Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër I.D. (27) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" dhe "mundësim i përdorimit të drogave narkotike dhe prekursorëve". Nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh "BMV", të drejtuar nga i denoncuari, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën ua shiste personave nga Prilepi.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër E.Q. (36) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "vjedhje grabitqare". Më 15.12.2025, i denoncuari përmes derës së pakyçur hyri në një shtëpi, pronë e një 34-vjeçari nga Manastiri, e sulmoi fizikisht dhe i mori të holla.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Tetova, B.I. (45) drejtues i personit juridik dhe A.I. (48), të dy nga f. Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "shkatërrimi ose dëmtimi i instalimeve publike". Më 10.10.2025, në rrugën "29 Nëntori" në Tetovë, derisa i denoncuari i tretë po kryente punime ndërtimore për personin juridik me një makinë pune - ekskavator, i kishte kapur kabllot nëntokësore elektrike me tension të lartë dhe i ka dëmtuar dy kabllo që përçonin energji elektrike nga termocentrali kryesor në Tetovë në vendbanimet e poshtme në Tetovë dhe fshatrat përgjatë luginës së Vardarit të komunës së Zhelinës dhe komunës së Jegunovcës, të cilat mbetën disa orë pa energji elektrike.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Koçan ngriti kallëzim penal kundër O.S.A. (41) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "vjedhje" dhe "bashkëkryerje" në lidhje me "dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik" dhe kundër D.K. (35) nga Shtipi dhe S.M. (38) nga Koçani për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "bashkëpunim" në lidhje me "dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik". Më 29.10.2025 nga shtëpia e një personi nga Koçani, i denoncuari i parë mori një portofol me para, dokumente personale dhe një kartë pagesore bankare. Më pas, ai ia dha kartën të denoncuarit të dytë, i cili së bashku me të denoncuarin e tretë kryen tre transaksione të suksesshme me nga 30.000 denarë ose gjithsej 90.000 denarë nga një bankomat në Koçan, ndërkaq bënë tentim edhe për një transaksion që ishte i pasuksesshëm.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R.U. (18) nga f. Zhelinë, rrethina e Tetovës dhe një 16-vjeçari nga f. Grupçin, rrrethina e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “dhunë”. Më 22.10.2025, në një objekt hotelierik në Tetovë, të denoncuarit i sulmuan fizikisht A.R. (19) nga rrethina e Tetovës dhe një 15-vjeçar nga rrethina e Tetovës, me ç'rast i denoncuari i parë përdori edhe një send të fortë.

Më 21.12.2025, në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria V.E. (52) nga Shkupi dhe D.S. (33) nga Tetova, për shkak se u është gjetur dhe dekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

Më 21.12.2025, rreth orës 09:10, në Pikën Kufitare Qafë Thanë, nëpunës policorë e privuan nga liria E.K. (53) nga R. e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të pasaportave dhe të kufirit, ai një nëpunësi policor i dha ryshfet, përkatësisht në tavolinë la para, pas çka u privua nga liria. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 358 të Kodit Penal.

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër B.M. (45) nga Gradsko për shkak të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 18.07.2025, nëpunësit e policisë realizuan bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të denoncuarit, me ç'rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe fara të bimës kanabis.

Më 21.12.2025, në orën 21:20, në f. Çiflik, rrethina e Koçanit, nëpunës policorë nga NJPB Koçan e privuan nga liria D.A. (28) nga fshati Çiflik, duke vepruar në bazë të një denoncimi se rreth orës 19:15 në fshat, pas një grindjeje të mëparshme, ai me një send të mprehtë e sulmoi V.N. (56) nga Koçani dhe i shkaktoi lëndime. Ai u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 21.12.2025, në orën 05:35, në vendin e quajtur "Vreshtat e Erxhelisë" në f. Erxheli, rajoni i Sveti Nikollës, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë i kanë gjetur V.Sh. (61) dhe një djalë 14-vjeçar, të dy nga f. Erxheli, gjatë gjyetisë së paligjshme, përkatësisht në një vend ku gjuetia e kafshëve të egra është e ndaluar. Në këtë rast, atyre u janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, shtatë fishekë të kalibrit 7 mm dhe 15 copë municion gjuetie të kalibrit 12 mm. Për ngjarjen është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 21.12.2025, në orën 07:42, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 07:30, në një kazino në zonën e komunës të Aerodromit, një person me kërcënim ndaj të punësuarës ka marrë të holla nga qarkullimi ditor. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 22.12.2025, në orën 01:00, në hyrje të Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhanë shenjë ndalimi për një automjet pasagjerësh ,,Folksvagen Golf'' me targa kombëtare të Shqipërisë, por automjeti vazhdoi me lëvizjen. Shumë shpejt, automjeti u ndal, ndërsa shoferi dhe pasagjeri u larguan nga vendi i ngjarjes. Ndërsa, gjatë një kontrolli në automjet u gjetën gjashtë persona emigrantë, prej të cilëve pesë ishin nga Egjipti dhe një nga Maroku. Emigrantët janë vendosur në Qendrën e Pritjes dhe Tranzitit Vinojug në Gjevgjeli, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër I.I. (21), R.I. (19), E.A. (25) dhe M.A. (18), të gjithë nga Prilepi, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve në fushën e sigurisë". Më 25.11.2025, në rrugën Prilep-Veles, në vendin e quajtur Derven, të denoncuarit, të cilët ndodheshin në dy automjete pasagjerësh të ngarkuara me dru për ngrohje, nuk u ndalën në shenjën për ndalim të dhënë nga policët e policisë pyjore dhe me automjetet tentuan t'i godisnin ata, pas çka goditën në automjetin zyrtar.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër N.D. (28) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Nëpunës policorë gjetën marihuanë tek disa persona nga Manastiri, të cilën e kanë blerë nga i denoncuari.

Më 21.12.2025 në NJPB Radovish është denoncuar se rreth orës 21:30 në f. Oraovicë, rrethina e Radovishit, një automjet pasagjerësh "Opel Korsa" pa targa, i drejtuar nga I.V. (46) nga f. Oraovicë, është përplasur në një automjet pasagjerësh të parkuar "Ford Fokus" me targa të Radovishit, në pronësi të C.L. nga po ky fshat. Në aksident, shoferi I.V. ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Shëndetësore të Radovishit. Është njoftuar prokurori publik dhe gjatë ndërmarrjes së masave në lidhje me aksidentin është konstatuar se ai po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.21 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Më 21.12.2025, në orën 21:20, në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e arrestuan D.A. (52) nga Shkupi, për shkak se më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në një bastore sportive duke u përleshur fizikisht me A.K. (59) nga fshati Saraj, rajoni i Shkupit, e më pas ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 21.12.2025, në SPB Shkup, një grua 51-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë familjare në zonën e Qendrës, bashkëshorti i saj Z.A. (66) e ka kërcënuar me një send të mprehtë, dhe më pas e ka shtyrë djalin e tyre 22-vjeçar dhe i është kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.12.2025, në orën 10:40, në SPB Shkup, S.M. (47) nga Shkupi denoncoi se derisa po lëvizte me automjet pasagjerësh nga fshati Jurumler, rajoni i Shkupit për në vendbanimin Draçevë, dy automjete ia prenë rrugën, ndërsa prej tyre dolën M.S. dhe disa persona të tjerë dhe e sulmuan fizikisht, si dhe përdorën edhe sende të forta, me ç'rast ia dëmtuan automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 21.12.2025, në orën 16:15, në SPB Shkup, H.T. (31) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 12:40, në Vodno të Mesme, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme në trafik, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Sot (22.12.2025) në orën 09:50, në Stacionin Policor Kisella Vodë është zhvilluar një bisedë zyrtare me B.K. (41) nga Shkupi , duke vepruar në bazë të një denoncimi të mëparshëm se në shtëpinë familjare në zonën e Draçevës e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 37-vjeçare . Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër S.S. (25) nga Kërçova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe kundër Gj.N. (42) nga Kërçova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Në afërsi të fshatit Drugovë të Kërçovës, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh ,,Mercedes'' në të cilin udhëtonin të denoncuarit, me ç'rast vunë re se si S.S. nga dritarja kishte hedhur marihuanë, të cilën e kishte blerë më parë nga Gj.N.. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.



Accessibility Menu