SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër E.O. (27) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë”. Më 12.12.2025 në rrugën rajonale Ohër-Strugë, nëpunës policorë nga SPB Ohër i dhanë shenjë ndalimi një automjeti pasagjerësh, të drejtuar nga i denoncuari, por ai nuk ndaloi dhe tentoi me automjet t’i godasë nëpunësit policorë, pas çka iku. Po atë ditë, në f. Trebenishtë, komuna e Debarcës, i denoncuari ishte vënë re nga nëpunës policorë dhe gjatë privimit të lirisë i sulmoi fizikisht nëpunësit policorë dhe sërish tentoi të ikë.
Me datë 23.12.2025, rreth orës 10:00, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria T.K. (51) nga Greqia. Gjatë kontrollit në automjetin ,,Ford’’ me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte, në çantën e shpinës janë gjetur një qese me marihuanë, një pistoletë gazi ,,Pietro Bereta’’ e kalibrit 4.5 mm, një kuti me 500 diabola të kalibrit 4.5 mm dhe sende të tjera. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër D.S. (32) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 26.02.2025 në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep ushtruan kontroll ndaj një personi, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar metamfetaminë, të cilën e kishte siguruar nga i denoncuari. Më 17.04.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh, pronë e A.N. dhe ndaj një personi tjetër, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishin siguruar nga i denoncuari.
Me datë 23.12.2025, rreth orës 14:10, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria D.T. (28) nga Greqia. Gjatë kontrollit në automjetin ,,Hjundai’’ me targa kombëtare greke, në të cilin udhëtonte si bashkudhëtar, në bagazhin e tij personal janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me marihuanë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.B. (44), M.A. (39) dhe G.Sh. (25), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “mashtrim”. Më 16.12.2024, të denoncuarit tentuan që, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, të mashtronin nëpunës policorë nga policia rrugore. Në të vërtetë, ata janë marrë vesh dhe në një kompleks të një lavazhi makinash në rr. “Marshall Tito” në Tetovë, në mënyrë fiktive përplasën automjetet “BMV” me targa kombëtare zvicerane dhe “BMV” me targa të Tetovës me qëllim që të merrnin sigurim nga një kompani sigurimi.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër B.N. (47), D.N. (21), A.N. (23), S.S. (25) dhe F.K. (26), të gjithë nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dhunë". Më 11.10.2025, para hyrjes së një objekti hotelierik në Kriva Pallankë, të denoncuarit sulmuan fizikisht I.C. dhe D.M., me ç’rast u shkaktuan lëndime.
Më 23/24.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria R.B. (21), V.T. (18), M.V. (23), I.A. (21), F.S. (28), S.T. (21), të gjithë nga Shkupi dhe J.A. (24) nga Radovishi, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 23.12.2025, në orën 11:10, në Kumanovë, nëpunës policorë nga NJPB Kumanovë e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Kumanova. Ai dyshohet se ka vjedhur disa sende nga një pronë private në Kumanovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër P.T. (62) dhe A.G. (56), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "falsifikim i dokumentit zyrtar" dhe "punë e pandërgjeshme në detyrë". I denoncuari i parë i ka përgatitur Certifikatë për trajnim të përfunduar për sigurinë dhe shëndetin në punë një personi i cili sipas listave të pjesëmarrjes nuk ka marrë pjesë fare në trajnim që ishte mbajtur po atë ditë për punonjësit e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, ku personi ka qenë i punësuar. Ndërsa i denoncuari i dytë, në cilësinë e drejtuesit të Qendrës për Siguri dhe Shëndet në Punë - Tetovë, nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e domosdoshme dhe ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në ushtrimin e detyrave të tij, përkatësisht e ka nënshkruar Certifikatën dhe e ka mundësuar që të bëhet e përdorshme edhe përkundër asaj se nuk ka marrë pjesë në trajnimin e mbajtur.
Më 23.12.2025, rreth orës 08:35, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria K.V.S. (38) nga Gjermania. Gjatë kontrollit në një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Golf’’ me targa kombëtare gjermane, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatëse.
NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër D.C. (32) nga Shqipëria, me qëndrim në f. Dollnen, rrethina e Prilepit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik”. I denoncuari, pa pëlqimin e një personi, i ka përdorur të dhënat e tij personale në atë mënyrë qe e ka përdorur postën e tij elektronike, nga e cila kishte qasje në fotot private të tij dhe të bashkëshortes së tij.
Më 23.12.2025, në orën 13:30, në NJPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-f. Gradec, në f. Vrapçisht, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Audi" me targa çeke, i drejtuar nga J.R. (50) nga f. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit dhe një automjeti pasagjerësh "Shkoda" me targa kroate, i drejtuar nga A.I. (30) nga f. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit, të cilët nga inercioni janë përplasur në dy këmbësorët J.R. (26) dhe F.A. (22), të dy nga f. Vrapçisht, rrethina e Gostivarit. Në aksident, këmbësori J.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa F.A. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Emergjente të Gostivarit. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer inspektim nga një ekip inspektues i NJPB Gostivar.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Probishtip ngriti kallëzim penal kundër N.G. (26) nga Probishtipi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dhunë ndaj fëmijës". Natën ndërmjet 15/16.12.2025, para një objekti hotelierik në Probishtip, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht disa të mitur.
Më 23.12.2025, në orën 19:55, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti e Palejuar pranë SPB Shkup e privuan nga liria A.D. (37) nga Shkupi. Gjatë bastisjes së realizuar, me urdhër gjykate, në shtëpinë e A.D. ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 23.12.2025, në orën 21:15, në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar në SPB Shkupit e privuan nga liria N.M. (35) nga Shkupi. Gjatë bastisjes së realizuar, me urdhër gjykate, në shtëpinë ku ai po qëndronte ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
Më 23.12.2025, në orën 11:20, në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria A.Z. (42) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale vjedhje të parave nga arka e një bastoreje sportive në rrugën "Vëllezërit Xhinoski" në Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër R.P. (35) nga fshati Podmojë, komuna e Debërcës dhe kundër një personi juridik me seli në po këtë fshat për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar". E denoncuara, në cilësinë e pronares dhe drejtueses së personit juridik, e ka tejkaluar autorizimin e saj zyrtar në mënyrën që në njësinë ekonomike pyjore "Vërbjanska Shuma" krahas prerjes së miratuar, ka kryer edhe prerje të paligjshme të druve të lisit dhe të ahut për ngrohje. Me këtë veprim, e denoncuara, i ka shkaktuar dëm Ndërmarrjes Publike "Pyjet Nacionale", Ekonomisë Pyjore Galiçicë-Ohër dhe ka fituar dobi të kundërligjshme pasurore prej 142.170 denarësh.
NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër M.Z. (1987) nga Kërçova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër Z.M. (64) nga f. Radolishtë i Strugës për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ushtrimi i transportit publik pa posedim të licencës". Gjatë një kontrolli të qarkullimit rrugor, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Mercedes'', të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast u konstatua se ushtronte transport publik udhëtarësh, pa poseduar licencë të dhënë nga Organi shtetëror kompetent.
Më 23.12.2025, në orën 23:30, në SPB Shkup, S.N. (35) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 22:50, para një objekti hotelierik në zonën e Qendrës ishte sulmuar fizikisht nga F.B. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Resnjë ka ngritur kallëzim penal kundër D.K. (27) nga Resnja për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm". Më 02.09.2025 në një shtëpi në f. Jankovec, rajoni i Resnjës, ku banon A.M., për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të pazgjidhura debitore-kreditore, i denoncuari i ka djegur shkallët e shtëpisë.
Më 23.12.2025, në orën 20:20, është denoncuar në SPB Shkup se në zonën e Gazi Babës ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet F.I. (38) dhe M.S. (38) nga njëra anë dhe M.N. (49) dhe B.N. (44) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi, me ç'rast ishin përdorur edhe sende të forta. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.12.2025, në orën 09:00, B.S. (52) nga Shkupi ka denoncuar se më 05.12.2025, rreth orës 05:47, ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave të punës si roje sigurie në klinikën stomatologjike në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Për incidentin është njoftuar inspektori i punës.
SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër P.S. (69) nga Kavadari për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "fshehje mallrash që janë lëndë e kontrabandës dhe e mashtrimit doganor". Më 13.05.2025 në Tregun e Qytetit në Negotinë, nëpunësit policorë kryen kontroll të një tezge që e përdorte i denoncuari, si dhe në automjetin e tij të pasagjerëve "Ford Transit", me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar disa pako duhan të grirë pa banderolë me disa lloje mbishkrimesh. Ndërsa, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij dhe hapësirave ndihmëse, ishin gjetur dhe sekuestruar disa pako duhan të grirë pa banderolë.
Më 23.12.2025, në orën 15:12, në SPB Shkup, B.Sh. (27) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.