Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 22.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 21.05.2026 në orën 23:00 në SPB Shkup u njoftua se në unazën e Qytetit të Shkupit, ndërmjet mbikalimit të Vizbegut dhe nyjës së Mirkovcit, B.B. (76) nga Kosova, duke drejtuar automjet transportues – kamion tërheqës „MAN“ me gjysmërimorkio me targa kombëtare të Kosovës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe me të ka kaluar përmes gardhit metalik në kahun e kundërt të autostradës, me ç’rast është përplasur me një automjet udhëtarësh „BMV“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.V. (51) nga Shkupi. Nga përplasja ka shpërthyer zjarr në të dy automjetet, ku automjeti i udhëtarëve dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse në Shkup. Si pasojë e lëndimeve, në vendin e aksidentit kanë humbur jetën shoferi R.V. dhe bashkudhëtarët në automjetin e tij, A.V. (20), P.M. (20) dhe M. Gj. (20), të gjithë nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupat janë dërguar për obduksion. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit publik, shoferi B.B. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës. Gjatë kryerjes së hetimit, respektivisht në periudhën nga ora 23:10 deri në orën 05:00, trafiku është rikahëzuar në drejtimin Tetovë–Veles, te nyja e Prishtinës për në fshatin Vizbeg, dhe Veles–Tetovë te nyja e Mirkovcit. Në orën 05:00 trafiku është normalizuar.

 

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër E.K. (46) nga Republika e Greqisë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 16.08.2025 në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë hyrjes në shtet, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të dyshuarit dhe automjetit që ai drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një kavanoz me vaj hashashi.

 

Më 22.05.2026 në rajonin e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria N.A. (37) nga India, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër N.D. (63) nga fshati Cërnik, rrethina e Berovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes dhe grindjes”, si dhe kundër M.D. (36) nga fshati Cërnik për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”. Më 13.05.2026, pas një grindjeje paraprake, ka ndodhur përleshje fizike, me ç’rast i denoncuari i parë me një send druri i ka shkaktuar lëndime B.D., ndërsa i denoncuari i dytë ka sulmuar fizikisht një të mitur dhe i ka shkaktuar lëndime.

 

Më 21.05.2026 në orën 12:05 në NJPB Sveti Nikollë u njoftua se në rrugën drejt fshatit Knezhë, rrethina e Sveti Nikollës, D.M. (43) nga Sveti Nikolla, duke drejtuar një motoçikletë me targa të Sveti Nikollës, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Shtipit. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shtip.

 

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Sveti Nikollë ka ngritur kallëzim penal kundër T.Z. (58) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e  veprës penale “rrezikimi i sigurisë”. Në shtëpinë familjare në Sveti Nikollë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

 

Më 21.05.2026 në orën 09:40 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë u njoftua se në orën 07:30 gjatë një kontrolli në institucion janë gjetur dhe sekuestruar 100 qese me marihuanë. Droga është sekuestruar nga Njësiti i Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup për veprime të mëtejshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 21.05.2026 në or;n 22:30 në rrugën „107“ në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.Sh. (26) nga Tetova. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal, përkatësisht se më herët kishte vjedhur një trotinet elektrik të B.B. (41) nga Tetova. Sendi i vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit. B.Sh. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 21.05.2026 në orën 12:30, nëpunës policorë nga Sektori i Tregtisë së Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Ohër e privuan nga liria Z.S. (19) nga fsh. Leshan, komuna e Debërcës. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe ambienteve ndihmëse që i përdorte, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Ohër, është gjetur dhe sekuestruar një bimë kanabisi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 21.05.2026 në orën 18:30 në rrugën „Car Samoil“ në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep e privuan nga liria A.N. (32) nga Prilepi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër B.N. (36) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 13.05.2026, nëpunës policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh që drejtohej nga i denoncuari, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

 

Më 21.05.2026 në orën 21:35 në NJPB Gostivar, I.M. nga Gostivari u njoftua se nga shtëpia ishte larguar xhaxhai i tij A.I. (63) nga fsh. Forinë, i cili punonte si bari në një stan në rajonin e fsh. Vrapçisht. Pas marrjes së masave dhe kërkimit në terren, I.M. së bashku me nëpunës policorë nga NJPB Gostivar dhe ekipin e Njësisë Territoriale Zjarrfikëse në Gostivar, në rajonin e fsh. Vrapçisht, pranë një rruge që po ndërtohej nga një kompani private, më 22.05.2026 rreth orës 06:00 ishte gjetur pa shenja jete A.I.. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetim në vendngjarje kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Gostivar.

 

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër Z.P. (49) nga fsh. Mogillë, komuna e Mogillës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar”. I denoncuari, gjatë vitit 2025, ka prodhuar duhan të llojit „Virginia“ me peshë totale prej 1.200 kilogramësh pa lidhur paraprakisht kontratë për prodhim dhe blerje të duhanit me subjekt juridik të regjistruar për blerje dhe përpunim të duhanit.

 

Më 21.05.2026 në orën 23:00 në Kumanovë, nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria D.Z. (39) nga Kumanova, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.05.2026 në orën 18:00 në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Glluvë, komuna e Çuçer Sandevës, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.G. (21) nga fsh. Mirkovc dhe S.P. (79) nga fsh. Glluvë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër B.Gj. (40) nga Demir Hisari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve”. I denoncuari, në mars të vitit 2024, si profesor-praktikant në një shkollë të mesme në Demir Hisar, ka falsifikuar nënshkrimin e profesorit mentor në shkollën e njëjtë në “Raportin për zotërimin e kompetencave themelore profesionale të mësuesit-praktikant dhe gatishmërinë e tij për dhënien e provimit profesional”, e ka vulosur dokumentin si të vërtetë dhe e ka dorëzuar te sekretari i shkollës.

 

Më 21.05.2026 në orën 19:45 në SPB Shkup, D.M. (37) nga Shkupi ka njoftuar se gjatë një stërvitjeje në oborrin e një shkolle fillore në rrethinën e Draçevës, djali i tij ka ndier një goditje në shpinë, pas çka pranë tij ka vërejtur gëzhojë nga arma e zjarrit. I mituri nuk është lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 22.05.2026 në orën 02:20 në SPB Shkup u njoftua se në rajonin e Qendrës është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet A.A. (19) dhe P.N. (20), të dy nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

 

Më 21.05.2026 në orën 10:00 në SPB Shkup, një grua 52-vjeçare nga Shkupi ka njoftuar se më 20.05.2026 rreth orës 14:55 në rajonin e Qendrës në Shkup, një person mashkull është vetëkënaqur seksualisht para saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

 

 

Accessibility Menu