Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesë nga ngjarjet ditore 20.05.2026

Ministria e Punëve të Brendshme Ministria e Punëve të Brendshme

Më 19.05.2026 në orën 22:30, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për verifikime kufitare dhe mbikëqyrje kufitare Bogorodicë e privuan nga liria T.H. (51) nga Gostivari, me vendbanim në Shkup. Rreth orës 21:40, gjatë vëzhgimit në terren, është vërejtur dhe parandaluar një grup prej pesë personash – shtetas turq dhe T.H., i cili u kishte shërbyer si shoqërues – gjatë tentimit për të kaluar ilegalisht kufirin e R. së Maqedonisë së Veriut për në Republikës së Greqisë. Shtetasit turq janë vendosur në qendër pranimi. Pas konsultimit me prokurorin publik, T.H. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 211 të Ligjit për të Huajt – “ndihma e dhënë të huajit gjatë daljes së paligjshme”.

 

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, i Hetimeve Kriminalistike dhe i Standardeve Profesionale pranë MPB-së, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur kallëzim penal kundër D.S. dhe M.S. për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”. Të denoncuarit, nëpunës policorë në Njësitin e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, më 19.04.2026 rreth orës 03:00, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë përdorur forcë të tepruar fizike dhe i kanë shkaktuar lëndime një personi të privuar nga liria. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj policëve do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për shkelje të disiplinës së punës.

 

Më 19.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria B.N. (33), M.R. (29) dhe N.P. (19) nga Shkupi, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar substancë pluhurore ngjyrë kafe dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë parashtresa përkatëse.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ka ngritur kallëzim penal kundër B.C. (37) nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Më 12.04.2026, në një objekt hotelierik në Kriva Pallankë, i denoncuari ka penguar anëtarët e grupit muzikor të angazhuar në objekt, ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre dhe ka dëmtuar pajisjet muzikore.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër K.M. (64) nga Struga për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”. Më 14.05.2026 në Strugë, i denoncuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor i cili kryente detyra zyrtare.

 

Më 19.05.2026 në ora 09:40 në SPB Shkup u njoftua se në rrugën “Fronti Popullor” në Shkup, një automjet pasagjerësh “Folksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.S. (40) nga fsh. Falishtë, rrethina e Tetovës, ka goditur këmbësoren 64-vjeçare D.H.A. nga Velesi. Nga ky aksident, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

 

SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër M.Gj. (37) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “tentim grabitje”. Më 30.04.2026, i denoncuari nën kërcënimin e armës së zjarrit është përpjekur t’i marrë para një të punësuare në zyrën e një shoqërie financiare në Manastir.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Kriva Pallankë ka ngritur kallëzim penal kundër S.M. (39) nga Kriva Pallanka për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimit zyrtar” dhe “heqje dhe dëmtim i vulës ose shenjës zyrtare”. Më 25.03.2026 në Kriva Pallankë, i denoncuari nuk ka vepruar sipas urdhrit të nëpunësit policor, ka shqyer etiketën zyrtare dhe ka zhbllokuar automjetin me të cilin kishte kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

 

Më 19.05.2026 rreth orës 12:00 në rrugën “Radanski Pat” në Shtip, nëpunës policorë nga Seksioni i tregtisë së palejuar të drogës dhe armëve pranë SPB Shtip e privuan nga liria F.S. (22) nga Kosova, me qëndrim në Shtip. Gjatë kontrollit ndaj tij, në çantën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

NJPB Prilep ngriti kallëzim penal kundër K.T. (58) nga fsh. Kanatllarc, rrethina e Prilepit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”. Më 06.09.2025, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe objektet tjera që i përdor i denoncuari në fsh. Kanatllarc, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Çeshka Zbrojovka” me karikator, municion, një pistoletë “Ekol” dhe një thikë.

 

Më 19.05.2026 në orën 16:00 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria I.R. (36) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se pas një zënke të shkurtër në orën 06:25 në një kazino në rajonin e Karposhit, ai fizikisht dhe me një mjet të mprehtë e kishte sulmuar M.V. (35) nga rajoni i Shkupit, i punësuar si sigurim në objekt. Mjeti është gjetur dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 19.05.2026 në orën 11:00 në SPB Shkup, F.G. (37) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 09:55 në rajonin e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ishte sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër K.B. (41) nga Turqia dhe A.D. (57) nga fsh. Sllupçan, komuna e Likovës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhimi, trajtimi dhe qarkullimi i paautorizuar i lëndëve të rrezikshme, organizmave të dëmshëm, materialit faror ose materialit mbëltues”. I denoncuari i parë, pa poseduar leje përkatëse për tregti me kimikate, ka kryer import të paligjshëm të substancës kimike toksike të rrezikshme – jod elementar (99.9%) në sasi totale prej 25 kilogramësh nga Turqia, sipas marrëveshjes paraprake me të denoncuarin e dytë, i cili ishte përgjegjës për pranimin e substancës kimike.

 

Njësia e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka ngritur kallëzim penal kundër V.P. (41) nga Pehçeva për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 15.05.2026, i denoncuari kishte kërcënuar me jetë motrën e tij dhe babanë e saj.

 

Më 19.05.2026 në orën 16:00 në SPB Shkup, D.G. (46) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 08:45 në tregun e bagëtive në rajonin e Gazi Babës, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore, personi N.A. e kishte kërcënuar me pistoletë, pas çka e kishte sulmuar D.G. dhe babanë e tij duke u shkaktuar lëndime. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.05.2026 në orën 16:45 në SPB Shkup, N.Ç. njoftoi se rreth orës 14:35 në rajonin e Bit Pazarit, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, njërin prej të cilëve e njihte. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.05.2026 në orën 23:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria Z.T. (62) nga fsh. Makresh, komuna e Nagoriçanit të Vjetër, pasi në kotecin e tij të pulave kishte vrarë një qen me një mjet të fortë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

 

Më 19.05.2026 në orën 19:00 në SPB Shkup, S.I. (28) nga Shkupi njoftoi se rreth orës 11:00 në rajonin e Qendrës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga N.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.05.2026 në orën 16:30 në SPB Shkup, I.A. (36) nga Shkupi, i punësuar në ESM, njoftoi se gjatë kryerjes së detyrave të punës, rreth orës 10:00 në rajonin e Qendrës në Shkup, kishte pësuar lëndime, të konstatuara në Institucionin Publik Shëndetësor “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Është njoftuar inspektori i punës.

 

Më 19.05.2026 në SPB Shkup u njoftua se gjatë periudhës 18/19.05.2026 nga ora 16:30 deri në orën 04:00, në parkingun e një firme private në rajonin e komunës së Aerodromit në Shkup, me përdorimin e një mjeti të fortë është dëmtuar një veturë “Hjundai” me targa të Shkupit, pronë e firmës, ndërsa është vjedhur një telefon mobil. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.05.2026 në ora 15:20 në SPB Shkup, D.T. (66) nga Shkupi njoftoi se më 14.05.2026 rreth orës 11:10 në rajonin e komunës së Aerodromit në Shkup, djali i tij K.T. (18) ishte sulmuar fizikisht nga R.A. (18) nga fsh. Trubarevë, rajoni i Shkupit, dhe një 17-vjeçar. Sipas denoncimit, ai për një periudhë më të gjatë ngacmohej nga personat në ambientet e shkollës së mesme ku mësonin, dhe kjo ishte denoncuar më parë në shërbimin e shkollës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.05.2026 në orën 21:30 në SPB Shkup, një grua 36-vjeçare nga Shkupi njoftoi se për një periudhë më të gjatë kishte marrë mesazhe shqetësuese nga A.M. (42) nga Shkupi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 19.05.2026 në orën 12:30 në SPB Shkup, I.S. (54) nga Shkupi njoftoi se më 07.05.2026 rreth orës 10:00 në rajonin e Gazi Babës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje për vendparkim, ai dhe vëllai i tij M.S. ishin sulmuar fizikisht nga N.K., J.K. dhe një person tjetër, ku N.K. kishte përdorur një mjet të fortë. Është bërë hetim dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 

Më 18.05.2026 në orën 19:50 në SPB Shkup, A.U. (19) nga fsh. Lubanc, rrethina e Shkupit, njoftoi se gjatë periudhës nga ora 17:00 deri në orën 17:40 në një bastore sportive në rajonin e Çairit në Shkup i ishte vjedhur portofoli me para në vlera të ndryshme dhe dokumente personale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

 

Më 16.05.2026 në orën 20:15 në fsh. Hasan Beg, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e ndaluan S.R. (44) nga fsh. Hasan Beg, pasi kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe kishte kërcënuar me mjet të mprehtë një nëpunës policor që kryente detyra zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 

Më 20.05.2026 në orën 03:10, nëpunës policorë nga SPB Shkup ndaluan një të mitur nga Shkupi, pasi në Parkun e Qytetit në rajonin e Karposhit në Shkup kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive ndaj nëpunësve policorë që kryenin detyra zyrtare. Gjatë kontrollit ndaj tij u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht kishte 1.82 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Accessibility Menu