SPB Veles ngriti kallëzim ndaj B.A. (19) nga Kavadari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 17.12.2025, pranë Memorialit të Eshtërave në Negotinë, i denoncuari kishte lënë nën një stol marihuanë dhe amfetaminë, të cilat ishin gjetur dhe sekuestruar.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kërçovë ngriti kallëzim penal ndaj G.S. (67) nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 22.03.2026, në zonën e fsh. Dushegubicë e Sipërme, i denoncuari kishte ndezur plehra në oborrin e shtëpisë së tij, që ishin përhapur dhe kishin shkaktuar zjarr në Njësinë Ekonomike Pyjore-“Stogovë-Lopushnik”.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj D.J. (36) nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 16.03.2026 në Gostivar, e denoncuara ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare.
Më 21.05.2026 në Shkup, në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.D. (26) nga Shkupi, pasi tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 20.05.2026 në orën 15:30, para Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë, nëpunës policorë e privuan nga liria V.A. (25) nga rrethina e Shkupit, për shkak se gjatë kontrollit të paketës që ajo e kishte sjellë për një person të dënuar, ishin gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal ndaj G.M. (52) nga fsh. Kalishtë, rajoni i Strugës, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 09.04.2026, në një rrugë rajonale në fsh. Kalishtë, në një parcelë pranë liqenit, i denoncuari kishte ndezur plehëra dhe bar të thatë, me ç’rast kishte shpërthyer zjarr, i cili ishte shuar pa ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal ndaj A.P. (36) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Më 27.02.2026 në Gostivar, pas një zënke paraprake, i denoncuari e kishte sulmuar fizikisht A.Z.
Më 20.05.2026 në orën 10:26 në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë u njoftua se rreth orës 08:00, gjatë bastisjes së kryer në institucion, janë gjetur dhe sekuestruar 92 qese me substancë pluhurore dhe një peshore digjitale. Droga është marrë nga Njësiti i Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup për veprime të mëtejshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas çka do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal ndaj Z.B. (42) nga Vevçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 17.04.2026, në shtëpinë e ish-të dashurës së tij në rajonin e Strugës, pas një grindjeje paraprake, i denoncuari e kishte sulmuar N.K. nga Kriva Pallanka me një send metalik.
SPB Tetovë ngriti kallëzim penal ndaj G.S. nga fsh. Vollkovi, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vjedhje”, “marrje e automjetit motorik” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 04.12.2025 dhe 05.12.2025 në fsh. Bërvenicë, i denoncuari nga shtëpia e ish-të dashurës së tij kishte marrë çelësat e një automjeti dhe në fshatin Bërvenicë e kishte djegur automjetin. Më pas, po ashtu në fshatin Bërvenicë, ai kishte marrë automjetin e pasagjerëve të një personi tjetër dhe ishte larguar në drejtim të fsh. Vollkovi.
SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal ndaj N.L. (61) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal. I denoncuari N.L., për një periudhë më të gjatë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nuses së tij S.L., me të cilën jeton në shtëpinë e njëjtë, duke i bërë vazhdimisht kërcënime se do ta vriste atë dhe të tjerët në shtëpi. Herën e fundit, më 18.05.2026 rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare, i denoncuari N.L. gjithashtu i kishte bërë kërcënime me jetë. Sipas propozimit të SPB Kumanovë, Gjykata Themelore Kumanovë miratoi aktvendim për masë urgjente largimi nga shtëpia në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Më 20.05.2026 në orën 23:40, nëpunës policorë nga SPB Veles I privuan nga liria 34-vjeçaren S.Ç., S.T. (53), të dy nga Velesi dhe S.XH. H. (55) nga një fshat i komunës së Çashkës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në një objekt hotelierik në Veles, në tavolinën ku ata ishin ulur, kishin konsumuar drogë. Nëpunësit policorë i kishin gjetur personat para objektit, me ç’rast S.Ç. ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre, ndërsa më vonë në tavolinën ku kishin qëndruar në objekt ishin gjetur mbetje të substancës pluhurore të bardhë. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa nga vendngjarja janë marrë gjurmë dhe mbetje të substancës pluhurore. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 20.05.2026 në orën 16:40, në afërsi të liqenit artificial në Prilep, nëpunës policorë nga NJPB Prilep I privuan nga liria Zh.K. (39) dhe B.T. (41), të dy nga Prilepi. Gjatë kontrollit në një automjet pasagjerësh “BMV” me targa të Prilepit, me të cilin po udhëtonin të dy, ishte gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Më 20.05.2026 në orën 14:05 në Njësinë Policore Rostushë u njoftua se në fsh. Skudrinjë, në vendin e quajtur “Mustana Niva”, është gjetur pa shenja jete M.S. (67) nga po ky fshat. Sipas njoftimit, M.S. kishte drejtuar një traktor me rimorkio, me ç’rast kishte humbur kontrollin dhe ishte përmbysur. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kishte konstatuar vdekjen. Hetim ka bërë një ekipi hetimor i NJPB Gostivar, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Më 20.05.2026 në orën 13:25, nëpunës policorë nga NJPB Kriva Pallankë e privuan nga liria J.Gj. (28) nga Kriva Pallanka, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në vendin e quajtur “Kalin Kamen” kishte penguar punonjësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë kapjes së bagëtisë së trashë. J.Gj. ishte ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të vijojë kallëzim përkatës.