Më 18.05.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.A. (18) nga fsh. Stajkovcë, rrethina e Shkupit dhe një të mitur nga fsh. Srbicë, rrethina e Kërçovës, për shkak se atyre u ishin gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër L. Gj. (39) dhe G.N. (42), të dy nga Gostivari, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 07.11.2025 në Gostivar, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të dytë, me ç’rast atij iu gjet dhe iu sekuestrua kokainë, të cilën paraprakisht e kishte siguruar nga i denoncuari i parë.
Më 18.05.2026 rreth orës 15:40 në SPB Shkup u njoftua se në fsh. Jurumleri, rrethina e Shkupit, në kryqëzimin e rrugës rajonale Shkup–Veles dhe rrugës komunale Jurumler– Lisiçe e Poshtme, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh “Shkoda” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (44) nga Shkupi dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.P. (33) nga fsh. Idrizovë, rrethina e Shkupit. Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është bër hetim nga ekipi hetimor i SPB Shkup.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër B.D. (23) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18.08.2025, nëpunës policorë kryen kontroll në një automjet pasagjerësh dhe bastisje në shtëpinë dhe ambientin ndihmës të të denoncuarit, me ç’rast ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Më 18.05.2026 në orën 10:40 në Pikën Kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria S.A. (64) nga Republika e Turqisë, pasi gjatë ushtrimit të kontrollit kufitar dhe verifikimit u konstatua se figuronte me masën “arresto” sipas kërkesës së Interpolit të Gjermanisë. Ai është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.
NJPB Koçan paraqiti njoftim ndaj një 16-vjeçari nga fsh. Tërkanjë, rrethina e Koçanit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 13.03.2026 në fsh. Orizarë, rrethina e Koçanit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i denoncuari me pistoletë e ka kërcënuar M.D. (18) nga fsh. Orizarë.
Më 19.05.2026 rreth orës 00:10 në NJPB Gjevgjeli u njoftua se në rrugën rajonale Bogdanc–Gjevgjeli, një automjet i pasagjerëve “Fiat” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga D.B. (50) nga Bogdanci, ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi dhe bashkudhëtari i tij S.P. (52) nga Bogdanci, të konstatuara në Qendrën Mjekësore - Gjevgjeli. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i NJPB Gjevgjeli.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër R.J. (27) nga Koçani për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. Më 26.04.2026, i denoncuari e ka sulmuar fizikihst bashkëshorten e tij dhe i ka shkaktuar lëndime.
Më 18.05.2026 në orën 17:15 në Demir Kapi, nëpunës policorë nga Zyra Policore Demir Kapi e privuan nga liria një 15-vjeçar nga Demir Kapia, pasi u ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë. I mituri u shoqërua në stacion policor, ndërsa u njoftuan prokurori publik dhe Qendra e Punëve Sociale Negotinë. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Më 18.05.2025 rreth orës 18:00 në rrugën “Dimitrie Çupovski”, para fillimit të një proteste para Ministrisë së Drejtësisë, nëpunës policorë nga SPB Shkup i arrestuan B. Xh. (28), R.A. (27) dhe S.D. (22), të gjithë nga Shkupi, pasi prishën rendin dhe qetësinë publike me përleshje fizike mes vete. Ata janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse.
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër A.A. (20) nga fsh. Banjicë e Epërme, rrethina e Gostivarit, dhe N.A. (25) nga fsh. Banjicë e Poshtme, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 25.09.2025, nëpunës policorë ushtruan kontroll ndaj të denoncuarit të parë, me ç’rast iu gjet dhe iu sekuestrua marihuanë, të cilën paraprakisht e kishte siguruar nga i denoncuari i dytë.
Më 18.05.2026 në Njësinë Policore Petrovec, M.S. (74) nga fsh. Sushicë, komuna e Petrovecit, njoftoi se më 17.05.2026 në orën 20:30 pranë çezmës së fshatit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ishte sulmuar fizikisht nga B.B., A.B. dhe S.B. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.
Më 18.05.2026 në orën 11:40 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.V. (24) nga Velesi. Ai dyshohet se nga një stacion bazë i operatorit telekomunikues në Veles ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Një pjesë e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit. I.V. është shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër G.S. (52) nga fsh. Tërkanjë, rajoni i Koçanit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Më 10.02.2026 në vendin e quajtur “Cërvena Niva”, zone e fsh. Beli, rrethina e Koçanit, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj S.K. (79), pasi i kishte larguar kafshët e tij shtëpiake që po kullosnin në pronën e tij, ndërsa më 11.02.2026 përmes telefonit ka kërcënuar T.K. (53), djalin e S.K..
Më 19.05.2026 në orën 01:45 në SPB Shkup, N.Sh. (41) nga fsh. Kondovë, rrethina e Shkupit, denoncoi se më 18.05.2026 rreth orës 21:30 para shtëpisë së tij, B.I. (18) e kishte sulmuar fizikisht, duke e goditur me kondak pistolete dhe duke i shkaktuar lëndim. Sipas denoncimit, më herët gjatë ditës, vajza e tij e mitur ka pasur grindje me një vajzë tjetër të mitur. Pasi e ka vënë re se në kohën e përmendur B.I. së bashku me një person tjetër po e kapnin vajzën e tij për fyti, ai ka tentuar t’i ndalonte, pas çka B.I. e ka sulmuar me kondak pistolete. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 18.05.2026 në orën 12:46 në SPB Manastir u njoftua se në një arë në fsh, Logovard, rrethina e Manastirit, është gjetur një mjet shpërthyes. Pirotekniku nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e ka ngritur mjetin shpërthyes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një granatë artilerie nga Lufta e Parë Botërore. Është bërë hetim.
Më 18.05.2026 në orën 19:15 në SPB Shkup, O.S. (45) nga Shkupi denoncoi se rreth orës 14:30 në një shkollë të mesme në zonën e Karposhit, vajza e tij 17-vjeçare ishte sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar i saj, i cili sipas denoncimit për një periudhë më të gjatë e kishte keqtrajtuar psikikisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 18.05.2026 në orën 17:30 në SPB Shkup, nga Qendra e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup u njoftua se u ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.J.T. (33) nga Shkupi. Sipas njoftua, ajo i ka marrë lëndimet rreth orës 13:30 në vendin e saj të punës në Spitalin Gjinekologjik-Obstetrik Çair në Shkup gjatë rrëzimit nga shkallët. Për rastin është njoftuar inspektori i punës.