SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër F.R. (30) nga f. Orashë, komuna e Jegunovcës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale “përpunimi, mbajtja, posedimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese” dhe “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 11.12.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy karikatorë me 22 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 78 fishekë, marihuanë, një peshore digjitale dhe një thërrmuese.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Gostivar ngriti kallëzim penal kundër Z.M. (65) dhe V.R. (42), të dy nga Gostivari, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “punë e pandërgjeshme në detyrë”. I denoncuari i parë, në mars të vitit 2025 në një vendbanim në Gostivar, në cilësinë e investitorit në një objekt banimi në ndërtim, ndërtoi një objekt në dy kate pa dokumentacion adekuat të dhënë nga organi kompetent. Ndërsa i denoncuari i dytë, në cilësinë e inspektorit të autorizuar të ndërtimit në komunën e Gostivarit, veproi në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, përkatësisht nuk doli në terren pas kërkesës zyrtare nga NJPB Gostivar në lidhje me kryerjen e inspektimit të ndërtimit.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër O.K. (33) nga Tetova për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprave penale "lëndim trupor" dhe "rrezikim i sigurisë". Më 12.10.2025 në shtëpinë familjare, i denoncuari e kërcënoi dhe e sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.
Më 15/16.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria I.M. (31) nga Ohri, S.S. (29) nga fshati Ognjanc, rrethina e Shkupit, E.H. (19), S.R. (28), M.I. (40), D.Xh. (21) dhe B.D. (21), të gjithë nga Shkupi, për shkak se tek ta ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.
Më 15.12.2025, në orën 12:40, në NJPB Sveti Nikollë u denoncua se në afërsi të sheshit Ilinden në Sveti Nikollë kishte ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh ,,Folksvagen Pasat’’ me targa të Sveti Nikollës, i drejtuar nga V.C. (49) dhe një biçiklete, e drejtuar nga D.M. (73), të dy nga Sveti Nikolla. Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Ishte kryer inspektim nga ekipi inspektues i NJPB Sveti Nikollë.
Më 15.12.2025, në orën 13:30, në NJPB Prilep u denoncua se në kryqëzimin e rr. "Prilepski Braniteli" me rr. "Trizla" në Prilep, një automjet pasagjerësh "Jugo" me targa të Prilepit, i drejtuar nga Gj.S. (84), ka goditur 53-vjeçaren R.J., të dy nga Prilepi. Në aksident, R.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit. Ishte kryer inspektim nga ekipi inspektues i NJPB Prilep.
Më 15.12.2025, në orën 13:25, në NJPB Prilep u denoncua se në kryqëzimin e rr. "Trizla", "Goran Minoski" dhe "11 Tetori" në Prilep, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Folksvagen Golf" me targa të Prilepit, i drejtuar nga F.R. (48) dhe një moped "Tomos", i drejtuar nga një i mitur, të dy nga Prilepi. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i NJPB Prilep.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB në PTHP kompetente për NKOK - Departamenti i Specializuar për Ndjekje të Veprave Penale të Kryera nga Persona me Autorizime Policore dhe Pjesëtarë të Policisë së Burgjeve ngriti kallëzim penal kundër B.I., komandant i Njësisë Policore -Çegran, K.B., T.E., V.T. dhe B.E. të gjithë nëpunës policorë të Njësisë Policore -Çegran në SPB Tetovë, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "pengim i drejtësisë", e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 368 paragrafi 8 i Kodit Penal. Nëpunësit e denoncuar policorë në disa raste gjatë vitit 2025, duke vepruar sipas një ankese për ndërtim të paligjshëm nga një parashtrues, kanë ndryshuar dhe përgatitur materiale zyrtare shtesë me të cilat kanë ndryshuar gjendjen faktike, me çka kanë penguar, fshehur dhe vështirësuar provën për përcaktimin e ndërtimit të paligjshëm në procedurë që zhvillohet para gjykatës ose organit tjetër kompetent për përcaktimin e ndërtimit të paligjshëm. Njëherësh, të denoncuarit kanë bërë rikualifikimin e ankesës së pranuar për ndërtim të paligjshëm në kundërvajtje për kallëzim të rremë ndaj ankuesit në mënyrën që pa e konstatuar gjendjen faktike përgatitën procesverbal për kundërvajtje të konstatuar dhe kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse kundër parashtruesit të ankesës. DKBHKSP, pas marrjes së pëlqimit nga PTHP për NKOK, ndaj nëpunësve policorë do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkeljen e rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për sekuestrimin e armëve dhe municionit zyrtar dhe udhëzimin për kontroll të detyruesh[m psikologjik dhe psikiatrik.
Më 15.12.2025, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.H. (18) nga Egjipti, nën dyshimin se në Qendrën e Tranzitit në Tabanoc ka marrë sende nga një kontejner, pronë e Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq - Kumanovë. M.H. është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij në PTHP Kumanovë është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë.
Më 15.12.2025, në orën 15:30, në SPB Shkup, I.V. (45) nga f. Idrizovë, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se rreth orës 03:00, teksa ka qenë në vendin e punës në një hotel në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga E.J.C. (40) nga Republika e Turqisë, mysafir në hotel. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 15.12.2025, në orën 11:30, në SPB Shkup, A.Xh. (37) nga Shkupi ka denoncuar se më 12.12.2025 rreth orës 12:00 para një shkolle fillore në zonën e Gazi Babës, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga tre shokë të tij të klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.12.2025, në orën 16:30, në SPB Shkup, një grua19-vjeçare ka denoncuar se më 14.12.2025 rreth orës 19:10 në vendndalimin e autobusëve në zonën e Gazi Babës, ishte sulmuar fizikisht nga ish-partneri i saj M.J. (29). Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.12.2025, rreth orës 15:30, në SPB Shkup, I.N. (40) nga fshati Mërshevc, rajoni i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 10:30 në shkollën fillore në fshatin Milladinovc, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës të cilët kanë përdorur një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 15.12.2025, në orën 23:30, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria P.K. (38) nga Shkupi, pasi që e ka sulmuar fizikisht partneren e tij jashtëmartesore 46-vjeçe. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 16.12.2025, në orën 04:58, në SPB Shkup është denoncuar se në f. Lubanc, rajoni i Shkupit, ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në pronësi të L.S. (87). Persona të lënduar nuk ka. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse - Shkupi. Është kryer inspektim.
SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër E.P. (36) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Më 21.08.2025 në Shkup, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.