SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër I.Xh. (27) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e një personi nga Manastiri, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishte blerë nga i denoncuari.
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër O.A.R. (56) nga Turqia për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "falsifikim dokumenti". Më 11.12.2025 në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, i denoncuari paraqiti për kontroll një patentë shoferi turke të falsifikuar.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik - shoqëri për punë gjeodezike, planifikim hapësinor dhe urbanistik, projektim, inxhinieri dhe tregti nga Tetova dhe A.N. (62) nga fshati Gajre, rrethina e Tetovës, person përgjegjës në personin juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2025, të denoncuarit i kanë tejkaluar autorizimet e tyre duke përpiluar në mënyrë të paligjshme elaborate gjeodezike nga matja e realizuar e parcelave kadastrale në funksion të regjistrimit të patundshmërive duke mos rregjistruar të drejtat-ndarjet në kadastrën e patundshmërive, duke mos kryer matjen origjinale në terren dhe inspektimin e kompetencave në vendgjarje, përkatësisht punët gjeodezike i kanë kryer në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Kadastrën e Patundshmërive, gjë që është konstatuar gjatë mbikëqyrjes inspektuese nga Agjencia e Kadastrës dhe Patundshmërive.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër L.T. (65) nga fshati Vranishtë i Strugës për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "uzurpimi i patundshmërive" sipas nenit 225 të Kodit Penal. Ai, në një parcelë kadastrale në fshat, në pronësi të shtetit, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent, ndërtoi në mënyrë të paligjshme një gardh betoni.
NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër A.H. (39) nga një fshat i Strugës për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "lëndim trupor". Më 28.11.2025 në shtëpinë familjare në fshat, i denoncuari e sulmoi fizikisht gruan e tij, pas çka u privua nga liria.
Më 22.12.2025, në orën 18:30, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunësit policorë e privuan nga liria S.R. (34) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se më 19.12.2025 rreth orës 16:30 dhe më 22.12.2025 rreth orës 11:30, pas mosmarrëvesghjes së mëparshme për një vend parkimi, i është kërcënuar A.E. (40) nga Shkupi, e më pas e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.12.2025, në orën 14:00, në SPB Shkup është denoncuar se në një autobus të NQP Shkup në f. Kondovë, komuna e Sarajit, gjashtë persona kanë sulmuar fizikisht një 15-vjeçar nga f. Radushë, rajoni i Shkupit, e më pas kanë sulmuar edhe shoferin e autobusit R.F. (38) nga f. Radushë. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ngriti kallëzim penal kundër S.S. (59) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "falsifikim dokumenti" dhe "prezantim i rremë". Më 25.07.2025 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, duke drejtuar një automjet pasagjerësh "Folksvagen Golf", i denoncuari u prezantua si diplomat dhe paraqiti një pasaportë të falsifikuar diplomatike.
SPB Shtip ngriti padi kallëzim penal kundër Gj.L. (68) nga Shtipi, të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “dëmtimi dhe hyrja e paautorizuar në sistemin kompjuterik”. Më 17.11.2025, e denoncuara ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të llogarisë së transaksionit të një personi nga Turqia, me ç'rast më pas ka kryer gjashtë transaksione në vende të ndryshme në Shtip, duke përfituar dobi të kundërligjshme pasurore.
Më 22/23.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria M.I. (22), A.M. (19), T.M. (25) dhe F.R. (36), të gjithë nga Shkupi, A.M. (42) dhe D.P. (19), të dy nga f. Vollkovë, rajoni i Shkupit, për shka se u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 22.12.2025, rreth orës 15:00, në SPB Shkup është denoncuar se në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të Katllanovës, një automjet pasagjerësh "Fiat" me targa të Velesit, i drejtuar nga O.P. (49) nga Velesi, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë". Është kryer inspektim nga nga ekipi inspektues i SPB Shkup..
Më 22.12.2025, në orën 15:30, në Vendkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria L.S. (65) nga Kosova. Ai dyshohet se rreth orës 15:00 në zonën e Qendrës në Shkup është përfshirë në një aksident trafiku me një autobus NQP , pas çka me automjetin e tij ,,Folksvagen Golf'' me targa kosovare, të cilin e drejtonte, është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 22.12.2025, në orën 19:10, në Vendkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria A.U. (27) nga Austria sepse gjatë verifikimit kufitar është konstatuar se figuronte me masën "arresto" me kërkesë të Interpolit-Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar. Ai po mbahet në Stacionin e Policisë Kisella Vodë për procedura të mëtejshme.
Më 22.12.2025, nëpunës policorën nga SPB Veles dhe Stacionit Policor Gradsko i privuan nga liria E.Z. (19) dhe S.M. (47), të dy nga Velesi. Ata dyshohen se në periudhën nga tetori deri në dhjetor 2025, në tre raste, në vendin e quajtur "Vince", rrethina e Velesit, kanë marrë sende të ndryshme prej bakri dhe bronzi nga parcela e një personi juridik . Një pjesë të sendeve u gjetën dhe iu kthyen pronarit. E.Z. dhe S.M. u ndaluan në stacionin policor, u njoftua prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Më 23.12.2025, në orën 09:10, në SPB Manastir u denoncua se në f. Capar, rrethi i Manastirit, është gjetur një mjet shpërthyes. Një piroteknik nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ngriti mjetin shpërthyes dhe konstatoi se ishte një granatë dore e pashpërthyer e prodhimit francez, që ka prejardhjen nga Lufta e Parë Botërore.
Më 22.12.2025, në orën 13:00, në f. Gradashorc, rrethi i Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë sekuestruan mjete të ndryshme piroteknike nga M.M. (20) nga po ky fshat. Pas dokumentimit të rastit, kundër M.M. do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 22.12.2025, në orën 15:00, në SPB Tetovë, një burrë 67-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se ishte mashtruar për shumën prej 3000 eurosh nga një person femër, e cila është prezantuar se është nga Bullgaria dhe me të cilën ai ka kontaktuar në rrjetet sociale. Sipas denoncimit, më 20.12.2025 ajo e ka njoftuar se donte të blinte një banesë në Tetovë, ndërsa disa orë më vonë e ka telefonuar dhe i ka thënë se i janë sekuestruar 10.000 euro në një pikë të kalimit kufitar. Siç është denoncuar, më vonë i është lajmëruar një person i cili është prezantuar si komandant i pikës së kalimit kufitar dhe e ka njoftuar se ajo duhej të paguante një gjobë prej 3,000 eurosh që t'ia kthenin paratë. Gjithashtu, sipas denoncimit, pasi i ka paguar paratë nëpërmjet një transferimi të shpejtë në tre agjenci të ndryshme, siç i ishte thënë, nuk ka mundur t'i marrë në telefon, kështu që e ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.12.2025, në orën 16:00, në SPB Shkup, Institucioni Korrektues i Burgut Idrizovo raportoi se rreth orës 15:10, gjatë një kontrolli të kryer në shtëpinë e të dënuarit A.Z., është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Po merren masa për sqarimin e rastit.
Më 22.12.2025, në orën 16:18, në SPB Shkup, H.I. (36) nga fshati Paligrad, komuna e Zelenikovës, ka denoncuar se në një kazino në zonën e komunës së Aerodromit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga J.M. (21) nga Shkupi. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 22.12.2025, në orën 19:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar S.S. (22) dhe A.I. (20), të dy nga Shkupi, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 23.12.2025, në SPB Shkup, një grua 69-vjeçare ka denoncuar se më 20.12.2025, ishte sulmuar fizikisht nga nusja e saj 30-vjeçare në shtëpinë familjare në zonën e Bit Pazarit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.12.2025, në SPB Shkup, një burrë 66-vjeçar ka denoncuar se më 21.12.2025, në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës, ishte sulmuar nga dy djemtë e tij, të cilët tentuan t'ia merrnin telefonin celular. Po merren masa për zbardhjen e rastit.