Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 23.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 22/23.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup iu privuan nga liria A.A. (28), M.K. (30) dhe S.A. (30) nga Shkupi, për shka se u ishte gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas zbardhjes së plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Më 23.05.2026, rreth orës 03:00, SPB Shkup ka pranuar njoftim se në rrugën “Skenderbeg Kastrioti” në lagjen e Draçevës ka shpërthyer zjarr në automjetin e pasagjerëve “Ford Fokus” me targa të Shkupit, pronë e Q.A. (22) nga Shkupi. Ekipi i Brigadës Zjarrfikëse të Shkupit e ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është bërë hetim.

 

Më 22.05.2026, në orën 21:20, në SPB Shkup, J.V.D. (42) nga Shkupi denoncoi se më 21.05.2026, rreth orës 19:30, kishte dëgjuar trokitje në çatinë e shtëpisë së saj në rrugën “Gjorgji Dinkata” në Draçevë, ndërsa më 22.05.2026 rreth orës 21:00 në shkallët e shtëpisë kishte gjetur një gëzhojë nga armë zjarri. Gëzhoja është ngritur për procedurë të mëtejshme dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.05.2026, rreth orës 11:00, NJPB Berovë ka pranuar njoftim se në fshatin Crnik, komuna e Pehçevës, një i mitur 12-vjeçar duke drejtuar trotinet elektrik ka goditur një fëmijë pesëvjeçar nga po ky fshat. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar pesëvjeçari, të cilat janë konstatuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Pehçevë. Vendin e ngjarjes e ka shqyrtuar një ekip hetimor i NJPB Berovë.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Sveti Nikollë ngriti kallëzim penal kundër T.I. (56) nga fsh. Kosellarë, komuna e Llozovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”. Më 27.11.2025, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe hapësirat tjera ku jeton i denoncuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar disa copë municioni.

 

Më 22.05.2026, rreth orës 00:30, në fsh. Gorobinc, rajoni i Sveti Nikollës, nëpunës policorë nga NJPB Sveti Nikollë i kanë arrestuar O.N. (57) dhe B.C. (58), të dy nga fsh. Gorobinc, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes vete. Gjatë ndërmarrjes së masave për arrestimin e tyre, Zh.M. (48) nga po ky fshat e ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor, pas çka është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

 

Më 22.05.2026, në orën 23:30, në SPB Shkup, I.G. (58) nga fsh. Kondovë, rajoni i Shkupit, denoncoi se rreth orës 21:15, në bul. “Aradhet Partizane” në zonën e Qendrës, katër persona me kërcënim ia kanë marrë trotinetin elektrik djalit të tij të mitur, me ç’rast njëri nga personat edhe e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.05.2026 në orën 10:40, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar e privuan nga liria Sh.J. (24) nga fsh. Raven. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij në fsh. Raven, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore Gostivar, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 215 të Kodit Penal për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

 

Më 22.05.2026 në orën 16:20 në Radovish, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria Xh.D. (29) nga Radovishi. Më parë, në një rrjet social ishte publikuar një video regjistrim ku shihej një person mashkull duke shtënë me pistoletë dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se në video ishte S.A. (32) nga Radovishi. Në bazë të urdhrit gjyqësor, është realizuar bastisje në shtëpinë e S.A., me ç’rast në dhomën e vëllait të tij Xh.D. janë gjetur dhe sekuestruar pushkë, pistoletë gazi, fishekë për pistoletë gazi, fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një shpatë me këllëf. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj B.E. (34) për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e  veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 16.05.2026, para një objekti hotelierik në Tetovë, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll ndaj të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 22.05.2026 në orën 22:50 në Bogdanci, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria P.P. (27) nga Bogdanci. Gjatë kontrollit të një automjeti “Audi” me targa të Gjevgjelisë, të cilin ai e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 23.05.2026, në orën 01:00, në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria M.A. (22) nga Tetova, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.M. (40) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. I denoncuari, përmes miqve të përbashkët, i ka bërë kërcënime telefonike një personi nga Gjermania për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të pazgjidhura debitore-kreditore.

 

Më 22.05.2026 në orën 12:30, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë ndaluar S.K. (48) nga fsh. Orizare e Epërmme, rrethina e Velesit. Ai kërkohej në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Velesit për të vuajtur dënimin me burg prej dhjetë muajsh për veprën penale "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë" sipas nenit 383 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Përmirësues të Idrizovës për vuajtjen e dënimit.

 

Më 22.05.2026, në orën 11:30, në SPB Shkup, nga institucioni publik për kujdesin e fëmijëve në zonën e Qendrës në Shkup u njoftua se më 21.05.2026, rreth orës 23:00, një 15-vjeçar nën përkujdesje ka tentuar të kryejë akt të dhunshëm seksual ndaj një 14-vjeçari nën përkujdesje, dhe pasi e kishte vërejtur këtë një e punësuar, 15-vjeçari ishte larguar nga shtëpia. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.05.2026 në orën 16:35 në Njësinë Policore Petrovec, B.P. (34) nga fsh. Marinë, komuna e Ilindenit, denoncoi se në orën 14:50, në një kënd lojërash në oborrin e një shkolle në vendbanimin Ilinden, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga N.T. - babai i një të mituri me të cilin kanë luajtur së bashku dhe kanë pasur një grindje të shkurtër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.05.2026 në orën 14:02 në SPB Shkup, S.J. (60) nga Shkupi ka denoncuar se më 20.05.2026, rreth orës 13:45, ka vërejtur dy persona që po përpiqeshin të vidhnin një motoçikletë nga një garazh në pronësi të Z.A. (47), të cilët e kanë sulmuar fizikisht gjatë tentimit që t'i ndalojë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.05.2026, në orën 19:31, në Stacionin Policor të Gazi Babës në Shkup, u zhvillua një bisedë zyrtare me D.J. (26) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të denoncimit të mëparshëm të S.A. (21) se e kishte sulmuar fizikisht më 17.05.2026 rreth orës 22:40. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 22.05.2026, në orën 22:30, në SPV Shkup, A.M. (55) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:30, në zonën Qendrës në Shkup, një person, duke përdorur forcë fizike, ia ka marrë biçikletën djalit të tij të mitur. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

 

Accessibility Menu