Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 25.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër V.D. (30) nga fsh. Podmojë, rrethina e Ohrit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“. Më 18.11.2025 në fsh. Veleshtë, rrethina e Strugës, nëpunësit policorë e kanë vërejtur të denoncuarin duke hedhur një paketim me kokainë, i cili më pas është gjetur.

 

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj J.M. (21) nga fsh. Çajlanë, komuna e Sarajit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „mashtrim“. Gjatë muajit gusht 2025, i denoncuari nga partnerja e tij ka kërkuar dhe ka marrë hua 3.734 euro, të cilat nuk i ka kthyer deri në momentin e denoncimit.

 

Më 24.05.2026 nga ana e nëpunësve policorë të ekipit mobil të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë DÇKM në rajonin e SPB Tetovë, konkretisht në rrugën magjistrale për në fshatin Siriçinë, është ndaluar një automjet pasagjerësh „Folksvagen Golf“ me targa gjermane, i drejtuar nga M.Z. (46) nga fsh. Zhelinë, ku është konstatuar se ai ka vepruar në kundërshtim me masën e arrestit shtëpiak, respektivisht është kapur jashtë shtëpisë dhe adresës ku po e vuante masën e arrestit shtëpiak, si dhe është konstatuar se nuk posedon dokumente evropiane për drejtim të automjetit të huaj dhe automjeti ndodhet në territorin e shtetit tonë më shumë se gjashtë muaj. Personi është privuar nga liria, ndërsa automjeti është konfiskuar nën dyshimin për kundërvajtje doganore.

 

Më 24.05.2026 në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria G.D. (25) nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 25.05.2026 në orën 01:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë nga Turqia, duke vepruar sipas një denoncimi të datës 24.05.2026 rreth orës 19:55 se në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, fillimisht me automjetin e tyre „Audi“ kanë goditur motorin e F.M. (20) nga Shkupi, i cili po kryente detyra pune si furnizues, dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 24.05.2026, në orën 20:08, Stacioni Policor Radovish ka pranuar një informacion se kishte shpërthyer zjarr në njërën nga sallat e fabrikës së tekstilit në Radovish, ku ka pasur makina dhe lëndë të para. Pas ndërhyrjes së njësive territoriale të zjarrfikësve nga Radovishi dhe Strumica, zjarri është shuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Radovish dhe inspektori për zjarre. Është bërë hetim nga një ekip i NJPB Radovish.

 

Më 24.05.2026 në ora 15:50 në ISHP KU ,,Gjinekologji dhe Akusheri’’ pranë kompleksit klinik „Nënë Tereza“ në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria 38-vjeçaren S.K. nga Shkupi, pas denoncimit paraprak të institucionit në orën 13:40 se tek ata ishte sjellë vajza e mitur e S.K. me dhimbje lindjeje. Me babanë e të miturës B.K. (38) është zhvilluar bisedë zyrtare dhe është njoftuar prokurori publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 25.05.2026 në orën 01:30, në SPB Shkup, D.T. (30) nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se rreth orës 01:20 në zonën e Çairit ishte sulmuar fizikisht nga E.T., i cili gjithashtu ka tentuar ta godasë me një send të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.05.2026 në SPB Veles u njoftua se rreth orës 16:45, në rrugën rajonale Liqeni Mlladost–Veles, pranë kryqëzimit të rrugës “Akademik Penço Davçev” me rrugën “Dimitar Andonov Papradishki”, ka ndodhur aksident rrugor midis një motoçiklete “BMV” me targa të Velesit, e drejtuar nga T.K. (35) nga Velesi dhe një automjeti pasagjerësh “Citroen” me targa të Velesit, i drejtuar nga B.D. (45) nga Velesi. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët në automjet, 47-vjeçarja T.D. dhe një i mitur 16-vjeçar, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetim ka bër ekipi hetimor i SPB Veles.

 

Më 24.05.2026 në orën 11:00, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë arrestuar A.R. (35) nga Velesi, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Veles për vuajtje të dënimit me burg prej 16 muajsh, për kryerje të veprës penale “vjedhje e rëndë”, e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Përmirësues – Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit.

 

Më 24.05.2026 në NJPB Negotinë u njoftua se rreth orës 14:00 në kryqëzimin e rrugës “Klementova” dhe rrugës “Dojranska” në Negotinë, një 16-vjeçar nga Negotina, duke drejtuar një trotinet elektrik ka rënë në rrugë. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi hetimor i NJPB Negotinë.

 

Më 24.05.2026 në orën 12:25 në NJPB Kërçovë u njoftua se në fsh. Zajaz, rrethina e Kërçovës, në një rrugë lokale për “Lagjen e Re” ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti “Reno” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.Xh. (32) nga fsh. Strogomishtë e Sipërme, rrethina e Kërçovës dhe një trotineti elektrik, i drejtuar nga një 15-vjeçar nga fsh. Zajaz. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa hetimin e ka kryer ekipi hetimor i NJPB Kërçovë.

 

Më 24.05.2026, nëpunës policorë nga NJPB Strugë duke ushtruar kontroll të rregullt pranë “Urës së Drurit” te dalja e lumit Drini i Zi në Strugë, kanë arrestuar M.Ç. (45) nga Struga, pasi pranë tij është gjetur peshk krap dhe mjete për peshkim, përkatësisht kallam me grep. Ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse për shkak të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “peshkim i paligjshëm” sipas nenit 229 të Kodit Penal, gjatë periudhës së ndalimit të rreptë të peshkimit, që vlen nga 15.05.2026 deri më 15.06.2026. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.

 

Më 24.05.2026 rreth orës 12:00 në hyrje të fshatit Haraçinë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi një kamioni të ngarkuar me dru, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Më pas, shoferi e ka drejtuar kamionin në drejtim të policëve dhe automjetit zyrtar, pas çka policët kanë qëlluar në ajër me plumba paralajmërues. Drejtuesi i kamionit i ka shkarkuar drutë në rrugë dhe është arratisur me automjetin. Persona të lënduar nuk ka, drutë i janë dorëzuar Policisë Pyjore, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit.

 

Më 24.05.2026 në orën 21:08 në SPB Shkup, një vajzë 22-vjeçare ka denoncuar se rreth orës 21:00 në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, një person mashkull e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka marrë stolitë personale, ndërsa ka tentuar t’i marrë edhe portofolin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Më 24.05.2026 në orën 15:30 në SPB Shkup, Z.T. (53) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.05.2026 rreth orës 21:00 ai dhe K.J. në një parking përpara një marketi në zonën e Karposhit, pas një mosmarrëveshjeje rreth pagesës së parkimit, janë sulmuar fizikisht nga D.D. (punonjës për arkëtimin e parkimit) dhe një person tjetër, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.05.2026 rreth orës 17:30 në SPB Shkup, M.M. (47) nga Shkupi ka denoncuar se në lagjen Bardovc, djali i tij 9-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga dy të mitur, ndërsa më pas daja i njërit prej të miturve i ka bërë kërcënime M.M.. Gjithashtu, më 24.05.2026 rreth orës 17:30 në SPB Shkup, 53-vjeçarja J.D. nga Shkupi ka denoncuar se pas një mosmarrëveshjeje me një të mitur tjetër, djali i saj 11-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga M.M. (47), i cili e ka futur të miturin në automjetin e tij dhe aty e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 24.05.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup, A.N. (26) nga fsh. Stajkovc, rajoni i Shkupit, ka denoncuar se në fsh. Stajkovc, derisa ishte me tre shokë, ishte sulmuar fizikisht nga B.J. (20) nga fsh. Inxhikovë, ndërsa më pas B.J. me një send të fortë e ka sulmuar edhe A.A. (18). Të njëjtën ditë në orën 18:00 në SPB Shkup nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup u njoftua se në institucion ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis M.N. (22), A.A. (18) dhe A.N. (26) nga njëra anë dhe B.J. (20), T.J. (25) dhe L.J. (19) nga ana tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 24.05.2026 në orën 09:28 në SPB Shkup, A.K. (46) nga fsh. Trubarevë, rajoni i Shkupit, ka denoincuar se më 23.05.2026 rreth orës 21:00 në zonën e Gazi Babës ishte sulmuar me një send xhami nga N.K. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Accessibility Menu