Më 13.12.2025 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria N.R. (42), Sh.A. (31), V.S. (33), V.S. (32), Z.L. (40), G.G. (37), B.B. (35), A.R. (29), S.R. (28), A.K. (45), B.M. (38), një 17-vjeçar, të gjithë nga Shkupi, S.R. (32) fshati Kondovë, rrethi i Shkupit dhe M.V. (32) nga Serbia, sepse tek ta u gjetën dhe u sekuestruan një substancë pluhurore e bardhë, substancë pluhurore e kafe, substancë pluhurore, substancë e ngurtë e kafe, tableta. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër B.T. (84) nga Kumanova për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale ,,vrasje'' në tentativë. Më 04.12.2025, në një objekt hotelerik në rr. "Branko Bogdanski Gucman" në Kumanovë, në pjesën që shfrytëzohet për banim, i denoncuari ka sulmuar me një send të mprehtë G.P. (61) nga Kumanova.
Më 13.12.2025 në orën 23:20 në f. Todorovc, komuna e Makedonska Kamenicës, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Makedonska Kamenicës e kanë privuar nga liria D.P. (31) nga Makedonska Kamenica, sepse para oborrit të shtëpisë ku ai banon është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Është kryer një intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (65) nga fshati Bansko, rrethi i Strumicës, për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale "dhunë ndaj fëmijës". Më 27.11.2025 në fshatin Bansko, i denoncuari ka qëlluar me pushkë ajrore dhe ka goditur një të mitur.
Më 13.12.2025, rreth orës 20:00, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën Gostivar-Tetovë, përpara fshatit Pallçishtë, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "BMV" me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.H. (23) nga fshati Urviç, rrethi i Tetovës dhe një automjeti pasagjerësh "Mercedes" me targa kombëtare austriake, i drejtuar nga E.B. (27) nga fshati Pirok, rrethi i Tetovëv. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi i automjetit "BMV" S.H. dhe pasagjeri i automjetit pasagjerësh "Mercedes" R.S. (52) nga fshati Pirok, rajoni i Tetovës, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar pasagjerët T.S. (29) nga Austria dhe dy fëmijë, si dhe shoferi i automjetit të pasagjerëve "Mercedes", të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës dhe Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer inspektim nga një ekip inspektues i SPB Tetovë.
Më 13.12.2025 në orën 14:30, në SPB Shkup është denncuar se në kryqëzimin e rrugës "Dimitar Turimanxhovski" dhe bulevardit "Brigada e Tretë e Maqedonisë" në Shkup, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Pezho" me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D. (28) nga Shkupi dhe një biçiklete të drejtuar nga B.Z. (83) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti , të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.
Sot (14.12.2025) në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 04:00, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar në bashkëveprim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer një aksion kontrollues të objekteve hotelerike në territorin e Stacionit Policor të Gostivarit. Gjatë kontrollit, në një objekt hotelerik në rrugën "Zhivko Brajkovski" në Gostivar pas orës 24:00 u gjetën tre të mitura 17-vjeçare, të cilët iu dorëzuan prindërve të tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër pronarit do të ngrihet një kallëzim përkatës për praninë e të miturve në objekt pas orës 24:00, ndërsa organet e tjera do të ndërmerren masa përkatëse brenda kompetencave të tyre.
Më 14.12.2025, rreth orës 03:00, në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën "Bllagoja Stefkovski" në Shkup, një automjet pasagjerësh "Reno" me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.S. (50) nga Shkupi, është përplasur në një automjet pasagjerësh "Audi" me targa të Shkupit, të parkuar nga M.M. (23) nga Shkupi. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore shoferi, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup. Është kryer një inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.
Më 13.12.2025 rreth orës 12:30, në NJPB Kërçovë është denoncuar se në rrugën "Prilepska" në Kërçovë, një automjet pasagjerësh "Tojota" me targa të Kërçovës, i drejtuar nga R.N. (68) nga Kërçova, ka goditur një fëmijë katërvjeçar nga fshati Arangel, rajoni i Kërçovës. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda trupore vajza katërvjeçare, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer inspektim nga një ekip inspektues i NJPB Kërçovë.
Më 13.12.2025 në orën 16:30, në SPB Shkup është denoncuar se më 12.12.2025 rreth orës 16:40 në një objekt hotelerik në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, në këndin e lojërave, M.K. është sjellë në mënyrë agresive ndaj një të mituri, me ç'rast ka shpërthyer përleshje fizike ndërmjet M.K. dhe babait të të miturit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.12.2025, në orën 04:20, në SPB Shkup, A.B. (19) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 00:10 në zonën e Qendrës në Shkup, ndërsa po drejtonte një automjet pasagjerësh "Porshe" me targa të Shkupit, rrugën ia kishin penguar dy automjete, nga të cilat kanë dalë disa persona dhe e kanë kërcënuar me pistoletë, njëri prej të cilëve i ka dëmtuar xhamin e përparmë me dorezën e pistoletës. Sipas denoncimit, duke u përpjekur të ikte, ai ka goditur një mjet transportues të parkuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.12.2025, në orën 17:45, në SPB Shkup, Z.D. (43) nga Shkupi ka denoncuar se në orën 12:45 para dhomës së zhveshjes në stadiumin në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 11.12.2025, në orën 01:40, në SPB Shkup është denoncuar se më 10.12.2025 rreth orës 21:00 në zonën e Bit Pazarit në Shkup ka shpërthyer zjarr në një automjet pasagjerësh "Tojota" me targa të Shkupit, pronë e F.S. (62) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.
Më 13.12.2025, në orën 10:45, në SPB Shtip është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në një oxhak në një ndërtesë në rrugën ,,Sremski Front'' në Shtip, me ç'rast ishte dëmtuar një banesë në pronësi të M.S. (74) nga Shtipi. Zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Shtipit, dhe nuk ka pasur persona të lënduar. është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shtip.
Më 13.12.2025, në orën 21:29, në SPB Shkup është denoncuar se në qarkun e një fabrike në zonën Gazi Babës në Shkup ka shpërthyer zjarr në dy magazina, pronë e M.R. (46) , të cilat ua kishte dhënë me qira personave të tjerë. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës Zjarrfikëse - Shkup. Sot (14.12.2025), gjatë kryerjes së inspektimit, në njërin nga objektet, të cilin e shfrytëzonte me qira M.A. nga Shkupi, është gjetur trupi i djegur i një personi mashkull. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 13.12.2025, rreth orës 21:30, në SPB Shkup, në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" në Shkup është denoncuar se u është sjellë pa shenja jete, e ndjera O.V. (80) nga Shkupi, e cila ka pasur probleme shëndetësore. Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dorëzuar për obduksion.