Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 19/20.12.2025, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria V.M. (45), F.A. (37) dhe F.L. (26), të gjithë nga Shkupi, V.E. (22) nga f. Idrizovë, rrethi i Shkupit dhe L.Q. (32) nga Tetova, për shkak se tek ta u gjetën dhe u sekuestruan substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.

 

Më 20.12.2025 në NJPB Negotinë, u denoncua se në orën 00:50 në fshatin Timjanik, rrethi i Negotinës, një moped "longia" me targa të Negotinës, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga fshati Timjanik, është përplasur në një shtyllë betoni. Nga lëndimet e pësuara, në vendngjarje ndërroi jetë shoferi, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore - Negotinë. Inspektimi e kryen prokurori publik dhe ekipi inspektues i NJPB Negotinë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të miturit të ndjerë u dërgua për obduksion.

 

Më 19.12.2025, në orën 11:20, në NJPB Prilep u denoncua se në një rrethrrotullim nga rr. ,,Dimo Narednikot'' dhe bul. ,,Goce Dellçev'' në Prilep ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh ,,Opel'' me targa të Prilepit, i drejtuar nga M.Xh. (73) dhe një biçiklete, e drejtuar 46-vjeçarja A.J., të dy nga Prilepi. Në aksident, A.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Është kryer inspektim nga një ekip inspektues i NJPB Prilep.

 

Më 19.12.2025, në orën 10:30, Vendkalimin Kufitar "Deve Bair", nëpunës policorë e privuan nga liria O.K. (63) nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë verifikimeve kufitare u konstatua se kishte paraqitur për kontroll një karton të gjelbër të falsifikuar. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë në NJPB Kriva Pallankë për veprime të mëtejshme.

 

Më 20.12.2025, në orën 03:41, SPB Shkup pranoi një informacion të dhënë nga Kompleksi i Klinikave "Nëna Terezë" - Shkup, se tek ta me lëndime të rënda trupore - djegie në trup ishte sjellë R.M. (22) nga Shkupi. Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet nga një zjarr që kishte shpërthyer në një tendë të improvizuar në zonën e Karposhit, ku ka banuar. U krye inspektim.

 

Më 19.12.2025 në orën 06:40, në NJPB Koçan u denoncua se në Ndihmën Urgjente Mjekësore në Koçan, një grua nga fshati Spançevë, komuna Çeshinovo - Obleshevë, ka sulmuar fizikisht një mjeke 33-vjeçare. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.12.2025, në orën 18:00, në Shtip, nëpunës policorë nga SPB Shtip e arrestuan A.D. (21) nga Shtipi, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 17:45, para një shtëpie familjare në Shtip, ka sulmuar fizikisht një grua 32-vjeçare nga Vinica. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 19.12.2025, në orën 23:45, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë nga Njësia Policore Makedonska Kamenicë e arrestuan M.S. (43) nga Makedonska Kamenica, për shkak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë derisa po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 19.12.2025, në orën 20:30, në NJPB Vinicë u denoncua se në rr. "11 Tetori" në Vinicë, ishin prishur rendi dhe qetësia publike nga një përleshje fizike ndërmjet D.M. (59) dhe D.D. (43), të dy nga Vinica. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.12.2025, në orën 10:30, në SPB Shtip, M.B. (27) nga Shtipi ka denoncuar se më 15.12.2025 rreth orës 01:30 para një objekti hotelierik në Shtip ishte sulmuar fizikisht nga E. "P". Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 19.12.2025, në orën 09:58, në Stacionin Policor Pehçevë, një burrë 56-vjeçar nga Pehçeva ka denoncuar se më 17.12.2025, në periudhën mes orës 08:00 dhe 12:00, nipi i tij 38-vjeçar i ka vjedhur para nga shtëpia e tij. Po merren masa për sqarimin e rastit.

 

Më 19.12.2025, në orën 13:40, në SPB Shkup, një grua 77-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se ishte mashtruar nga një burrë për 150,000 denarë po atë ditë. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar përmes telefonatës, duke iu prezantuar si mjek dhe i ka thënë se duhej të jepte para ngase vajza e saj duhej t'i nështrohej operacionit, meqë kinse ishte rrëzuar dhe lënduar më parë derisa i ka shëtitur qentë. Sipas denoncimit, ajo i ka lënë paratë në vendin e dakorduar, dhe pasi ka folur me vajzën e saj, e ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.12.2025, në orën 18:45, në SPB Shkup, M.M. (64) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:20, në oborrin e një shtëpie familjare në zonën e Bit Pazarit, ishte sulmuar fizikisht nga K.B. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.12.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, A.S. (46) nga Shkupi ka denoncuar se derisa udhëtonte me autobus të NQP Shkup, në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga I.S. (39) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.12.2025 në orën 21:05 në SPB Shkup, S.J. (55) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 17:20, gjersa po hipte në një autobus të NQP Shkup në zonën e Draçevës, ishte sulmuar fizikisht nga një person femër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.12.2025, në orën 12:55, në SPB Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup, I.J. (32) ka sulmuar fizikisht M.N.D. (30), të dy nga Shkupi. Gjithashtu, në orën 13:00 është denoncuar se para të njëjtit objekt hotelierik, I.J. është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj S.J. (29) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

 

Më 20.12.2025, në orën 04:30, në SPB Shkup, S.V. (40) ka denoncuar se rreth orës 00:45, para një objekti hotelierik në zonën e Qendrës, ishte sulmuar fizikisht nga M.L., ndërsa më parë ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike mes saj dhe S.K. (një personi femër). Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 19.12.2025, në SPB Shkup është denoncuar se më 16.12.2025, mes orës 18:00 - 19:00, i kishte rënë zjarri tendës së një bastoreje në zonën e Karposhit. Persona të lënduar nuk ka. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.12.2025, në SPB Shkup, A.A. (53) nga Shkupi ka denoncuar se në orën 00:40 në rrugën "Hristo Tatarçev" në Kisella Vodë në Shkup, derisa po drejtonte një automjet pasagjerësh "Mercedes" me targa të Shkupit, ka shpërthyer zjarr në automjet. Persona të lënduar nuk ka. Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit e shuajti zjarrin. U krye një inspektim.

 

Më 19.12.2025 në orën 06:49 në rrugën "Hristo Tatarçev" shpërtheu zjarr në automjetin e tij të pasagjerëve "Opel" me targa të Shkupit. Askush nuk u lëndua. Brigada e Zjarrfikësve - Shkup e shuajti zjarrin. Është kryer inspektim.

 

Më 19.12.2025, në orën 15:27, në NJPB Strugë u denoncua se në fshatin Drasllajcë të Strugës, një person e ka sulmuar fizikisht dhe me një thikë personin I.S. (33) nga fshati Llozhan. Personi i lënduar është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës për dhënie të ndihmës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Vendi i ngjarjes është inspektuar nga prokurori publik dhe ekipet e policisë. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër D.S. (66) dhe D.S. (44), të dy nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "peshkim i paligjshëm". Ata më 05.12.2025 u gjetën në afërsi të lokalitetit "Gabavc", dhe në varkën e tyre u gjetën rrjeta peshkimi me një gjah prej 147 copë peshqish cironka, krep, mlyshë me një peshë të përgjithshme prej rreth 18 kilogramësh, si dhe pajisje të tjera të ndryshme peshkimi.

 

NJPB Demir Hisar ngriti kallëzim penal kundër M.Sh. (33) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 14.05.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpi në një fshat në rrethinën e Demir Hisarit ku ndodhej i denoncuari, me ç'rast u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë dhe një thërrmuese me mbetje tetrahidrokanabinoli.

 

Më 19.12.2025, në orën 16:10, në SPB Ohër u denoncua se mbi H.I. (44) nga Librazhd, Republika e Shqipërisë, derisa po kryente aktivitete pune në një nënstacion elektrik pranë fshatit Trebenishtë, komuna e Debërcës, kishte rënë një makinë pune-pompë për beton. Ai me lëndime të rënda, me një automjet pasagjerësh u transportua në afërsi të aeroportit të Ohrit, ku iu dorëzua një ekipi të Ndihmës Urgjente Mjekësore, i cili konstatoi se H.I. ka ndërruar jetë. Inspektimin e vendit të ngjarjes e kryen prokurori publik, nëpunësit policorë dhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

Accessibility Menu