Me datë 25.12.2025, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës olicorë të SPB Shkup i privuan nga liria Z.A. (38) nga f. Arnaki, rajoni i Shkupit, dhe J.T. (25) nga Tetova, për shkak se u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër T.B. (41) nga Velesi për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 27.06.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar heroinë dhe fara nga bima e kanabisit.
Me datë 25.12.2025, në orën 10:50, në rr. "Vasilie Nikollovski" në Kërçovë, nëpunës policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria R.H. (28) nga Kërçova. Ai u gjet duke shitur mjete piroteknike dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të shpinës ishin gjetur dhe sekuestruar mbi 200 copë mjete të llojllojshme piroteknike. Ai po mbahet në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 396 paragrafi 7 të Kodit Penal.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër A.Z. (22) nga f. Bansko, të Strumicës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për vepra të kryera penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 25.08.2025, në oborrin e një shkolle fillore në fshatin Bansko, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj të akuzuarit, me ç'rast iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë. Marihuana është gjetur edhe te një person tjetër, të cilën ia ka dhënë i denoncuari.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër XH.Sh. (29) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “Dhunë”. Më 17.09.2025 në Tetovë, i denoncuari me një send të fortë e ka sulmuar Sh.Sh. (36) nga Tetova.
SPB Veles ngriti kallëzim penal kundër D.Gj. (58) nga Çashka për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "prodhimi dhe furnizim i armëve dhe mjeteve të dedikuara për kryerje të veprës penale". Më 16.07.2025, nëpunës policorë realizuan bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të denoncuarit, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar 27 fishekë të kalibrit kalibri 16, barut me shpërthim të dobët, 15 kapsolla për fishekë, një makinë për mbylljen e fishekëve të pushkës së gjuetisë, një rrip fishekësh dhe 97 fishekë bosh për pushkë gjuetie.
Më 25.12.2025, në orën 22:30, në Stacionin Policor Dellçevë, nga Ndihma Urgjente Mjekësore u denoncua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.A. (54) nga Dellçeva . Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet gjatë ushtrimit të detyrave të punës në një firmë private në Dellçevë. Inspektimin në vendgjarje e kreu ekipi inspektues i SPB Shtip – NJPB Dellçevë.
NJPB Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër M.J. (53) dhe N.Sh. (32), të dy nga Radovishi, për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”. Më 26.07.2025, në hyrje të f. Josifovë, rajoni i Vallandovës, nëpunës policorë ushtruan kontroll në automjetin e pasagjerëve “Reno”, të drejtuar nga i denoncuari i parë, me ç’rast u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, dhe më pas gjatë analizës së kryer të urinës së të denoncuarve është konstatuar prania e metabolitëve të tetrahidrokanabinolit.
Më 25.12.2025, në orën 21:25, në rr. “Rruga e Kaçanikut ” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.A. (32) nga Kosova, i cili drejtonte automjetin “BMV” me targa kombëtare të Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “falsifikimi i dokumentit” dhe “përdorimi i dokumenti me përmbajtje të rreme”. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Kisella Vodë për veprime të mëtejshme.
Më 25.12.2025, në orën 12:15, në Stacionin Policor Kisella Vodë ishte zhvilluar intervistë zyrtare me K.S. (39) nga Shkupi, duke vepruar mbi denoncimin e mëparshëm se në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, kishte sulmuar fizikisht bashkëshortet e tij 36-vjeçare dhe nënën e tij 60-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër S.Sh. (23) nga Strumica për shkak të dyshimit të bazuar për për vepra të kryera penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “mundësimi i përdorimit të drogave narkotike”. Më 16.05.2025 në një fshat të Strumicës, nëpunësit policorë ushtruan kontroll ndaj personit të denoncuar, me ç'rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë, për të cilën pas intervistave të kryera zyrtare është konstatuar se u dedikohej për shitje dy personave të tjerë të cilët u gjetën me të në automjetin e tij.
Më 25.12.2025, në orën 17:26, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues - Përmirësues Burgu - Shkup u denoncua se rreth orës 16:30 gjatë një bastisjeje të realizuar në dhomën e të paraburgosurve D.D., G.S., R.M. dhe H.U., është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër G.A. (48) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "grabitje". Më 08.12.2025 në Ohër, i denoncuari i ka marrë para një 82-vjeçari nga Ohri duke përdorur forcë fizike.
Më 25.12.2025, në orën 08:00, SPB Shkup pranoi një njoftim se në ambientet e Brigadës Zjarrfikëse - Shkup është gjetur pa shenja jete i punësuari Z.A. (57) nga f. Mralinë, komuna e Ilindenit. Mjeku i ndihmës Urgjebte Mjekësore konstatoi vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.