Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 15.12.2025

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.R. (33) nga Tetova dhe S.M. (19) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 07.04.2025 në Tetovë, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të dytë, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, të cilën e kishte siguruar nga i denoncuari i parë.

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër B.S. (36) nga f. Sllatinë, rrethina e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 23.05.2025, në rrugën lokale ndërmjet f. Xhepçishtë - f. Jedoarcë, rrethina e Tetovës, i denoncuari sulmoi fizikisht nëpunësit policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare.

NJPB Demir Hisar ngriti kallëzim penal kundër A.V.G. (50), K.A.K. (44) dhe T.K.K. (48), të gjithë nga Republika e Bullgarisë, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “tregti e paautorizuar me mallra nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritet natyror”. Më 09.12.2025 në rr. “Veljko Vlahoviq” në Demir Hisar, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në një automjet transportues “Pezho” me targa bullgare, të drejtuar nga i denoncuari i parë dhe një automjet pasagjerësh “Golf”, të drejtuar nga i denoncuari i tretë, ndërsa pasagjere ishte e denoncuara e dytë, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që paraqesin trashëgimi kulturore.

SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër B.R. (25) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "grabitje". Më 19.10.2025 në Shkup, i denoncuari me përdorim të forcës fizike nga një burrë 31-vjeçar nga Shkupi ka marrë para dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

Më 14/15.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunls policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria M.E. (19) nga fshati Kondovë, rajoni i Shkupit, T.P. (42), S.B. (27), B.B. (37), F.C. (33), I.A. (37) dhe dy 16-vjeçarë, të gjithë nga Shkupi, për arsye se u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, marihuanë dhe një thikë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Më 14.12.2025 nëpunës policorë nga SPB Manastir i privuan nga liria K.B. (35) dhe O.N. (40), të dy nga Manastiri. Në të vërtetë, pas një urdhri të dhënë më parë nga Gjykata Themelore e Manastirit, nëpunës policorë nga SPB Manastir kryen bastisje në shtëpinë e K.B. (35) nga Manastiri, ku është gjetur O.N., ndërsa janë gjetur një peshore digjitale dhe sende të tjera me mbetje të një substance pluhurore. Më pas, po ashtu me urdhër gjykate, është kryer edhe bastisje në shtëpinë e O.N. me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar disa peshore digjitale. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër të dyve do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Më 15.12.2025, në orën 05:40, në SPB Manastir është denoncuar se në kryqëzimin e rr. "Filipi i Dytë i Maqedonisë" dhe rr. "Stollarska" në Manastir, një automjet pasagjerësh "Hjundai" me targa të Manastirit, i drejtuar nga 21-vjeçarja I.A. nga Manastiri, goditi këmbësoren J.N. (57). Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi J.N., të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Inspektimin e kreu ekipi inspektues i SPB Manastir.

Më 14.12.2025, në orën 16:40, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Idrizovë është denoncuar se rreth orës 14:50 është ushtruar kontroll ndaj të dënuarit B.V. (47) nga Shkupi, me ç'rast i janë gjetur marihuanë dhe një substancë ngjyrë kafe. Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Palejuar në SPB Shkup e kanë sekuestruar drogën për veprime të mëtejshme, ndërsa pas zbardhjes së rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 14.12.2025, në orën 00:45, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë të SPB Shkup e arrestuan S.C. (45) nga Shkupi për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë që po kryenin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 14.12.2025, në orën 16:20, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, nëpunësit policorë e privuan nga liria O.A. (27) nga Republika e Turqisë. Gjatë daljes nga shteti, ai nuk posedonte asnjëlloj dokumenti, ndërsa pas verifikimeve të kryera është vërtetuar se me kërkesë të Interpolit ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej tetë vjet. Ai u transferua në një qendër të pranimit për të huaj në Shkup për veprime të mëtejshme.

Më 15.12.2025, rreth orës 02:25, në SPB Shkup, J.J. (42) nga Probishtipi denoncoi se në një hapësirë parkingu në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga O.A. (37) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.

Më 14.12.2025, rreth orës 14:15, në SPB Shkup, është denoncuar se në një stalë në f. Arnaki, rrethi i Shkupit, pas marrëdhënieve pronësore-juridike të pazgjidhura më parë ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet M.Z. (24), L.Z. (21) dhe R.Z. (59), nga njëra anë, dhe A.Z. (63), S.Z. (30) dhe B.Z. (35) me ç'rast ishin përdorur edhe sende të mprehta. Në këtë rast, lëndime të rënda trupore pësoi R.Z., ndërsa lëndime pësuan M.Z. dhe B.Z., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ,,8 Shtatori'' dhe në Kompleksin e Klinikave ,,Nënë Tereza''. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më 14.12.2025, në orën 12:30, në SPB Shkup, N.S. (49) nga Shkupi ka denoncuar se më 13.12.2025, rreth orës 20:30, në zonën e Qendrës, djali i saj 13-vjeçar dhe tre shokët e tij ishin sulmuar fizikisht nga disa të mitur, prej të cilëve njëri ka përdorur edhe një send të fortë, e të cilët më parë u kishin kërkuar para. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Më 15.12.2025, në orën 01:50, në Stacionin Policor Gazi Babë, I.T. (51) nga f. Inxhikovë, rrethi i Shkupit, ka denoncuar se djali i tij A.T. (30) është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e personit.

NJPB Negotinë, në Prokurorinë Themelore Publike Kavadar, ngriti kallëzim penal kundër L.P. (42) nga Demir Kapia, P.J. (50) nga Negotina, kundër komunës së Demir Kapisë dhe ndërmarrjes publike për punë komunale "Boshavë" nga Demir Kapia për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale "ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës" sipas nenit 218 të Kodit Penal. Në periudhën nga qershori deri në tetor të vitit 2025, L.P. në cilësinë e ish-kryetarit të komunës së Demir Kapisë dhe P.J. në cilësinë e ish-drejtorit të ndërmarrjes publike për punë komunale "Boshavë", kanë mundësuar instalimin e një rrjeti joadekuat elektrik dhe ujësjellësi në një pus të shpuar më parë për ujë të pijshëm në fshatin Përzhdevë, rrethina e Demir Kapisë, pa poseduar dokumentacion për rregullësinë teknike të pusit. Në periudhën e përmendur, disa herë mundësuan mbushjen me ujë të rezervuarit për ujë të pijshëm, duke anashkaluar me këtë veprim detyrimet ligjore dhe duke lejuar që pusi të jetë i arritshëm për banorët e fshatit Përzhdevë, me çka kontribuan në krijimin e një gjendjeje të kontaminimit të ujit të pijshëm, që paraqiste kërcënim për shëndetin e rreth 120 banorëve të fshatit.
...

Accessibility Menu