Më 23/24.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë të SPB Shkup i privuan nga liria B.K. (30), M.D. (40), V.G. (37), të gjithë nga Shkupi, si dhe K.B. (24) nga fsh. Hasan Beg, rrethina e Shkupit, pasi u ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, substancë pluhurore dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.
Më 23.05.2026, në orën 13:56, në SВР Shkup u njoftua se në bul. “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti pasagjerësh “Folksvagen Tiguan” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.R. (51) nga Shkupi dhe një biçiklete të drejtuar nga P.D. (65) nga Shkupi. Nga ky aksident, çiklisti P.D. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Urgjente pranë kompleksit klinik “Nënë Tereza”. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SВР Shkup.
Më 23.05.2026, rreth orës 10:10, në SВР Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rrethrrotullimit të rr. “Hristo Tatarçev”, rr. “Marko Oreshkoviq” dhe bul. “Serbia” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti transportues “Folksvagen” me targa të Shkupit, që ishte parkuar nga M.R. (34) nga Shkupi dhe menjëherë pasi është vënë në lëvizje ka goditur këmbësoren I.K. (24) nga Shkupi. Nga ky aksident, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit klinik “Nënë Tereza”. SВР Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e shkaqeve, pas çka do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Kriva Pallankë ka ngritur kallëzim penal kundër S.C. (35) nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”. Më 28.04.2026 në Kriva Pallankë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një femër dhe i ka bërë kërcënime.
Më 23.05.2026, rreth orës 16:00, në SВР Shkup u njoftua se në kryqëzimin e rr. “Gjorgje Petrov” dhe rr. “Kuzman Shapkarev” në Shkup ka ndodhur aksident rrugor midis një automjeti “Mazda” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga Z.J. (19) nga Gostivari dhe një motoçiklete “BMV”, i drejtuar nga Gj.T. (38) nga Shkupi. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Është bërë hatim nga ekipi hetimor i SВР Shkup.
Më 23.05.2026 në ora 22:23 në NJPB Probishtip u njoftua se në rr. “Viniçka” në Probishtip, një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa të Probishtipit, i drejtuar nga J.J. (18) nga Probishtipi, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Probishtip.
Më 24.05.2026, në orën 02:50, pranë Fontanës në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunës policorë nga SВР Shkup e kanë privuar nga liria F.F. (25) nga Tetova. Gjatë kontrollit në automjetin “BMV” me targa të Tetovës që e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Gjatë marrjes së masave për arrestimin e tij, ai ka sulmuar fizikisht një polic, pas çka është arrestuar dhe dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më 23.05.2026, në ora 23:30, në NJPB Prilep u njoftua se në rrugën lokale për fsh. ,,Klepç’’, një i mitur 15-vjeçar nga fsh. ,,Mogillë’’, duke drejtuar një motoçikletë “Hamaçi” me targa të Manastirit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Nga ky aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Prilep, me ç’rast është konstatuar se i mituri e ka drejtuar motoçikletën pa patentë shoferë.
Më 23.05.2026, në orën 16:28, në NJPB Radovish u njoftua se në rr. “8 Shtatori” në vendin e quajtur “Stara Autobuska” në Radovish, 22-vjeçari T.J. nga Radovishi, duke drejtuar një motoçikletë “Kavasaki” me targa të Radovishit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mur. Nga ky aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Radovish.
Më 23.05.2026, në orën 22:10, në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, nëpunës policorë i privuan nga liria A.V. (18) dhe M.I. (23), të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit të tyre ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 23.05.2026, rreth orës 16:30, në SВР Kumanovë u njoftua se në bul. “Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase” në Kumanovë, M.A. (31) nga fsh. Nikushtak, komuna e Likovës, ka ndalur automjetin “Folksvagen Golf” me targa sllovene dhe gjatë hapjes së derës së shoferit ka goditur një biçikletë elektrike të drejtuar nga M.L. (70) nga Kumanova. Nga ky aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SВР Kumanovë.
Më 24.05.2026, në orën 01:20, në rr. “Ilindenska” në Gostivar, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Kriminalistike pranë NJPB Gostivar privuan nga liria L.F. (22) dhe I.A. (23), të dy nga fsh. Çegran. Gjatë kontrollit të L.F. ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Më 24.05.2026, në orën 03:30, në Stacionin Policor Gallatë, nga institucioni i shëndetit publik të Gostivarit u njoftua se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë një i mitur 13-vjeçar nga f.sh Dobridoll. Sipas njoftimit, më 23.05.2026 rreth orës 18:30, duke drejtuar një trotinet elektrik në oborr, ai ka humbur kontrollin dhe ka rënë. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Gostivar.
Më 24.05.2026, në orën 05:54, në SВР Shkup u njoftua se ka shpërthyer zjarr në një banesë në rr. “Razloshka” në zonën e Gazi Babës, ku si qiraxheshë ka jetuar H.S. (22) nga Shkupi. Zjarri ka shpërthyer nga qiriu i ndezur dhe me këtë rast H.S. ka pësuar lëndime në dorë, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit klinik “Nënë Tereza”. Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa hetimin e bëri ekipi hetimor i SВР Shkup.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër D.K. (48) nga një fsh. i Berovës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “moszbatim i aktvendimit gjyqësor”. Më 14.05.2026, i denoncuari në dy raste ka vepruar në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Berovë duke e larguar bashkëshorten nga shtëpia familjare.
Më 23.05.2026, në orën 15:15, SВР Shkup ka pranuar një njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore K.R. (42) nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 14:30, në rrugën “Arsenij Jovkov” në Shkup, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme, ai është sulmuar fizikisht nga J.A. (25) nga Shkupi, me ç’rast i ka pësuar lëndimet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër O.C. (26) nga Austria, me qëndrim të përkohshëm në fsh. Oktis, rrethina e Strugës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshii në qarkullim i drogave narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 09.08.2025 në Strugë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 24.05.2026 rreth orës 04:05 në SВР Shkup u njoftua se tre persona me përdorim force kanë hyrë në një objekt tregtar në rr. “Tale Hristov” në Shkup, me ç’ rast kanë shkaktuar zjarr dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Zjarri është shuar nga nëpunësit policorë me aparat zjarrfikës, ndërsa gjatë shuarjes dy policë kanë thithur tym dhe janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në kompleksin “Nënë Tereza”. Është bërë hetim dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.05.2026, rreth orës 23:30, në rr. „Niko Nestor“ në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria A.S. (22) nga fsh. Livadhi, rrethina e Strugës, pasi gjatë kontrollit ndaj tij ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 23.05.2026 në orën 20:00 në SPB Shkup u njoftua se në një shtëpizë pushimi në Vodno të Mesme – „Vidikovec“ është gjetur i pajetë B.P. (64) nga Shkupi, për të cilin më parë ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Më 23.05.2026 në orën 17:10 në Arenën Kombëtare „Todor Proeski“ në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan një 15-vjeçar nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit tek ai u gjetën dhe u sekuestruan mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 24.05.2026, rreth orës 02:30, në parking para një objekti hotelerik në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë ndaluan N.M. (26), D.M. (22), J.P. (22), B.M. (21), S.M. (52), të gjithë nga Shkupi, pasi u sollën në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.
Më 23.05.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, J.B. (47) nga fsh. Bojanë njoftoi se më 22.05.2026 rreth orës 21:00 në fsh. Bukoviq, ai dhe kushëriri i tij A.B. (29) nga fsh. Bojanë, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, janë sulmuar fizikisht nga D.J., E.J., S.J. nga fsh. Pançar dhe disa persona të tjerë, me ç’rast njëri prej tyre me një send të fortë ia ka dëmtuar automjetin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 24.05.2026, në orën 02:30, në SPB Shkup, N.J. (36) nga Shtipi njoftoi se rreth orës 00:10, në territorin e komunës së Aerodromit, në Shkup, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.05.2026, në orën 20:30, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup ishte prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike midis J.P. (58) dhe Z.N. (58), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 24.05.2026, në orën 09:28, në SPB Shkup, A.K. (46) nga fsh. Trubarevë, rajoni i Shkupit, denoncoi se më 23.05.2026, rreth orës 21:00, në zonën e Gazi Babës në Shkup, ishte sulmuar me një send të mprehtë nga N.K.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 24.05.2026, rreth orës 04:00, në SPB Shkup u njoftua se në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, D.S. (20) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht një të mitur 15-vjeçar nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.