Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 19.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër D.Ç. (39) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Nëpunësit policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe uikend shtëpizën e të denoncuarit në një rrethinë të Manastirit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe një peshore digjitale me mbetje heroine.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër L.A. (26) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. Më 28.10.2025, i denoncuari publikoi foto dhe video eksplicite të një personi femër përmes një profili në rrjetet sociale, pa pëlqimin e saj.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër V.L. (63) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar”. Më 13.11.2025 në Prilep, i denoncuari pengoi një nëpunës policor në kryerjen e veprimeve zyrtare.

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër J.N. (45) nga f. Capari dhe V.M. (64) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit të parë, me ç'rast është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, që e kishte blerë nga e denoncuara e dytë.

Më 18.12.2025, në orën 20:35, në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kanë e arrestuan S.A. (36) nga Tetova, i cili kërkohej me urdhër arrestim për vuajtje të dënimit me burg për vepër të kryer penale "vjedhje" sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.

Më 18/19.12.2025, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria G.S. (33) nga Prilepi, F.A. (34) nga f. Kojnare e Epërme, rajoni i Kumanovës, J.Ç. (46), S.S. (43), A.A. (27), N.A. (39) dhe V.T. (36), të gjithë nga Shkupi, për shkak se u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, substancë pluhurore ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë raportet përkatëse.

Më 18.12.2025, në orën 12:00, në Stacionin Policor të Probishtipit, nga Ndihma Urgjente Mjekësore denoncuan se e kanë pranuar T.M. (55) nga Probishtipi, me lëndime të rënda trupore. Sipas denoncimit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në një minierë në rajonin e Probishtipit. Është kryer inspektim dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Më 18.12.2025, në orën 10:00, në rrugën rajonale Tetovë-f. Vollkovi, në afërsi të f. Radiovce, rajoni i Tetovës, nëpunës policorë nga Njësia policore Zherovjan i privuan nga liria R.A. (41) dhe Xh.A. (66), të dy nga fshati Zherovjan, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale "gjueti e paligjshme". Në këtë rast, tek R.A. u gjet dhe u sekuestrua një pushkë gjuetie "Bajkall" 12 mm me dy fishekë në tytë dhe një rrip me 15 fishekë, ndërsa tek Xh.A. u sekuestrua një leje për armëmbajtje, një kartë identiteti e klubit të gjuetisë dhe sende të tjera. Ata u ndaluan në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 396 dhe nenit 288 të Kodit Penal.

Më 18.12.2025, në SPB Shkup, Z.A. (61) nga Shkupi ka denoncuar se më 25.11.2025, rreth orës 08:45 në Shkup, derisa udhëtonte si udhëtare në autobus, gjatë frenimit të autobusit është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Sh. Naum Ohridski". Po punohet për sqarimin e rastit.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër E.B. (18) dhe I.B. (18) nga f. Poroj, rajoni i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dhunë". Më 24.09.2025, në një shkollë private në një fshat të Tetovës, pas mosmarrëveshjeve të mëparshme, të denoncuarit sulmuan fizikisht një 16-vjeçar nga f. Vrapçishtë, rajoni i Gostivarit.

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër S.K. (32) dhe D.D. (19), të dy nga Berova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kyrer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 11.12.2025, në rrugën lokale Dellçevë-f.Trabotivishtë, nëpunës policorë ushtruan kontroll në një automjet pasagjerësh "Pezho", në të cilin ishin të denoncuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, amfetaminë dhe një thërrmuese.

SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër T.J. (85) nga Velesi për shkak të dyshimt të bazuar për vepër të kryer penale "përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese". Më 27.08.2025, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në shtëpinë ku jeton i denoncuari, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë karabinë, fishekë dhe plumba, për të cilat ai nuk posedonte leje përkatëse.

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër T.H. (33) dhe T.Sh. (36), të dy nga Krusheva, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit" dhe "ndihmë". Më 14.10.2025, i denoncuari i parë u dha ryshfet në shumën prej 1000 denarësh katër personave që të votojnë për të si kandidat për kryetar të komunës së Krushevës, ndërsa i denoncuari i dytë i dha ryshfet prej 5000 denarësh një personi femër me po këtë qëllim.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër S.D. (25) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “kanosje me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose grindjes”. Më 11.12.2025 në Tetovë, i denoncuari, duke përdorur një send të mprehtë, tentoi të sulmojë katër të mitur.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.S. (35) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar". I denoncuari, në cilësinë e personit zyrtar në një bankë në Manastir, në disa raste ka bërë rritje të paautorizuar të limiteve të kartës së tij të kreditit dhe limitit të posaçëm, si dhe ka bërë rritjen e limitit të bashkëshortes së tij, por edhe rritjen e paligjshme të pasurisë së tij dhe pasurisë së bashkëshortes dhe nënës së tij, përkatësisht i ka mundësuar vetes dhe atyre të përfitojnë dobi materiale të përgjithshme prej 657.400 denarësh.

Më 19.12.2025, në orën 03:15, në Shkup, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar Gj.S. (44) dhe A.S. (40), të dy nga Shkupi. Gj.S. sulmoi fizikisht nëpunësit policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare, ndërsa A.S. u soll në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.

NJPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (51) dhe V.T. (51), të dy nga Kërçova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ndërtim i paligjshëm". Ata, si investitorë, pa autorizim dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim, ndërtuan në mënyrë të paligjshme një objekt afarist - ndërtesë pa poseduar leje ndërtimi. Në këtë mënyrë, të denoncuarit përfituan dobi të kundërligjshme pasurore prej 18.051.600 denarësh.

NJPB Dibër ngriti padi penale kundër M.D. (54) nga fshati Novak, komuna Qendër Zhupë, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "ndërtim i paligjshëm". Ai, në mënyrë të paaurtorizuar dhe të paligjshme rrethoi një parcelë kadastrale shtetërore me sipërfaqe prej 656,6 metrash katrorë në fshatin Koxhaxhik, e më pas ndërtoi mure betoni dhe vendosi një pllakë betoni.

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër G.M. (48) nga fshati Podmojë, komuna e Debërcës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Më 30.10.2025 në rrugën "Mark Engelsova" në Strugë, ai ka krisur disa plumba nga një automjet "Pezho" me targa të Ohrit, të cilin e drejtonte, nga një pistoletë "Vzor" e kalibrit 7.65 mm, drejt një banese në pronësi të D.M. nga Struga.

Më 18.12.2025, në orën 11:00, në SPB Shkup është denoncuar se A.B. (64) nga Shkupi është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie familjare në zonën e Draçevës në Shkup. Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Më 18.12.2025 në orën 21:30 në SPB Shkup, H.K. (21) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 21:00 në një objekt hotelierik në zonën e Bit Pazarit, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga F. "P". Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 18.12.2025 në orën 14:20 në Shkup, në zonën e komunës së Aerodromit, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë ndaluar D.C. (49) nga Shkupi, sepse ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të vijojë parashtresë përkatëse.

Më 18.12.2025 në orën 10:30 në SPB Shkup, B.S. (49) nga rajoni i Shkupit, ka denoncuar se më 17.12.2025 rreth orës 22:00. para një objekti hotelierik në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët përdorën edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 17.12.2025 në orën 08:00, në SPB Shkup u denoncua se në f. Kadino, komuna e Ilindenit, shpërtheu zjarr në një objekt të një firme. Zjarri u shua, ndërsa persona të lënduar nuk ka.

Accessibility Menu