SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër N.S. (39) nga Shtipi, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Në qershor të vitit 2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarës, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar peshore digjitale me mbetje heroine.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.A. (44) nga f. Bogovinë dhe F.A. (45) nga f. Bogovinë, në cilësinë e drejtuesit të subjektit juridik, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje vepër të kryer penale "shkatërrimi ose dëmtimi i instalimeve publike". Më 29.09.2025, i denoncuari i parë në oborrin e Spitalit Klinik të Tetovës, gjersa po kryente detyra pune me një makinë pune - ekskavator, në pronësi të personit juridik, dëmtoi kabllot elektrike të rrymës, pas çka, një pjesë e madhe e qytetit të Tetovës mbeti pa energji elektrike.
SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër Z.E. (38) nga Shtipi, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik". Më 01.09.2025, i denoncuari, pa lejen dhe pëlqimin e një personi nga Shtipi, me qëllim të përdorimit të të dhënave të saj bankare, hyri në mënyrë të paautorizuar në sistemin bankar - një bankomat banke, përderisa periudha e hyrjes pa kontakt me kartë bankare ende ishte aktive, pas çka kreu një transaksion, duke përfituar dobi të kundërligjshme pasurore në shumën totale prej 25.000 denarësh.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër E.B. (33) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "mashtrim". I denoncuari, është prezantuar si i punësuar në agjenci turistike në Kumanovë dhe me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore, e mashtroi një person në lidhje me një rezervim për pushime për dy familje në Republikën e Turqisë, në shumën prej 373.890 denarësh.
Më 17/18.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria G.F. (35) nga Radovishi dhe një 16-vjeçar nga Shkupi, sepse u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 17.12.2025, rreth orës 20:25, SPB Shkup pranoi denoncim se në kryqëzimin e rr. "Luka Gerov" me rr. "Andon Keckarov" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Porshe" me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.K. (52) nga Shkupi, goditi 56-vjeçaren C.C. nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi C.C., të konstatuara në spital privat në Shkup. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.
Më 17.12.2025 rreth orës 07:45, në SPB Veles është denoncuar se në rrugën rajonale nga Gradsko në Negotinë, pranë urës së Crna Rekës, një automjet pasagjerësh ,,Ford'' me targa të Velesit, i drejtuar nga P.B. (44) nga Gradsko, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Veles.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.H. (44) nga një fshat në komunën e Bogovinës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale "falsifikim i dokumentit" dhe "përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme". Gjatë vitit 2024, i denoncuari kreu përvetësim të paligjshëm të pronës që nuk i përkiste atij, përkatësisht përgatiti një dokument të falsifikuar, gjoja të nënshkruar nga babai i tij i ndjerë dhe përvetësoi tokë në mënyrë të paligjshme, me ç'rast me një marrëveshje shitblerjeje të lidhur me noter, ia shiti tokën një personi nga fshati Bogovinë, dhe më pas, me një marrëveshje noteriale, ia dhuroi të njëjtën tokë një personi nga fshati Pirok.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Kriva Pallankë ngriti kallëzim penal kundër një të mituri 16-vjeçar nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "rrezikim i sigurisë". Më 30.11.2025, në vendin e quajtur "Samokov", zonë e f. Tërnovë, rrethi i Kriva Pallankës, i denoncuari sulmoi një djalë 13-vjeçar duke përdorur një send prej druri.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Probishtip ngriti kallëzim penal kundër D.I. (48) nga Probishtipi, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar”. Më 28.10.2025 në Probishtip, pas përfundimit të një evenimenti të organizuar nga “Shoqata e Pensionistëve” nga Probishtipi, të mbajtur në Shtëpinë e Pensionistëve - Probishtip, i denoncuari e pengoi gazetaren A.P., si person zyrtar i angazhuar nga një media, t’i parashtronte pyetje zëvendësministrit, i cili ishte i pranishëm në këtë eveniment.
Më 18.12.2025, në orën 01:00, në SPB Shkup, E.M. (61) nga Shkupi ka denoncuar se në zonën e komunës së Aerodromit, një person, duke përdorur forcë fizike, ka marrë një çantë me një portofol që përmbante dokumente personale, para dhe dy telefona celularë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 17.12.2025, në orën 13:50, në SPB Shkup, O.T. (64) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 13:30 në zonën e Gjorçe Petrovit, një person, duke përdorur forcë fizike, ka marrë një portofol me para dhe dokumente personale. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 17.12.2025, në orën 22:15, është denoncuar në SPB Shkup se në një objekt hotelerik në zonën e komunës së Aerodromit, pas një grindje të mëparshme, ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje ndërmjet P.A. (19) dhe L.G. (19), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 18.12.2025, në orën 04:30, një burrë 44-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar se më 17.12.2025, rreth orës 23:30, në shtëpinë familjare, bashkëshortja e tij 42-vjeçare ka sulmuar fizikisht djalin e tyre të mitur, i cili ka probleme shëndetësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër Z.J. nga f. Lubodrag, rajoni i Kumanovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 26.08.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe hapësirat e tjera të të denoncuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar fishekë të kalibrit 9 mm.
Më 17.12.2025, nëpunës policorë nga SPB Manastir e privuan nga liria E.Q. (36) nga Manastiri, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se më 15.12.2025 kishte marrë para nga shtëpia familjare e një burri 34-vjeçar nga Manastiri. Gjatë tentimit që të ikte, u kap nga pronari, të cilin e sulmoi fizikisht dhe përdori një send të mprehtë. Gjykatësi i procedurës paraprake, i caktoi E.K. masën e paraburgimit prej 30 ditë, pas çka u dërgua në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu -Manastir për vuajtjen e masës në fjalë.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër A.T. (55) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "uzurpimi i patundshmërive". Ai, në pronë shtetërore, pranë lumit Grashnicë në Ohër, pa leje dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërtim, ndërtoi një objekt.