NJPB Berovë ngriti kallëzim penal kundër S.K. (32) nga Berova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 11.12.2025 në Berovë, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar një substancë e ngurtë e bardhë, një peshore digjitale dhe një thërrmuese me mbetje marihuane.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër L.S. (75) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”. Më 11.09.2025 në f. Trubarevë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie karabinë, një pistoletë “M57” me krehra, gëzhoja dhe 87 fishekë kalibrash të ndryshëm, që i ka poseduar në mënyrë të paaurtorizuar.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Z.R. (55) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "pengim i personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar". Më 15.09.2025 në Gostivar, e denocuara pengoi një nëpunës policor gjersa kryente veprime zyrtare.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër P.A. (28), S.A. (30), E.A. (23), G.A. (44) dhe A.A. (19), të gjithë nga f. Zhelinë, rrethina e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "dhunë". Më 26.09.2025 në f. Zhelinë, pas një grindjeje të mëparshme, të denoncuarit sulmuan fizikisht një vajzë 19-vjeçare nga po ky fshat.
Më 16.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria P.D. (34) nga Shkupi, L.J. (35) nga f. Zhelinë, rrethina e Tetovës, dhe A.N. (29) nga Gjermania, sepse u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë kallëzime përkatëse.
Më 16.12.2025, në orën 17:35, në SPB Koçan u denoncua se në rrugën magjistrale Koçan-Vinicë, në vendin e quajtur "Slanecki dol", një automjet pasagjerësh "Pezho" me targa të Vinicës, i drejtuar nga B.Q. (48) nga Vinica, kishte dalë jashtë rrugës. Nga lëndimet e marra në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen. Me udhëzime të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Është kryer inspektim nga një ekip inspektues i NJPB Koçan.
Më 16.12.2025, në orën 17:45, në NJPB Kavadar u denoncua se në rrugën magjistrale Prilep-Gradsko, në afërsi të Rosomanit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Kavadarit, i drejtuar nga H.S. (32) nga f. Manastirec, komuna e Rosomanit dhe një traktori "imt 539" me targa të Kavadarit me rimorkio, i drejtuar nga A.G. (47) nga f. Rosoman. Në aksident, H.S. pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa A.Gj. pësoi lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i NJPB Kavadar.
Më 16.12.2025, në orën 15:20, në Pikën Kufitare "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit", në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria O.A. (46) nga Republika e Turqisë, për arsye se gjatë kontrollit dhe verifikimeve kufitare në evidencën operative u konstatua se figuronte me masën "arresto" sipas kërkesës së Interpolit. Ai u mbajt në Stacionin Policor Kisella Vodë për veprime të mëtejshme.
Më 16.12.2025, në orën 01:50, në Pikën Kufitare "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit", në hyrje të shtetit, nëpunës policorë i privuan nga liria M.H. (26) nga Italia dhe Ç.L. (27) nga Kina, për arsye se gjatë kryerjes së verifikimeve kufitare u konstatua se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. Ata u mbajtën në Stacionin Policor Gazi Babë për veprime të mëtejshme.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër J.S. (51) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për veprën e kryer penale "rrezikim i sigurisë". Më 02.11.2025 në Gostivar, i denoncuari iu kërcënua nëpunësve policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare.
SPB Shkup ngriti kalëëzim penal kundër D.V. (44) nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 21.11.2025 në Shkup, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
SPB Tetovëngriti kallëzim penal kundër J.H. (55) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “rrezikim i sigurisë” dhe “moszbatim i vendimit gjyqësor”. Më 09.12.2025 në shtëpinë familjare, i denoncuari nuk e ka respektuar vendimin e dhënë nga Gjykata Themelore e Tetovës për mbrojtje nga dhuna në familje dhe i ka bërë kërcënime bashkëshortes së tij.
Më 16.12.2025, në orën 20:35, në SPB Shkup, B.M. (36) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 20:00 në një objekt hotelierik në zonën e komunës së Aerodromit, ishte sulmuar fizikisht nga S.Zh. dhe O.Z.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.12.2025, në orën 15:50, në SPB Shkup, M.K. (39) nga Shkupi ka denoncuar se më 15.12.2025 rreth orës 15:00 në një sallë sportive të një shkolle fillore në zonën e Qendrës, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga B.P. - babai i shokut të tij të klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.12.2025, në orën 08:40, në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit "Shën Naum Ohridski" është raportuar se R.J. (44) nga f. Nikishtan, rrethina e Shkupit, i cili, sipas denoncimit, i ka pësuar lëndimet gjersa ka kryer detyra pune para objektit të "Filarmonisë së Maqedonisë" në Shkup. Është njoftuar inspektori i punës.
Më 16.12.2025, në SPB Shkup, I.K. (41) nga f. Petrovec, rrethina e Shkupit, ka raportuar se rreth orës 18:00 në f. Petrovec të Shkupit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme rreth një hapësire parkingu, D.D. ka tentuar ta sulmojë fizikisht, ndërsa më pas e ka kërcënuar me armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e rastit.