe materieve shpërthyese", "falsifikimi i armëve të zjarrit" dhe "ndihmë". Nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të parë, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë, amfetaminë, mjete për vjedhje dhe sende të ndryshme me origjinë nga vjedhjet e rënda, duke përfshirë pistoleta CZ kalibri 9 mm, një pistoletë gjysmëautomatike, një armë zjarri automatike, pjesë arme dhe fishekë, për të cilat ai nuk posedonte lejen përkatëse. I denoncuari i parë, me qëllim që të falsifikonte shenjat në pistoletat automatike me grihë elektrike, kreu ndërhyrje mekanike në të dy pistoletat në bashkëveprim me të denoncuarin e dytë dhe të tretë me qëllim përfitimin e paligjshëm pasuror.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.P. (26) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 28.02.2025 në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin e pasagjerëve "Land Rover", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast ishte gjetur dhe konfiskuar amfetamina.

NJPB Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.S. (64) nga fshati Rostushë, rajoni i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar". Në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025, personi i raportuar si drejtor i një shkolle fillore në fshatin Rostushë ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar duke mundësuar punësimin e stafit të papërshtatshëm, përkatësisht mësuesve të pakualifikuar që u mbajnë mësim nxënësve në fshatin Rostushë dhe mësuesve klasorë në fshatrat Velebërdë dhe Trebishtë ndërsa nuk i kanë përfunduar studimet. Ata nuk ishin të përshtatshëm për të dhënë mësim në përputhje me Ligjin për Mësuesi dhe Bashkëpunëtorë Profesionalë, siç është përcaktuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit gjatë një inspektimi nga data 19.09.2025.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër D.A. (32) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 01.07.2025 në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan një kontroll në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur sekuestruar marihuanë, amfetaminë dhe një peshore digjitale me mbetje kanabisi dhe kokaine.

SPB Ohër kallëzim penal kundër D.T. (35) nga fshati Gorenc, komuna e Debërcës, për shkak të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtia e paautorizuar e armëve të zjarrit dhe materieve shpërthyese". Nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie "Cërvena Zastava" dhe fishekë për pushkën.

Më 24.12.2025, në orën 19:35, në SPB Shkup, N.Xh. (28) nga Shkupi ka denoncuar se më 23.12.2025 rreth orës 22:00 në një objekt hotelierik në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar fizikisht nga K.J. i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër K.C. (45) nga Turqia për shkak të dyshimit të bazuar vepër të kryer penale "vjedhje grabitëse". Më 24.11.2025 në një kazino në Ohër, i denocuari ka marrë para nga arka, ndërsa gjatë daljes nga objekti ka sulmuar fizikisht një punonjëse të kazinosë e cila e ka vënë re.

Më 24.12.2025, në orën 19:50, në SPB Shkup u denoncua se se në një farmaci në zonën e Bit Pazarit, një person e ka kërcënuar punonjësin me armë zjarri dhe i ka marrë para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër B.T. (33) nga Velesi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 04.07.2025, nëpunës policorë në Veles kanë kryer një kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.

SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër D.M. (37) nga Velesi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemi kompjuterik". Më 17.03.2025, në një postim në një rrjet social, i denoncuari ndau një koment që nxiste urrejtje.

Më 24.12.2025, në orën 16:30, në rrugën "19 Nëntori" në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria D.J. (35) nga fshati Sellcë, rajoni i Tetovës, për shkak se tek ai u gjetën dhe u sekuestruan 3106 copë mjete piroteknike. Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet nkallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Më 24.12.2025 në orën 15:30 në SPB Gostivar, një 52-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se në periudhën nga 25.10.2025 deri më 31.10.2025 është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 eurosh. Sipas denoncimit, ai pa një reklamë për një bankë të huaj në një rrjet social, pas çka aplikoi për kredi përmes një linku, ndërkaq pas një kohe, filloi të komunikonte përmes rrjeteve sociale me një person i cili u prezantua si përfaqësues i bankës dhe i cili i kërkoi dokumentacion dhe një llogari transaksioni. Sipas denoncimit, pas një kohe, atij i thanë se gjithçka ishte në rregull dhe se transferimi i kredisë do të realizohej pasi të paguante para për disa provizione. Gjithashtu, sipas denoncimit, pasi i pagoi paratë, ndërsa nuk e mori kredinë, ai përsëri kontaktoi personin i cili u përpoq që ta mashtronte përsëri. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Probishtip ngriti kallëzim penal kundër T.J. (31) dhe K.P. (31), të dy nga Probishtip, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "lëndim i rëndë trupor". Më 03.11.2025 në Probishtip, i denoncuari sulmoi fizikisht një person dhe i shkaktoi lëndime të rënda trupore.

Më 24.12.2025 në orën 14:20, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 11:00 në ujërat e lumit Vardar, në zonën e fshatit Trubarevë, rajoni i Shkupit, është gjetur dhe nxjerrë trupi i një personi mashkull. Pas verifikimit të kryer, është konstatuar se bëhet fjalë për P.S. (71) nga Shkupi, për të cilin më 23.12.2025 u denoncua se iste larguar nga shtëpia. Çshtë kryer inspektim, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër B.K. (43) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose substancave shpërthyese". Gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të të denoncuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 13 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pas çka ai është privuar nga liria.

Më 24.12.2025 në orën 16:21, në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Haraçinë, rajoni i Shkupit, pas një qërimi hesapesh më parë me armë zjarri ndërmjet disa personave, të cilët ndodheshin në dy automjete, është dëmtuar një automjet "Folksgagen Polo" me targa të Shkupit në pronësi të B.B., i cili rastësisht ka qenë në vendngjarje. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.S. (20) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kyrer penale "përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose substancave shpërthyese". Më 23 tetor 2025 në Shkup, nëpunës policorë kanë kontrolluar të denoncuarin, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ,,Taurus'' kalibri 9 mm dhe një krehër pistolete.



Accessibility Menu